Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një letër zyrtare kryeministrit të vendit, Edi Ramës, ku i kërkon informacion të detjuara në lidhje me çështjen e kufirit me Greqinë, pas lajmeve se vendi fqinj do të zgjerohet 12 milje në detin Jon.

Në letër, Presidenti i kërkoni informacion të detajuar Ramës nëse ka zhvilluar komunikime me kryeministrin grek, apo zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit fqinj, në lidhje me çështjen, qëndrimin zyrtar të qeverisë shqiptare dhe veprimet që planifikohen të merren.

“Duke patur në konsideratë rëndësinë e jashtëzakonshme kombëtare, shtetërore, gjeostrategjike, ekonomike dh ejo vetëm, që ka kjo ccështje për Republikën e Shqipërisë, si dhe ndjeshmërinë e lartë të opinionit publik, kërkoj informacione të detajuara mbi:

Komunikimin që keni zhvilluar me Kryeministrin e Greqisë dhe/ose me zyrtarë të lartë të Greqisë mbi këtë ccështje; Qëndrimin zyrtar të qeverisë shqiptare ndaj një vendimi të tillë dhe pasojave, përfshirë ato ndërkombëtare që mund të rrjedhin prej tij;

Veprimet që planifikohen në ndërmerren nga qeveria shqiptare ndaj pasojave që mund të vijnë prej një akti të tillë të njëanshëm të Greqisë”, shkruhet në letër. Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis deklaroi në parlament se Greqia do të zgjerohej me 12 milje në detin Jon, deklaratë e cila shkaktoi reagime të forta në vendin tonë.

Megjithatë, kryeministri Edi Rama ka theksuar në reagimet e tij se nuk është arritur asnjë marrëveshje me shtetin fqinj në lidhje me këtë çështje dhe se plani i Greqisë për zgjerimin e ujrave, nuk cenon ujrat shqiptarë.

 

President Ilir Meta has sent an official letter to the Prime Minister of the country, Edi Rama, asking for detailed information on the border issue with Greece, after the news that the neighboring country will expand 12 miles in the Ionian Sea.

In the letter, the President asked Rama for detailed information on whether he had communicated with the Greek Prime Minister, or other senior officials of the neighboring state, regarding the issue, the official position of the Albanian government and the actions that are planned to be taken.

“Considering the extraordinary national, state, geostrategic, economic importance and not only, that this issue has for the Republic of Albania, as well as the high sensitivity of the public opinion, I request detailed information on:

Communication you have had with the Prime Minister of Greece and / or senior Greek officials on this issue; The official attitude of the Albanian government towards such a decision and the consequences, including the international ones that may derive from it;

“The actions that are planned are undertaken by the Albanian government to the consequences that may come from such a unilateral act of Greece”, the letter reads. Greek Prime Minister Kyriakos Mitsotakis declared in parliament that Greece would expand by 12 miles in the Ionian Sea, a statement which caused strong reactions in our country.

However, Prime Minister Edi Rama has emphasized in his reactions that no agreement has been reached with the neighboring country regarding this issue and that Greece’s plan for water expansion does not affect Albanian waters.