Uniformat blu i kanë sekuestruar makinë e blinduar ish-drejtorit të Policisë së Elbasanit Edmond Koseni. Burime bëjnë me dije se aksioni për sekuestrimin e automjetit të Kosenit është bërë në Peqin nga forcat operacionale. Vetë Koseni është shoqëruar nga policia dhe më pas është lënë i lirë.

Kush është Edmond Koseni? Ai njihet si komisari i Peqinit të vitit 1997, i vetmi vend ku nuk u shpërthyen depot e armëve. Ai arrestoi Nehat Kullën e Tan Kateshin emra të famshëm të botës së krimit, në Shqipërinë e 18 viteve më parë. Koseni u bë drejtori i parë në rang qarku në Policinë e Shtetit, duke administruar dhe drejtuar punën hetimore të 5 komisariateve.

Më pas ai u pezullua nga detyra për më shumë se dhjetë vjet, i akuzuar për ushtrim të “torturës me pasoja të rënda”, ndërsa është akuzuar se rrihte personat që ndaloheshin në momentin e shoqërimit në Komisariat.
The blue uniforms were seized from the armored car of the former director of the Elbasan Police, Edmond Koseni. Sources suggest that the action for the seizure of Kosen’s vehicle was carried out in Peqin by the operational forces. Koseni himself was escorted by police and later released.

Who is Edmond Koseni? He is known as the 1997 Peqin commissioner, the only place where weapons depots did not explode. He arrested Nehat Kulla and Tan Kateshi, famous names of the criminal world, in Albania 18 years ago. Koseni became the first regional director in the State Police, administering and directing the investigative work of 5 police stations.

He was subsequently suspended from duty for more than ten years, accused of “torture with serious consequences”, while he was accused of beating persons detained at the time of escort to the police station.