Monika Kryemadhi në një prononcim në media ka deklaruar disa nga qytetet ku ajo mund të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Kryetarja e LSI-së e la të hapur mundësinë e një kandidimi të mundshëm përballë Edi Ramës në qytetin e Durrsit. Gjithashtu Kryemadhi theksoi se në preferencat e saj mbeten dhe Tirana, Fieri dhe Elbasani.

Pjesë nga intervista: Ju Zonja Kryemadhi, a e keni vendosur ku do të garoni?

Kjo ka kohë për tu vendosur. Sigurisht që strategjia ime është Fieri, Durrësi, Tirana, Elbasanin do të shikojmë.

Në Durrës përballë Edi Ramës?

Po pse jo. Nuk ka asgjë të keqe, është interesante. Do ta bënte betejën shumë më interesante, por e gjitha do të jetë në funksion të maksimizimit të votës dhe të krijimit të oportuniteteve dhe mundësive për kandidatë të rinj, për djem dhe vajza të reja, për burra dhe gra të rinj në politikën shqiptare, të cilët kanë background profesional, por dhe kanë dëshirë për të ndryshuar dhe për tu bërë pjesë e politikës dhe e vendimmarrjes.

Mendoj që sot Shqipëria ka nevojë për një vendimmarrje të re, të cilët e lidhin të ardhmen e tyre me të jetuarin në Shqipëri dhe vetë slogani i LSI është ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë tonë në aspektin e rikthimit të atij truri të rrjedhur në këto vite të larguar për tu rikthyer në Shqipëri duke pasur parasysh që ky vit sidomos do të jetë një vit shumë i vështirë për arsimin shqiptar. Unë kam pasur gjatë gjithë kësaj kohe takime më shumë të rinj dhe sidomos me gjimnazistët dhe po konstatoj që shumë gjimnazistë do ta lënë shkollën këtë vit, pra do të bëjnë një vit pushim për tu larguar dhe duke pasur parasysh që shkollat tona do të kthehen me 4 turne. Pra do të fillojë në 8 të mëngjesit dhe do të mbarojë në 10 të darkës, në asnjë vend të botën nuk ndodh kjo.

As në kohën ku gjuha shqipe ishte ilegalitet në vitet 1800 ku bëheshin shkollat fshehtas, as atëherë nuk ka ndodhur ky fenomen. Kështu që është një situatë vërtet dramatike që kërkon një zgjidhje dhe nuk është çështje politike më shumë se sa është çështje kombëtare ku kërkohet një përfshirje të të gjithë faktorëve politik, intelektual dhe institucional për zgjidhjen e këtij problemi. Kemi një të papërgjegjshme Ministre të Arsimit, e cila pasi shkatërroi çdo gjë thotë se do të ikë me pushime. Ku e çon logjika, ku e çon përgjegjësia. Pra përgjegjësia e saj është 0, është e papërgjegjshme.

Pra ajo që, nuk mund të them më irriton, por më nervozon dhe më bën jashtëzakonisht shumë jo dëshpëruese, por revoltuese mënyrën se si ajo e ka konceptuar Shqipërinë, si një lopë që e mjel dhe do kthehet tek burri i vet, në Kosovë, në Gjermani, Kanada apo ku do shkojë ajo, pra është absurditeti më i madh që mund të ndodhi, mungesa e përgjegjësisë dhe sot ku ne kemi vetëm në Tiranë nuk e di sa maturantë, të cilët janë të pasigurt pas maturës shtetërore, janë me qindra maturantë të cilët kanë humbur të drejtën e studimit për shkak të Turit dhe provimeve dhe tezave më të cilat edhe sot e kësaj dite nuk kemi një përgjegjës për tezat e provimeve, pra nuk e dimë ne kush janë.

Sot e kësaj dite maturantët kanë paguar 20 mijë lek, pra 10 mijë lek për atë që ka bërë tezën dhe 10 mijë lek për atë që ka kontrolluar tezën, dhe përgjegjësia dhe informacioni është 0 nga ky shtet, janë disa gjëra që i thamë dhe pak më përpara që janë jo vetëm problematike, por kanë krijuar një lloj dëshpërimi dhe një lloj rrjedhjeje të jashtëzakonshme, megjithatë unë prapë besoj tek funksionimi dhe ndoshta dhe tek ajo ndjenjë kombëtare që sado pak mund ta ketë ç’bërë varfëria, mund ta ketë çbërë po themi çbërja e sistemit, mendoj që do të ndikojë sado pak tek të rinjtë dhe tek familjet e tyre për tu rikthyer dhe për të vendosur një raport tjetër komplet me shtetin.

Nga sot deri në 25 prill, ku do të fokusohet LSi dhe opozita së pari për të cuar qytetarët tek kutitë e votimit e se dyti për ti bërë ata të votojnë Opozitën?

“E para, qytetarët do të shkojnë në kutinë e votimit sepse revolta e tyre është e madhe për sa i përket vendeve të punës, shkatërrimit të ekonomisë, mungesës së alternativave apo zgjidhjeve që shteti duhet ti japi qytetarëve. Ne si Lëvizje Socialiste për Integrim deri në periudhën fund nëntori jemi në proces zgjedhor, do të shkojmë drejt zgjedhjeve në parti, ku do të zgjedhim delegatët e Konventës, do të zgjidhen kryetarët e njësive drejtuese dhe do të shkojmë drejt zgjedhjes së Kryetarit me një anëtar një votë, dhe do të kemi dhe një rifreskim të të gjithë strukturave të partisë dhe për tu përgatitur pastaj dhe listat për deputetët e ardhshëm që do të jenë në Kuvendin e 25 prillit.

Për sa i përket opozitës, opozita e ka shumë të qartë planin e saj, plani i saj është fokusim i jashtëzakonshëm i pjesëmarrjes dhe i përfshirjes në listat apo në pjesëmarrjen e të gjithë figurave, personaliteteve dhe unifikimin e opozitës, jo thjesht një unifikim për sa i përket qëndrimeve politike, por për sa i përket unifikimit të reformave të domosdoshme, për nxjerrjen e vendit nga kriza, për kalimin e krijimit të hapësirave dhe të vendeve të reja të punës sidomos të rinjtë dhe rikthimin e të rinjve në Shqipëri dhe punën e mirë paguar, më pas pastaj që janë reformat në arsim, reformat në shëndetësi.

Situata e pandemisë ka sjellë një mungesë menaxhimi apo pa një papërgjegjshmërie të menaxhimit të kësaj krize që ka sjellë një shkatërrim të sistemit, jo vetëm shëndetësor, por një shkatërrim totalisht edhe të të gjithë zinxhirërave të tjerë që vijnë pas saj, kështu që ne jemi shumë të qartë për këtë, secili me axhendën e vet të alternativave politike, por përsa i përket dhe bashkëpunimit, se qëllimi kryesor nuk është vetëm largimi i Ramës, por është krijimi i një hapësire dhe klime të re politike, ekonomike, për shqiptarët. Faleminderit”- u shpreh Kryemadhi për Vizion Plus.

Monika Kryemadhi in a statement to the media has stated some of the cities where she can run in the next parliamentary elections. The chairwoman of the SMI left open the possibility of a possible candidacy in front of Edi Rama in the city of Durrës. Kryemadhi also stressed that Tirana, Fieri and Elbasan remain in her preferences.

Excerpts from the interview: You, Mrs. Kryemadhi, have you decided where you will compete?

This has time to be decided. Of course my strategy is Fier, Durres, Tirana, Elbasan we will see.

In Durrës in front of Edi Rama?

Why not. There is nothing wrong with that, it’s interesting. It would make the battle much more interesting, but it will all be in the function of maximizing the vote and creating opportunities for new candidates, for young boys and girls, for young men and women in Albanian politics, to who have a professional background, but also have the desire to change and become part of politics and decision-making.

I think that today Albania needs a new decision-making, who connect their future with living in Albania and the very slogan of the SMI is to make Albania our home in terms of returning that leaked brain in these distant years to return to Albania given that this year in particular will be a very difficult year for Albanian education. I have had meetings with more young people all this time and especially with high school students and I am finding that many high school students will leave school this year, so they will take a year off to leave and given that our schools will return with 4 tours. So it will start at 8 in the morning and end at 10 in the evening, nowhere in the world does this happen.

Neither at the time when the Albanian language was illegal in the 1800s where schools were secretly held, nor then did this phenomenon occur. So it is a really dramatic situation that requires a solution and it is not a political issue more than it is a national issue where the involvement of all political, intellectual and institutional factors is required to solve this problem. We have an irresponsible Minister of Education, who after destroying everything says she will leave on vacation. Where logic leads, where responsibility leads. So her responsibility is 0, it is irresponsible.

So what, I can not say irritates me, but irritates me and makes me extremely not depressing, but revolting the way she has conceived Albania, as a cow that milks and will return to her husband, in Kosovo, in Germany, Canada or where it will go, so it is the biggest absurdity that can happen, lack of responsibility and today where we have only in Tirana I do not know how many graduates, who are insecure after the state graduation, are hundreds graduates who have lost the right to study due to the Tour and exams and theses with which even today we do not have a person in charge of exam theses, so we do not know who they are.

Today, the graduates have paid 20 thousand lek, ie 10 thousand lek for the one who did the thesis and 10 thousand lek for the one who checked the thesis, and the responsibility and information is 0 from this state, there are some things we said and a little before that they are not only problematic, but have created a kind of despair and a kind of extraordinary flow, yet I still believe in the functioning and perhaps in that national feeling that no matter how little poverty may have done, it may have done yes we say the dismantling of the system, I think it will have little effect on young people and their families to come back and establish another complete relationship with the state.

From today until April 25, where will LSi and the opposition focus first to get the citizens to the ballot boxes and second to make them vote for the Opposition?

“First, the citizens will go to the polls because their revolt is great in terms of jobs, the destruction of the economy, the lack of alternatives or solutions that the state must provide to citizens. We as the Socialist Movement for Integration are in the electoral process until the end of November, we will go to the elections in the party, where we will elect the delegates of the Convention, the chairmen of the governing units will be elected and we will go to the election of the President with one member one vote, and we will have an update of all party structures and then prepare the lists for the next deputies who will be in the Assembly on April 25.

As far as the opposition is concerned, the opposition has a very clear plan, its plan is an extraordinary focus of participation and inclusion in the lists or in the participation of all figures, personalities and the unification of the opposition, not just a unification in terms of political attitudes, but in terms of unifying the necessary reforms, to get the country out of the crisis, to move the creation of spaces and new jobs, especially young people and the return of young people in Albania and good work paid, then then that are education reforms, health reforms.

The pandemic situation has brought about a lack of management or without an irresponsibility of managing this crisis which has brought about a destruction of the system, not only health, but a total destruction of all the other chains that come after it, so we are very clear for this, each with its own agenda of political alternatives, but also in terms of cooperation, that the main goal is not only the removal of Rama, but is the creation of a new space and political, economic climate for Albanians. Thank you “- said Kryemadhi for Vizion Plus.