Policia italiane dha sonte rezultatin e hetimeve të vdekjes së kobshme të nënë e bir të gjetur në pyll një ditë më parë, duke thënë se në gjendje të trazuar psikologjike Viviana Parisi ka vrarë të voglin e saj 4-vjeçar Gioele, dhe më pas është ngjitur në një shtyllë elektrike për t’u hedhur në tokë nga rreth 15 metra lartësi.

Trupi i gruas ishte gjetur rreth tre metra larg shtyllës, kështu që hipoteza e hershme e vrasje-vetëvrasjes gjeti konfirmimin tragjik nga autoritetet.

Në hetimet e mjekësisë ligjore dhe të policisë konfirmohej “përputhja e lëndimeve të shkaktuara nga rënia”, megjithëse trupat e viktimave ishin gjymtuar nga kafshët e egra.

Policia zbuloi gjithashtu gjurmët e saj të gishtërinjve në shtyllën elektrike dhe thanë se së shpejti do të arrijnë në rezultatin se kur ka ndodhur ngjarja bazuar në efektin e faktorëve natyrorë mbi mbetjet e trupave.

Parisi kishte punuar si ‘DJ’ dhe së fundmi raportohej për përkeqësim të gjendjes emocionale prej izolimit të koronavirusit. Ditën e zhdukjes ajo kishte braktisur makinën në autostradë pas një aksidenti relativisht të vogël, dhe ishte larguar bashkë me të birin drejt pyllit.

Ajo vuante gjithashtu nga një çrregullim mendor bipolar. Trupat e tyre u zbuluan vetëm dje nga autoritetet, dy javë pas zhdukjes.

Italian police tonight gave the result of the investigation of the horrific death of mother and son found in the forest the day before, saying that in a state of psychological turmoil Viviana Parisi killed her 4-year-old son Gioele, and then climbed on an electric pole to be thrown to the ground from about 15 feet high.

The woman’s body was found about three meters away from the pillar, so the early murder-suicide hypothesis found tragic confirmation by authorities.

Forensic and police investigations confirmed the “matching of the injuries caused by the fall”, although the bodies of the victims had been mutilated by wildlife.

Police also uncovered her fingerprints on the electric pole and said they would soon reach a conclusion as to when the event occurred based on the effect of natural factors on the remains of the bodies.

Paris had worked as a ‘DJ’ and was recently reported to be deteriorating emotionally from coronavirus isolation. On the day of the disappearance she had abandoned the car on the highway after a relatively minor accident, and had fled with her son towards the forest.

She also suffered from a bipolar mental disorder. Their bodies were discovered only yesterday by authorities, two weeks after the disappearance.