Pjerin Xhuvani, aktivisti i Partisë Socialiste që u vra ditën e sotme në Elbasan ka marrë të paktën 5 plumba në bark.

Ndërkohë dy nga personat që kanë mbetur të plagosur nga përplasja me armë, Emiljan Prenga dhe Pavlo Vuksani, pjesë e shtabit të PD-së në Elbasan, janë dërguar me urgjencë drejt Tiranës për një ndihmë të specializuar mjekësore.

Të plagosur nga kjo ngjarje mbetën edhe dy persona të tjerë, konkretisht , Eltjon Bodinaku 32 vjeç, dhëndri i Pjerin Xhuvanit dhe Xhensila Sota 27 vjeçe, punonjëse e policisë. Kjo e fundit po vijon të marrë trajtim mjekësor në spitalin e Elbasanit ku kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla deklaroi se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Pjerin Xhuvani, the Socialist Party activist who was killed today in Elbasan, received at least 5 bullets in the abdomen.

Meanwhile, two of the people who were injured in the gunfight, Emiljan Prenga and Pavlo Vuksani, part of the DP headquarters in Elbasan, were sent urgently to Tirana for specialized medical assistance.

Two other people were injured in this event, namely, Eltjon Bodinaku, 32 years old, the son-in-law of Pjerin Xhuvani and Xhensila Sota, 27 years old, a police officer. The latter is continuing to receive medical treatment in the hospital of Elbasan where the head of the SP parliamentary group, Taulant Balla declared that he is out of danger for life.