NGA ERJONA RUSI

Jooooooooooo, mos! Më kanë përdhunuar vajzën. Joooooo! Nuk po i besoja syve atë që shihja në lajme. Ishte fëmija im, drita e syve, dashuria më e madhe e jetës. Ma kishin përdhunuar. Po jepej në lajme. Po thonin emrin e saj, shkollën e saj, dhe më pas nxorrën 5 fytyra bishash që ma kishin përçudnuar të njomën time.

Fillova të ulëras si e marrë, bërtisja “ma kanë përdhunuar vajzëëëëëëëën”. Nuk di sa kam klithur ndërsa më dolën sytë nga zgavrat, tëmthat nga çjerrja e zërit dhe shpirti prej kraharori. U ngrita e mora thikën, atë më të madhen që mbajmë në kuzhinë. “Do ti vras, do t’ua shqyej zemrat nga kraharori me duart e mia” e u nisa për ti vrarë që të pestë. Por një dorë më ndaloi e më shkundi fort. Mooooooos!

U ngrita e isha bërë qull në djersë. Makth…..shkova vrap te dhoma ngjitur e pashë vajzën time. Po flinte. U ula në tokë para krevatit e nisa të qaj si e çmendur. Nuk e di, nëse po qaja nga gëzimi që kish qënë ëndërr apo nga dëshpërimi se në fakt vajzën e kishin përdhunuar. Jo atë, jo vajzën time, por ama një vajzë vetëm 15 vjeç. Dritën e syve të një tjetër nëne, një njomëzake të cilën 5 burra shkonin njëri pas tjetrin dhe e shqyenin sa herë ndiheshin kafshërisht të eksituar.

Pastaj e pyta veten, po të kish qënë e vërtetë çfarë do të bëja? Do ti vrisja vërtetë? Joooooo! Jooooo, unë jam njeri, s’do arrija deri në atë kafshëri. Por mu duk se gënjeva dot veten. Ndërsa ripërjetoja ëndrrën, tashmë për së gjalli, në fakt, kisha vetëm urrejtje dhe doja vërtetë t’ua shqyeja zemrat. Doja ti masakroja me duart e mia, kur mendoja se si ata të pestë “kishin hyrë brenda trupit” të foshnjes time. Ju duket e tmerrshme apo rrënqethëse ti shqyesh zemrën dikujt? Po ato që ka përjetuar ajo vajzë në trupin e së cilës ata 5 monstra penetronin si kafshë të babëzitur njëri pas tjetrit? Po kjo ju duket llahtari?

Po Blerim Bizgjoni ju kujtohet? Natyrisht që jo, se çudia më e madhe në këtë vend vetëm 3 ditë zgjat. Blerimi është 46 vjeçari që mbajti për një muaj me dhunë shoqen e vajzës së tij 14 vjeçare dhe e përdhunonte natën kur familjarët flinin. Po kjo ju duket makabre? Po Elidon Xhaferri ju kujtohet? Edhe ai kishte abuzuar seksualisht për 2 vite me radhë me vajzën e gruas. Po kjo ju duket e llahtarshme?

Shiheni edhe një herë fëmijën sonte që fle i/e qetë në krevat dhe pyeteni veten, çfarë do të bënit po të ishte fëmija juaj? A nuk do tja shqyenit zemrën? Dhe nëse nuk jeni ngopur me makabritete, shumë të tjera do ndodhin nëse nuk e kuptojmë që s’mund të rrimë. Përdhunimit dhe abuzimit seksual të fëmijëve u duhet dhënë përgjigjja më e tmerrshme, kastrimi, njëlloj siç veprohet me kafshët. Se për fat të keq nuk e rikthejmë dot dënimin me vdekje në këtë vend të dërrmuar nga krimi seksual.

Vetëm shkatërrimi i burrërisë mbase mund ti ndalojë këta kafshë që të përdhunojnë fëmijë të tjerë.

BY ERJONA RUSSIA

Jooooooooooo, mos! My daughter was raped. Joooooo! I could not believe my eyes what I saw in the news. It was my child, the light of the eyes, the greatest love of life. I was raped. It was being given in the news. They were saying her name, her school, and then they pulled out 5 beast faces that had stalked my wet one.

I started screaming like crazy, shouting “my girl was raped”. I do not know how much I cried as my eyes came out of the cavities, the gall bladder from the squeaking of the voice and the soul from the chest. I got up and took the knife, the biggest one we keep in the kitchen. “I will kill you, I will tear your hearts from my chest with my hands” and I set out to kill all five of them. But one hand stopped me and shook me hard. Mooooooos!

I got up and was porridge in sweat. Nightmare… ..I ran to the next room and saw my daughter. Po flinte. I sat on the ground in front of the bed and started crying like crazy. I do not know if I was crying out of joy that had been a dream or out of desperation that the girl had in fact been raped. Not her, not my daughter, but a girl only 15 years old. The light of another mother’s eyes, a dampness which 5 men went one after the other and tore whenever they felt animalistic excitement.

Then I asked myself, if it were true what would I do? Would I really kill you? Joooooo! Jooooo, I’m a human, I would not get to that beast. But it seemed to me that I could lie to myself. As I relived the dream, now alive, in fact, I just hated it and really wanted to break their hearts. I wanted to massacre you with my own hands when I thought about how the five of them “got inside” my baby’s body. Do you find it horrible or creepy to tear someone apart? What did that girl experience in whose body those 5 monsters penetrated like greedy animals one after the other? Does that sound scary to you?

Do you remember Blerim Bizgjoni? Of course not, that the biggest surprise in this country lasts only 3 days. Blerim is a 46-year-old man who violently held his 14-year-old daughter’s girlfriend for a month and raped her at night when family members slept. Does that sound macabre to you? Do you remember Elidon Xhaferri? He too had sexually abused the woman’s daughter for 2 years in a row. Does that sound scary to you?

See once again the baby sleeping peacefully in bed tonight and ask yourself, what would you do if it were your baby? Wouldn’t you break her heart? And if you are not fed up with macabre things, many more will happen if we do not realize that we can not stay. Rape and sexual abuse of children should be given the most horrible answer, castration, just as animals are treated. That unfortunately we can not restore the death penalty in this country crushed by sex crime.

Only the destruction of manhood can perhaps stop these animals from raping other children.