Një shqiptar u ekzekutua të premten në rrugën León Febres-Cordero, në Daule të Ekuadorit.

Mediat raportojnë se viktima është identifikuar si Adriatik Tresa, 45 vjeç.

Ngjarja ndodhi në orën 05:00 të orëve të para të mëngjesit, kur disa burra që u paraqitën si policë, hynë në kompleksin e banimit të Treskës, teksa drejtonin dy makina.

Ata arritën të hynin në shtëpinë e shqiptarit duke pretenduar se kishin një urdhër gjykate për të kontrolluar shtëpinë.

Në shtëpi gjendeshin Tresa dhe kunata e saj, një grua ekuadoriane e cila u bë dëshmitare e ekzekutimit të 45-vjeçarit.

Prokurori Walter Jaramillo, i cili po drejton hetimet, shpjegoi se gruaja dhe i ndjeri ishin ulur në një divan dhe kur ajo u ngrit për të kërkuar që t’i tregonin asaj urdhrin e kontrollit, një nga burrat qëlloi Tresën gjashtë herë me pushkë.

Siç raportojnë mediat skena ka qenë e përgjakshme.

Menjëherë pas kësaj, fqinjët kanë raportuar të shtënat në polici dhe kanë parë vrasësit të largohen me shpejtësi me makinat e tyre.

Ndërkohë organet e hetimit kanë dhënë disa detaje në lidhje me këtë ekzekutim.

Sipas tyre, kanë qenë të paktën shtatë persona që morën pjesë në vrasjen e 45 vjecarit: dy shoferë, dy persona që ruanin jashtë banesës dhe tre të tjerë që hynë në shtëpi dhe ekzekutuan shqiptarin, i cili rezulton të jetë i martuar me një grua ekuadoriane dhe mbante dokumenta të rregullta qëndrimi në Ekuador.

Autoritetet ekudoriane zbuluan se viktima ishte pjesë e një hetimi të Njësisë Kundër Narkotikëve, si i dyshuar në përfshirjen e trafikut të drogës.

Tresa ka qenë më herët i dënuar për posedim dhe armëmbajtje pa leje për gati trembëdhjetë muaj.

Përveç kësaj, ai ka qenë nën hetim në vitin 2013 për krimin e pastrimit të parave.

Vitet e fundit ka pasur disa episode të dhunshme ku janë përfshirëë shqiptarët.

Prokurori i cështjes tha se disa javë më parë disa persona janë përpjekur të rrëmbenin të Tresën por pa sukses.

Në maj 2013, Adriatik Tresa u arrestua në një shtëpi në Samborondón të Ecuadorit së bashku me disa persona të tjerë si pjesë e hetimit për vdekjen e gazetarit Fausto Valdiviezo.

Ministri i atëhershëm i brendshëm, José Serrano, tha se një bandë kushtuar trafikut të drogës dhe pastrimit të parave ishte e përfshirë në krimin e ndodhur ndaj gazetarit.

An Albanian was executed on Friday on the León Febres-Cordero road in Daule, Ecuador.

The media report that the victim was identified as Adriatik Tresa, 45 years old.

The incident happened at 05:00 in the early hours of the morning, when some men who introduced themselves as police officers, entered the residential complex of Treska, while driving two cars.

They managed to enter the Albanian’s house claiming that they had a court order to search the house.

At home were Tresa and her sister-in-law, an Ecuadorian woman who witnessed the execution of the 45-year-old.

Prosecutor Walter Jaramillo, who is leading the investigation, explained that the woman and the deceased were sitting on a sofa and when she got up to ask them to show her the search warrant, one of the men shot Tresa six times with a rifle.

As the media report the scene has been bloody.

Shortly afterwards, neighbors reported the shooting to police and saw the killers rush away in their cars.

Meanwhile, the investigation bodies have provided some details about this execution.

According to them, there were at least seven people who took part in the murder of the 45-year-old: two drivers, two people guarding the apartment and three others who entered the house and executed the Albanian, who turns out to be married to an Ecuadorian woman. and held regular residence documents in Ecuador.

Ecuadorian authorities revealed that the victim was part of an investigation by the Anti-Narcotics Unit, as a suspect in involvement in drug trafficking.

Tresa has previously been convicted of unlawful possession and possession of a weapon for nearly thirteen months.

In addition, he has been under investigation in 2013 for money laundering crime.

In recent years there have been several violent episodes involving Albanians.

The prosecutor of the case said that a few weeks ago some people tried to kidnap Tresa but without success.

In May 2013, Adriatic Tresa was arrested at a home in Samborondón, Ecuador along with several other people as part of the investigation into the death of journalist Fausto Valdiviezo.

The then interior minister, José Serrano, said a gang dedicated to drug trafficking and money laundering was involved in the crime against the journalist.