OFL i ka dërguar formularin e deklarimit të pasurisë dy personave të dënuar për vrasja me paramendim apo veprat terroriste.

Burime bëjnë me dije se formulari për vetëdeklarimin e pasurisë u ka shkuar dy personave, Llazar Bicja dhe Bledar Ibrahimi.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë:

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Ll. B., banues në Cërrik, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”;

B.I., banues në Elbasan, për të cilin Gjykata e Milanos, Itali, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë terroriste”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

OFL has sent the asset declaration form to two persons convicted of premeditated murder or terrorist acts.

Sources suggest that the form for self-declaration of wealth went to two people, Llazar Bicja and Bledar Ibrahimi.

These individuals, as the subject of the Special Law, must respond in writing, within 48 hours, to all OFL questions and then, the answers received will be sent to the SPAK, for further action.

Full notice:

The Force of Law Operation continues uninterrupted, pursuant to the tasks set out in the Normative Act of 31 January 2020.

In the framework of the implementation of the Special Law on Property Measures against Individuals Convicted or Accused of Organized Crime or Serious Crimes, OFL has initiated written requests for self-declaration of sources of property, citizens:

Acc. B., resident in Cërrik, convicted of the criminal offense “Murder in other qualifying circumstances”;

B.I., resident in Elbasan, for whom the Court of Milan, Italy, has imposed the security measure “Arrest in prison”, for the criminal offense “Participation in a terrorist organization”, provided by the Italian Criminal Code.

These individuals, as the subject of the Special Law, must respond in writing, within 48 hours, to all OFL questions and then, the answers received will be sent to the SPAK, for further action.

OFL is in uninterrupted action and in carrying out complex actions for the imposition of emergency seizures on suspected assets obtained from crime, as well as for sending self-declaration forms to all persons subject to the Special Law.

OFL will inform the public on an ongoing basis of all procedural initiatives and executive operations it will carry out.