Opozita e Bashkuar i ka dërguar sot një letër ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, kryetarit të KQZ, Ilirian Celibashi dhe për dijeni ambasadorëve të ShBA, BE, OSBE, ku kërkohet shtyrja e afatit të kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike deri me 30 prill 2021.

Teksa na ndajnë më pak se 70 ditë nga zgjedhjet parlamentare, shumë qytetarë ende nuk kanë rinovuar mjetet e tyre të identifikimit. Opozita e bashkuar u ka dërguar një letër ditën e sotme Ministrit të Brendshëm Bledi Çuçit, kryeparlamentarit Gramoz Ruçit si dhe kreut të KQZ-së ku i bën thirrje që të shtyjë afatin e skadimit të pasaportave dhe kartave të identitetit deri më 30 prill 2021.

Në letrën e firmosur në emër të opozitës nga Gazment Bardhi, ata ngrenë shqetësimin për konstatimin e një numri të madh të qytetarëve shqiptarë të cilëve u ka përfunduar afati i vlefshmërisë së letërnjoftimit elektronik dhe pasaportës biometrike.

“Sipas informacioneve zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile janë në total 1,062,000 shtetas të cilët rrezikojnë të mos votojnë në datën 25 Prill 2021 për shkak së dokumenti i tyre i identifikimit ka skaduar apo skadon deri ditën e zgjedhjeve”, – thuhet në letër.

Sipas letrës së opozitës pamundësia ekonomike dhe koha e shkurtër për të mundësuar pajisjen me karta identiteti qytetarët shqiptarë që u ka skaduar mjeti i identifikimit që mundëson votimin në zgjedhjet e 25 prillit kërkohet marrja e masave të njëjta me ato të ndërmarra me ligjin nr. 11/2019, datë 05.03.2019 “Për një shtesë në Ligjin nr. 8952, datë 10.10.2002 “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë” të ndryshuar”, ku për shkak të zgjedhjeve lokale u vendos shtyrja e vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit. Për shkak të natyrës urgjente ndërhyrja mund të bëhet me Akt Normativ, ku të parashikohet një dispozitë tranzitore në ligjin nr. 8952/2002, me përmbajtje si vijon: “Afati i vlefshmërisë së letërnjoftimeve elektronike të shtetasve shqiptarë, të cilat janë lëshuar nga data 9.2.2009 dhe që përfundojnë brenda datës 25 Prill 2021, zgjatet deri në datën 30 Prill 2021.”

Vetëm pak muaj më parë, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftoi se numri i personave që u ka skaduar dokumenti i identifikimit biometrik (kartë identiteti ose pasaportë) dhe nuk e kanë rinovuar deri më datë 31 dhjetor 2020, është 873 mijë qytetarë.

Duke qenë se jemi në prag zgjedhjesh, edhe politika shqiptare si dhe ambasadorët e huaj u kanë bërë apel të gjithë shqiptarëve që të aplikojnë. Edhe pak ditë më parë, Ministria e Brendshme u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të aplikojnë.

The United Opposition has sent a letter today to the Minister of Interior, Bledi Çuçi, the Speaker of the Assembly, Gramoz Ruçi, the Chairman of the CEC, Ilirian Celibashi and for the information of the ambassadors of the USA, EU, OSCE, requesting the extension of the ID card and biometric passports until April 30, 2021.

As we are less than 70 days away from the parliamentary elections, many citizens have not yet renewed their means of identification. The united opposition has sent a letter today to the Minister of Interior Bledi Çuçi, the Speaker of the Parliament Gramoz Ruçi and the head of the CEC where he calls on him to postpone the expiration of passports and identity cards until April 30, 2021.

In the letter signed on behalf of the opposition by Gazment Bardhi, they raise concern about the ascertainment of a large number of Albanian citizens whose electronic ID card and biometric passport have expired.

“According to the official information of the General Directorate of Civil Status, there are a total of 1,062,000 citizens who risk not voting on April 25, 2021 because their identification document has expired or expires until election day,” the letter reads.

According to the letter of the opposition, the economic impossibility and the short time to enable the provision of identity cards to the Albanian citizens whose means of identification that enable voting in the April 25 elections have expired, is required to take the same measures as those taken by law no. 11/2019, dated 05.03.2019 “On an addition to Law no. 8952, dated 10.10.2002 “On the electronic identity card of Albanian citizens” amended ”, where due to the local elections it was decided to postpone the validity of the identification documents. Due to the urgent nature of the intervention can be done with a Normative Act, which provides for a transitional provision in law no. 8952/2002, with the following content: “The validity period of electronic ID cards of Albanian citizens, which are issued from 9.2.2009 and end within 25 April 2021, is extended until 30 April 2021.”

Just a few months ago, the State Election Commission announced that the number of persons whose biometric identification document (identity card or passport) has expired and have not renewed it until December 31, 2020, is 873 thousand citizens.

As we are on the eve of elections, both Albanian politics and foreign ambassadors have appealed to all Albanians to apply. Even a few days ago, the Ministry of Interior called on Albanian citizens to apply.