Arkeologu dhe ish-diplomati Neritan Ceka, ka treguar në daljen e parë mediatike pas shërimit nga koronavirusi, se si e ka përballuar sëmundjen.

Ai tregon se është ndjerë i lënë pas dore nga shteti dhe se për pensionistët trajtimi i sëmundjes në shtëpi, është vdekje. Ceka zbuloi gjithashtu se trajtimi i Covid-19 në shtëpi, i ka shkuar deri në 5 mijë euro. E ai theksoi se ilaçet i kishte marrë pa recetë.

“Unë dhe gruaja ime jemi sëmurë në të njëjtën ditë. Kemi telefonuar 127 dhe na kanë ardhur pas 3 ditësh në vend që të vinte mjeku i familjes. Kemi bërë tamponin dhe pas 5 ditësh na doli që nuk kishim gjë. Dolëm negativ, ndërkohë që kishim kaluar në oksigjen. Dhe të gjithë trajtimin, që nga dita e parë e deri më sot e kemi bërë me mjetet tona.

Të gjithë ata që jetojnë me pensione të ndershme, me 160 mijë lekë në muaj, kjo është vdekje. Nuk bëjnë dot asgjë, as marrje të aparatit të oksigjenit, as të përballojë shpenzimet. Unë s’kam patur asnjë kontakt me këtë që quhet qeverisje. Minimumi për një njeri që të kalojë Covidin në shtëpi është rreth 5 mijë euro. Nuk më dhanë recetë, kupton apo jo. Unë dhe gruaja ime i kemi marrë ilaçet pa recetë. Dhe nuk kemi mundësi, as në rastet kur kompensohen nuk i marrim dot. Vetëm me telefon, një mjeke atje që të jep një këshillë se çfarë mjekimi duhet të marrësh. Dhe nëse nuk ke një mjek mik, ti je i vdekur.”– deklaroi Ceka.

Neritan Ceka u infektua me Covid në fillim të muajit shtator.

Archaeologist and former diplomat Neritan Ceka, has shown in the first media appearance after recovering from the coronavirus, how he coped with the disease.

He points out that he felt neglected by the state and that for retirees treating the disease at home is death. Ceka also revealed that the treatment of Covid-19 at home has cost up to 5 thousand euros. He stated that he had taken the medicine without a prescription.

“My wife and I got sick on the same day. We called 127 and they came to us after 3 days instead of the family doctor coming. We did the tampon and after 5 days it turned out that we had nothing. We came out negative while we had switched to oxygen. And all the treatment, from the first day until today we have done with our own tools.

All those who live on honest pensions, with 160 thousand ALL per month, this is death. They can do nothing, neither get the oxygen apparatus, nor afford it. I have had no contact with this so-called governance. The minimum for a man to pass Covid at home is about 5 thousand euros. They did not give me a prescription, do you understand or not. My wife and I took the medicine without a prescription. And we do not have the opportunity, even in cases when they are compensated we can not get them. Just by phone, a doctor there to give you advice on what medication to take. And if you do not have a doctor friend, you are dead. “- declared Ceka.

Neritan Ceka became infected with Covid in early September.