Pas 10 vitesh nga zhdukja e Bleona Matës, përherë të parë nëna, Bukurie Veizi, zbulon për “Pa Gjurmë” detajin e ri mbi rrëmbimin e vajzës, më 22 maj 2010 në malin Pikëllimë. Banorët e zonës i pohuan familjes Mataj se atë ditë që vajza u zhduk, dëgjuan të qarat e vogëlushes dhe panë dy persona që e tërhiqnin zvarrë në rrugë.

Emisioni ’Pa Gjurmë’ rikthen për të disatën herë edhe këtë të premte, historinë e zhdukjes së Bleona Matës. E ftuar në studio nëna Bukurie Veizi, zbulon një fakt të rëndësishëm, atë se vajza është parë nga banorët e fshatit Zapod duke u tërhequr zvarrë në rrugë. Sipas dëshmitarëve, vajza është marrë nga dy persona të panjohur duke kaluar anën tjetër të malit, atje ku e priste një makinë me ngjyrë të zezë dhe një tjetër tip Fuoristradë e ka ndjekur nga pas. Fshehja e këtij detaji nga banorët, kur policia mbërriti në vendngjarje, mban peng një tjetër të vërtetë të asaj dite. Ata u tërhoqën nga kjo dëshmi, duke dhënë para uniformave blu një tjetër variant, se vajza që qante nuk ishte Bleona, por një tjetër fëmijë i fshatit Zapod.

‘Në momentin kur u bënë disa orë, afro 5 orë kërkimi dhe dolën të gjitha ato nëna dhe gra për ta kërkuar vajzën, më thanë se është parë një burrë me flokë të gjata dhe një djalë i ri me çantë shkolle, me triko me kapuç që e tërhiqnin vajzën zvarrë rrugës. E hipën, një herë në një makinë të zezë dhe një grup tjetër iu vu pas, një tjetër makinë Fuoristradë, ngjyrë e bardhë. Një grua i ka dalë para, duke i thënë: ‘C’po bëni?- dhe ata kanë mbyllur derën. Të gjithë e njihnin vajzën, e dinin dhe në momentin kur erdhi policia e fshehën menjëherë, nga frika se do t’i merrnin në pyetje. Ato gra duhet të vinin dorën në zemër, të tregonin krimin në atë moment. Kur erdhi policia e mbyllën çeshtjen se kishin frikë. E kanë parë shumë mirë Begzim Isën ( i akuzuar nga nëna e Bleonës, Bukurie Veizi, si personi që ka gisht në rrëmbinin e vajzës). Begzim Isën e ka parë edhe ish-vjehrra ime. Ajo e njeh shumë mirë. ‘E pashë, -tha: ishte me triko me kapuç dhe çantë, u vu pas 5 vajzave, pastaj lëshoi Qamilja lopën’.

Po banorët e zonës e dalluan Begzim Isën ?

‘Banorët e kanë parë Begzimin kur ka shku përpjetë por pastaj kur është marrë vajza zvarrë ka qenë dhe një tjetër person. Me ne ata reaguan menjehërë, por kur erdhi policia jo. Ishte një burrë me flokë të gjata, tërhiqte vajzën zvarrë, na thanë. Vajza qante, kërkonte nënën. Kur erdhi policia i shuan këto gjëra, nga frika. E din gjithë zona, e din gjithë fshati Zapod, se kush e ka marr Bleonën dhe nuk e di pse e mbanjnë kaq fshehtë’.

Nëna në studio hedh poshtë pistën se diçka e keqe mund t’i ketë ndodhur atë ditë Bleonës.

‘Absolutisht nuk më shkon mendja. Si ka mundësi t’i ketë ndodhur largqoftë një gjë e keqe, qoftë e ujkut, apo e arushës, siç thoshte policia. Nuk ka asnjë shenjë’.

Askush nga fshati nuk reagoi, në momentin që panë vajzën të tërhiqej zvarrë ?

‘Ata thanë që ishte një burrë dy metra i gjatë, me flokë të gjatë. Ata kanë dalë, kanë parë duke bërë sehir se cfarë po ndodh. Për moemntin ka parë dy makina njëra me targa Vlore dhe tjetra me xhama të zinj. Sipas tyre makinat janë larguar me shpejtësi marramendësi. Fillimisht e kanë parë bregut të malit duke u tërhequr zvarrë, pastaj kur janë parë makinat ka mbaruar muhabeti. Kur erdhi policia, banorët e mohuan këtë duke thënë se mund të ketë qenë një prind duke rrahur fëmijën e vet. Nga momenti në moment ata e fshehën. Dhe vajzat nuk treguan kurrë. Aty vlon diçka, se vajzën nuk e përpiu toka. Këtu është një plan i përgatitur, fëmijën e kanë dhënë me dorë. Por për cfarë e kanë dhënë, vetëm 5 vajzat dhe Zoti e di’.

Sot dosja për Bleona Matën në prokurori është pezulluar, ndërsa nëna e vajzës nuk ka ende në dorë qoftë një kopjo të saj.

I jeni drejtuar ndonjëherë prokurorisë për të marrë dosjen e Bleona Matës ?

‘I jam drejtuar disa herë, por më kanë thënë se dosjen e kemi ne dhe nuk ka për cfarë të duhet kopjo e dosjes tënde, qoftë në Kukës, qoftë në Tiranë. Dhe unë nuk e kuptoj dot qoftë një kopje të dosjes,pse nuk e kam. Mua më takon si nënë që të di informacionin e flaktë të Bleona Matës. Unë dua të dij deri ku kemi arritur me ceshtjen e Bleonës. Nuk më kanë dhënë as kopjen e dosjes, as në Kukës as në Tiranë. Ceshtja ime është vetëm Strasburgu të ma zgjidhi, për Shqipërinë nuk kam më besim’.

Që në nisje të emisionit investigativ ‘Pa Gjurmë’, nga viti 2018 e deri më sot historia e Bleona Matës që u zhduk, teksa kulloste bagëtinë në mal, sëbashku me 5 vajza të afërme të saj vijon të ngjallë tek publiku mjaft reagime.

10 years after the disappearance of Bleona Mata, always the first mother, Bukurie Veizi, reveals for “Pa Gjurmë” the new detail on the kidnapping of the girl, on May 22, 2010 on Mount Pikëllimë. Residents of the area told the Mataj family that the day the girl disappeared, they heard the little girl crying and saw two people dragging her on the street.

The show ‘Pa Gjurmë’ brings back for several times this Friday, the story of Bleona Matë’s disappearance. Invited to the studio, mother Bukurie Veizi, reveals an important fact, that the girl was seen by the residents of Zapod village being dragged on the street. According to witnesses, the girl was taken by two unknown persons crossing the other side of the mountain, where a black car was waiting for her and another Fuoristrada type followed her. Hiding this detail from the residents, when the police arrived at the scene, holds hostage another truth of that day. They withdrew from this testimony, giving before the blue uniforms another variant, that the crying girl was not Bleona, but another child of the village of Zapod.

‘At the moment when it took several hours, about 5 hours of searching and all those mothers and women came out to look for the girl, they told me that a man with long hair and a young boy with a school bag, with a hooded sweater were seen dragging the girl down the street. They rode him, once in a black car and another group followed him, another white Fuoristrada car. A woman came up to him and said, ‘What are you doing?’ And they closed the door. Everyone knew the girl, they knew her and the moment the police came they hid her immediately, for fear that they would interrogate her. Those women had to put their hand on their heart, to show the crime at that moment. When the police arrived they closed the case because they were afraid. They have seen Begzim Isa very well (accused by Bleona’s mother, Bukurie Veizi, as the person who has a finger in the kidnapping of the girl). Begzim Isa was also seen by my ex-mother-in-law. She knows him very well. “I saw him,” he said: he was wearing a hooded sweater and a bag, he was followed by 5 girls, then Qamilja released the cow ‘.

Did the locals recognize Begzim Isa?

‘Residents saw Begzim when he went upstairs but then when the girl was dragged there was another person. With us they reacted immediately, but when the police came no. He was a man with long hair, he was dragging the girl, we were told. The girl was crying, looking for her mother. When the police came they extinguished these things, out of fear. The whole area knows, the whole Zapod village knows, who took Bleona and I do not know why they keep her so secret ‘.

The mother in the studio denies that something bad could have happened to Bleona that day.

‘I absolutely do not mind. How could something bad happen to him, be it a wolf or a bear, as the police said. There is no sign. ‘

No one from the village reacted, the moment they saw the girl being dragged?

‘They said he was a man two meters tall, with long hair. They have come out, they have been watching what is happening. For the moment he saw two cars, one with Vlora license plates and the other with black windows. According to them, the cars left at breakneck speed. At first they saw the mountain shore being dragged, then when the cars were seen the conversation ended. When police arrived, residents denied this saying it may have been a parent beating their child. From moment to moment they hid it. And the girls never showed up. Something boils there, that the girl was not swallowed by the earth. Here is a prepared plan, the child was given by hand. But for what they gave, only 5 girls and God knows’.

Today, the file for Bleona Matë in the prosecutor’s office has been suspended, while the girl’s mother still does not have even a copy of her.

Have you ever approached the prosecutor’s office to get Bleona Mata’s file?

‘I addressed him several times, but I was told that we have the file and there is no need for a copy of your file, either in Kukës or in Tirana. And I can not understand even a copy of the file, why I do not have it. It’s up to me as a mother to know Bleona Mata’s ardent information. I want to know how far we have come with the Bleona case. They did not give me a copy of the file, neither in Kukës nor in Tirana. My issue is only for Strasbourg to solve me, I no longer trust Albania ‘.

From the beginning of the investigative show ‘Pa Gjurmë’, from 2018 until today, the story of Bleona Matë who disappeared, while grazing cattle in the mountains, together with 5 of her close daughters, continues to arouse many reactions in the public.