Po bëhet gati një muaj dhe ende nuk ka asnjë gjurmë nga 19-vjeçarja e zhdukur në Greqi, Artemis Vasili. Mediat greke kanë zbuluar detaje të reja që kanë shkaktuar shqetësim për familjen e saj. Ndërkohë që policia po heton rrjetet e saj sociale, rezulton se me 8 dhe 9 Nëntor, email-i dhe fjalëkalimet e saj janë përdorur nga një person i panjohur.

Ndërkohë të vëllait i ka mbërritur një mesazh misterioz, zbuloi avokati i familjes Anastasios Dougas, i cili tha se policia ka nisur hetimet por nuk dha më shumë detaje pasi nuk lejohet që të dalë informacioni.

Kujtojmë se mesditën e 1 nëntorit, Aris Vasilis mori një telefonatë anonime ku i thonin se Artemis Vasili po mbahej peng nga disa të huaj në një apartament në Monastiraki. Policia po heton edhe në këtë pistë, ndërkohë që dyshimet më të mëdha janë tek ish-i dashuri i saj 24 vjeçar.

Para disa javësh, emisioni “Dritë në tunel” kontaktoi me djalin, me të cilin Artemis kishte folur në Facebook dhe tashmë jetojnë në të njëjtin qytet. Ai zbuloi se nuk kishte pasur asnjë kontakt me 19-vjeçaren kohët e fundit dhe nuk kishte asnjë të dhënë për ti treguar autoriteteve se ku të zhvillonin kërkimet.

It has been almost a month and there is still no trace of the 19-year-old missing in Greece, Artemis Vasili. Greek media have revealed new details that have caused concern for her family. While police are investigating her social networks, it turns out that on November 8 and 9, her email and passwords were used by an unknown person.

Meanwhile, the brother received a mysterious message, revealed the family lawyer Anastasios Dougas, who said that the police have started the investigation but did not give more details as the information is not allowed to come out.

Recall that at noon on November 1, Aris Vasilis received an anonymous phone call telling him that Artemis Vasili was being held hostage by some foreigners in an apartment in Monastiraki. Police are investigating this track as well, while the biggest suspicions are on her 24-year-old ex-boyfriend.

A few weeks ago, the show “Light in the tunnel” contacted the boy, with whom Artemis had spoken on Facebook and now live in the same city. He revealed that he had not had any contact with the 19-year-old recently and had no clue to tell authorities where to conduct the search.