Rekord të të infektuarish me covid-19 në 24 orët e fundit, ku nga 561 testime të kryera janë konfirmuar pozitiv me koronavirus 139 persona. Gjithashtu kanë humbur jetën me virusin 6 persona në të dy spitalet COVID. Të shëruar në 24 orë janë 69 persona.

Rreth 280 të shtruar me koronavirus/ Nisin përgatitjen për hapjen e COVID/3! Rekrutohet stafi, do punësohen mjekët dhe infermierët që ishin në Itali

Dita e sotme ka shënuar një numër rekord të të infektuarish me covid-19, ku nga 561 testime të kryera janë konfirmuar pozitiv me koronavirus 139 persona. Qyteti më i prekur dhe që ka numrin më të lartë të të infektuarve me COVID-19 mbetet Tirana.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 81 raste në Tiranë, 10 në Berat, 8 në Durrës, 7 në Tropojë, 6 në Elbasan, nga 3 raste në Shkodër, Kukës, Lezhë, Kavajë, Pogradec, nga 2 raste në Korçë, Divjakë, Shijak, nga 1 rast në Lushnje, Mirditë, Tepelenë, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Bulqizë,

Në 24 orët e fundit janë shënuar 6 viktima në të dy spitalet COVID, një 58 vjeçar nga Durrësi, një 70 vjeçar nga Kruja, një 82 vjeçare nga Shijaku, një 63 vjeçar nga Kukësi, një 64 vjeçar nga Shkodra, një 69 vjeçar nga Elbasani.

Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 110 pacientë te konfirmuar pozitiv ku 21 paciente janë në terapi intensive, 6 prej të cilëve pacientë të intubuar.

Po ashtu në dy spitalet, Covid 1 dhe Covid 2, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid19, vijojnë të marrin trajtim pacientë të dyshuar nga ana imazherike si te prekur nga covid19, të cilët po trajtohen sipas protokolleve nga ekipet tona mjekësore në dy spitalet.

Me gjithë rastet ditore të identifikuara pozitive, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 69 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3123, që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë apel për qytetarët të “shmangin grumbullimet masive në lokale, bare, dhe çdo lloj ceremonie që shkakton rrezik për shëndetin dhe bëhet burim i shpërndarjes së infeksionit duke rrezikuar shëndetin tuaj, të prindërve dhe të afërmve tuaj. Sistemi shëndetësor është në gatishmëri të plotë; epidemiologët në terren po vijojnë punën për testimin dhe gjurmimin e personave të dyshuar me Covid19, me qëllim ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit. Mjekët e familjes në të gjithë vendin monitorojnë në vijimësi personat e prekur nga Covid19 që janë të izoluar në shtëpi dhe rastet e dyshuara. Në të dy spitalet që po trajtohen pacientët e prekur apo të dyshuar me infeksionin Sars-Cov 2 po punohet pa reshtur në shërbim të çdo pacienti, më përkushtim e profesionalizëm. Që ky përkushtim i ekipeve të sistemit shëndetësor të vlejë, duhet që, të gjithë të bashkëpunojmë duke respektuar masat e vendosura; të mbani maskën detyrimisht në të gjitha ambientet e mbyllura, të ruani higjienën personale dhe distancimin fizik. për mbrojtjen nga infeksioni dhe për kufizimin e përhapjes së tij”.

Në rast se dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe keni shenja të sëmundjes, të telefononi menjëherë Urgjencën Kombëtare në numrin 127 për të kërkuar ndihmën mjekësore.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun tuaj të familjes apo për informacione të tjera rreth infeksionit të koronavirusit.

COVID-19 – Statistika (5 Gusht 2020)
Testime totale 43764
Raste pozitive 5889
Raste të shëruara 3123
Raste Aktive 2589
Humbje jete 182 (Qarku Tiranë 89, Shkodër 31, Durrës 25, Fier 9, Elbasan 7, Lezhë 5, Kukës 5, Vlorë 4, Korçë 4, Dibër 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1451
Durrës 302
Shkodër 230
Fier 103
Vlorë 94
Lezhë 86
Korçë 82
Kukës 80
Elbasan 55
Berat 43
Dibër 32
Gjirokastër 26

Record of those infected with covid-19 in the last 24 hours, where out of 561 tests performed, 139 people were confirmed positive with coronavirus. Six people also died of the virus in both COVID hospitals. 69 people are healed in 24 hours.

About 280 paved with coronavirus / Start preparing for the opening of COVID / 3! Staff are recruited, doctors and nurses who were in Italy will be hired

Today has marked a record number of infected with covid-19, where from 561 tests performed were confirmed positive with coronavirus 139 people. The city most affected and having the highest number of people infected with COVID-19 remains Tirana.

The geographical distribution of positive daily cases is as follows: 81 cases in Tirana, 10 in Berat, 8 in Durres, 7 in Tropoja, 6 in Elbasan, 3 cases in Shkodra, Kukes, Lezha, Kavaja, Pogradec, 2 cases in Korca , Divjakë, Shijak, from 1 case in Lushnje, Mirditë, Tepelena, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Bulqizë,

In the last 24 hours, 6 victims have been recorded in both COVID hospitals, a 58-year-old from Durrës, a 70-year-old from Kruja, an 82-year-old from Shijaku, a 63-year-old from Kukës, a 64-year-old from Shkodra, a 69-year-old from Elbasan .

Currently in the Infectious Diseases Hospital and “Shefqet Ndroqi” 110 confirmed positive patients are being treated where 21 patients are in intensive therapy, 6 of which are intubated patients.

Also in the two hospitals, Covid 1 and Covid 2, in addition to confirmed positive patients with Covid19, continue to receive treatment patients suspected of being imaged by covid19, who are being treated according to the protocols by our medical teams in both hospitals.

Despite the positive daily cases identified, during the last 24 hours 69 citizens have been cured, bringing the number of cured to 3123, since the beginning of the epidemic.

The Ministry of Health has appealed to citizens to “avoid mass gatherings in bars, pubs, and any kind of ceremony that poses a risk to health and becomes a source of spreading infection endangering your health, that of your parents and relatives. The health system is in Fully prepared; field epidemiologists are working to test and track suspects with Covid19 in order to break the chain of infection Family doctors across the country are constantly monitoring people affected by Covid19 who are isolated at home and suspected cases.In both hospitals that are treating patients affected or suspected of having Sars-Cov 2 infection, we are working tirelessly in the service of each patient, with dedication and professionalism.That this commitment of the health system teams is valid, we should all cooperate respecting the established measures, keep the mask obligatorily in all closed environments, store personal genius and physical distancing. to protect against infection and to limit its spread “.

If you suspect that you are affected by Covid19 and have signs of illness, call the National Emergency Service at 127 immediately to seek medical help.

Call the toll-free number 0800 40 40 to contact your GP or other information about coronavirus infection.

COVID-19 – Statistics (5 August 2020)
Total tests 43764
Positive Cases 5889
Cured cases 3123
Active Cases 2589
Loss of life 182 (Tirana District 89, Shkodra 31, Durres 25, Fier 9, Elbasan 7, Lezha 5, Kukes 5, Vlora 4, Korca 4, Dibra 2, Berat 1)

Geographical distribution of active cases by regions:
Tirana 1451
Durrës 302
Shkodër 230
Fier 103
Vlora 94
Lezha 86
Korça 82
Kukës 80
Elbasan 55
Berat 43
Dibër 32
Gjirokastra 26