Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini, ka reaguar në lidhje me dilemën e prindërve dhe të nxënësve për nisjen e vitit të ri shkollor.

Shahini përmes një video video-mesazhi është shprehur mbi çështjen e fillimit të ri shkollor duke nënvizuar se vendimi mbi skenarin e tij do të merret nga Task-Forca për Koronavirusin në varësi të ecurisë së pandemisë:

“Ne, stafi i MASR, agjencitë tona vartëse, disa nga drejtorët e shkollave, disa nga mësuesit, jemi duke bërë përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor. Në korrik, kemi ndërtuar edhe një draft-udhëzues me skenarë të mundshëm për fillimin e vitit të ri shkollor duke synuar gjithmonë që të kthehemi në bankat shkollore. Por, nëse këtë, do ta bëjmë me orar të plotë, me orar të pjesshëm apo duke e kombinuar edhe me mësim në kushte shtëpie, këtë vendim e merr Task-Forca për Koronavirusin kur të jemi më afër datës së fillimit të vitit të ri shkollor në varësi të situatës me përhapjen e koronavirusit të ri”, është shprehur Shahini.

LEXO EDHE: Viti i ri shkollor në Shqipëri, prindër dhe nxënës të paqartë, ministria pa plan

Ndërkohë, ajo bën thirrje që secili prej nesh të shtojë kujdesin në këtë situatë të pazakontë pandemie, duke mbajtur maskat, shtuar higjienën personale dhe ruajtur distancën sociale.

Në këtë formë, sipas Shahinit, do të rriten edhe shanset për t’u rikthyer në bankat shkollore:

“Dhe kjo është e rëndësishme, sepse ju kam dëgjuar me shumë kujdes: shumica e nxënësve, prindërve dhe mësuesve duan të kthehen në shkollë. Mësimi në kushte shtëpie është i vështirë. Është i domosdoshëm kur nuk mund të kthehemi në shkollë, mirëpo është i vështirë. Ndaj, ju lutem, të ruani distancën, mbani maskat dhe higjienën në mënyrë që të rrisim shanset për t’u kthyer në bankat shkollore”, ka thënë ministrja.

Ndër të tjera, teksa përmend se janë duke u parë edhe vende të ndryshme, Znj. Shahini nënvizon faktin se MASR është duke punuar fort për të qenë të përgatitur për çfarëdo lloj skenari: “Gjermania, tashmë i ka hapur shkollat, por ka qenë e detyruar t’i mbyllë disa për shkak të shpërndarjes së virusit. Turqia ka vendosur të mos i hapë shkollat, por të punojë vetëm në kushte shtëpie fillimisht. Ndërsa Shqipëria do ta marrë këtë vendim kur të jemi më afër datës së fillimit të vitit të ri shkollor”, cilëson ajo.

Gjithashtu ministrja thekson se “në momentin e parë që të kemi një orientim nga Task-Forca për Koronavirusin se në çfarë forme do të mund të fillojë ky vit shkollor, ne do t’i bëjmë të gjithë konsultimet e nevojshme me këshillat e prindërve, me sindikatat dhe parlamentin e nxënësve dhe do t’ju informojmë çdo ditë për vendimmarrjen, si dhe për mënyrën se si do të zbatohet plani ynë për fillimin e vitit të ri shkollor”

The Minister of Education, Sports and Youth, Besa Shahini, has reacted regarding the dilemma of parents and students for the start of the new school year.

Through a video message, Shahini spoke on the issue of starting a new school, underlining that the decision on his scenario will be made by the Task Force for the Coronavirus depending on the progress of the pandemic:

“We, the MASR staff, our subordinate agencies, some of the school principals, some of the teachers, are making preparations for the start of the new school year. In July, we also built a draft guide with possible scenarios for the start of the new school year always aiming to get back to school benches. But, whether we do it full-time, part-time or by combining it with home-based learning, this decision is made by the Coronavirus Task Force when we are closer to the start date of the new school year “depending on the situation with the spread of the new coronavirus”, said Shahini.

Meanwhile, she calls on each of us to increase care in this unusual pandemic situation, by wearing masks, enhancing personal hygiene and maintaining social distance.

In this way, according to Shahin, the chances of returning to school benches will increase:

“And this is important, because I have listened to you very carefully: most students, parents and teachers want to go back to school. Learning at home is difficult. It is necessary when we can not go back to school, but it is difficult. “So please keep your distance, wear masks and hygiene in order to increase your chances of returning to school benches,” she said.

Among other things, while mentioning that different places are being seen, Mrs. Shahini underlines the fact that MASR is working hard to be prepared for any kind of scenario: “Germany has already opened schools, but has been forced to close some due to the spread of the virus. Turkey has decided not to open schools, but to work only at home initially. “While Albania will take this decision when we are closer to the start date of the new school year”, she says.

The Minister also emphasizes that “in the first moment to have an orientation from the Task Force for Coronavirus on what form this school year can start, we will do all the necessary consultations with the parents’ councils, with the unions and the student parliament and we will inform you every day about the decision-making, as well as about how our plan for the beginning of the new school year will be implemented ”