Sindikata Kombëtare e Qendrave të Kontaktit “SOLIDARITETI” ka publikuar një skandal të kompanisë “Teleperformanca”.

Duke u nisur nga situata e krijuar për shkak të pandemisë së koronavirusit, kjo kompani u ka kërkuar punonjësve të saj instalimin e detyrueshëm të kamerave në shtëpitë e tyre, përfshi ambiente private si dhoma e gjumit etj., në varësi të mundësive të tyre materiale dhe rrethanore për ta kryer punën në distancë.

“Vendosja e kamerës në një ambient të tillë cenon jo vetëm privatësinë e punëtorit, por edhe të të gjithë familjes së tij. Një veprim i tillë është skandaloz dhe i papranueshëm.

Sipas kompanisë një gjë e tillë duhet të bëhet për të mbikëqyrur punën dhe për të siguruar ruajtjen e të dhënave të klientit”,- shkruhet në reagimin zyrtar.

Postimi i plotë:

JO KAMERAVE NË DHOMËN E GJUMIT!

JO PËRGJIMEVE NË SHTËPI!

Ditëve të fundit qindra operatorë të kompanisë Teleperformance janë përballur me një vendim skandaloz të kësaj të fundit, e cila iu kërkon atyre instalimin e kamerave në hapësirat private të shtëpisë, prej ku ata punojnë që nga fillimi i pandemisë. Pas firmosjes së kontratës ËAHA (Ëork At Home Agent), punëtorëve iu është dhënë njoftimi se kompania do iu kërkojë atyre instalimin e kamerave në hapësirat private nga ku ata do punojnë.

Siç shprehet një pjesë e madhe e punëtorëve, atyre iu mungojnë hapësirat e veçanta për punë në shtëpitë e tyre. Kjo bën që një pjesë e madhe e tyre pajisjet e punës t’i kenë të vendosura në ambiente të përbashkëta me anëtarë të tjerë të familjës, siç mund të jenë dhomat e gjumit, sallonët e ndejtjes etj.

Vendosja e kamerës në një ambient të tillë cenon jo vetëm privatësinë e punëtorit, por edhe të të gjithë familjes së tij. Një veprim i tillë është skandaloz dhe i papranueshëm.

Sipas kompanisë një gjë e tillë duhet të bëhet për të mbikëqyrur punën dhe për të siguruar ruajtjen e të dhënave të klientit.

Asnjëri nga këta argumenta nuk qëndrojnë. Së pari, mbikëqyrja e procesit të punës bëhet plotësisht dhe pa asnjë mangësi përmes sistemeve të brendshme dhe softëare-eve të posaçme. Së dyti, në emër të ruajtjes së privatësisë dhe të dhënave të klientit, po shkelet me të dyja këmbët privatësia e punëtorit dhe e familjarëve të tij. E pavarësisht kësaj, instalimi i kamerës në tavolinën e punës nuk garanton asnjëlloj sigurie të të dhënave të asnjërës palë.

Ky veprim po kundërshtohet tashmë nga pjesa më e madhe e operatorëve. Sindikata Solidariteti ka ndjekur të gjitha procedurat e parashikuara me ligj dhe iu është drejtuar të gjithë institucioneve përkatës. Gjithashtu, ne i kemi kërkuar kompanisë që të fillojë diskutimet me përfaqësuesit e Sindikatës dhe ta pezullojë një proces të tillë, i cili ndër të tjera është dhe i paligjshëm.

Neni 8 i Konventës Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut, si dhe Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë garantojnë të drejtën e çdo qytetari për mbrojtjen e jetës private. Udhëzimi Nr.3 i datës 05.03.2010, i cili i referohet Ligjit Nr. 9887, shprehet qartë se vendosja e kamerave në hapësira private është e ndaluar.

Për ta fituar këtë betejë, në mbrojtje të dinjitetit të punëtorëve, duhet që të bëhemi sa më shumë dhe të jemi të bashkuar. Ftojmë të gjithë punëtorët e kompanisë Teleperformance, por edhe të gjithë punëtorët e sektorit call center, që të anëtarësohen te Sindikata Solidariteti dhe bashkë me qindra e mijëra të tjerë si vetja ta fitojmë këtë betejë dhe të tjerat në vazhdim.

The National Union of Contact Centers “SOLIDARITY” has published a scandal of the company “Teleperformanca”.

Given the situation created due to the coronavirus pandemic, this company has required its employees to install cameras in their homes, including private premises such as bedrooms, etc., depending on their material capabilities and circumstantial to perform the work remotely.

“Placing the camera in such an environment violates not only the privacy of the worker, but also of his entire family. Such an action is scandalous and unacceptable.

“According to the company, such a thing should be done to supervise the work and to ensure the storage of customer data”, – it is written in the official reaction.

Full post:

NO CAMERAS IN THE BEDROOM!

NO TAPEING AT HOME!

In recent days, hundreds of Teleperformance operators have faced a scandalous decision by the latter, which requires them to install cameras in the private spaces of the house, from where they work since the beginning of the pandemic. Following the signing of the AtAHA (Work At Home Agent) contract, the workers were notified that the company would require them to install cameras in the private premises from where they will work.

As a large part of the workers say, they lack special working spaces in their homes. This means that a large part of them have their work equipment placed in common areas with other family members, such as bedrooms, living rooms, etc.

Placing the camera in such an environment violates not only the privacy of the worker, but also of his entire family. Such an action is scandalous and unacceptable.

According to the company such a thing should be done to supervise the work and ensure the storage of customer data.

None of these arguments stand. First, the supervision of the work process is done completely and without any shortcomings through internal systems and special software. Second, in the name of preserving the privacy and data of the client, the privacy of the employee and his family is being violated with both feet. Nevertheless, the installation of the camera on the desktop does not guarantee any data security of either party.

This move is already being opposed by most operators. The Solidarity Union has followed all the procedures provided by law and has addressed all relevant institutions. We have also asked the company to start discussions with the representatives of the Union and to suspend such a process, which is, among other things, illegal.

Article 8 of the International Convention for the Protection of Human Rights and Fundamental Freedoms, as well as the Constitution of the Republic of Albania guarantee the right of every citizen to the protection of private life. Instruction No. 3 dated 05.03.2010, which refers to Law no. 9887, clearly states that the placement of cameras in private spaces is prohibited.

To win this battle, in defense of the dignity of the workers, we must become as much as possible and be united. We invite all the employees of the Teleperformance company, but also all the employees of the call center sector, to join the Solidarity Union and together with hundreds of thousands of others like ourselves to win this battle and others in the future.