Kemi lënë pas stinën e zjarreve. Moti i nxehtë po ja lë dalëngadalë vendin stinës së shirave. Dhe në fakt reshjet kanë përfshirë mbarë vendin këto ditë. Kjo nënkupton që edhe zjarre në pyje pothuaj nuk ka më.
Zjarrfikëset janë një sektor që kanë punë gjatë gjithë vitit, por veçanërisht në verë. Ata merren me fikjen e zjarreve në banesa e objekte, ndërhyjnë në aksidente, në përmbytje e gjithçka tjetër që ka nevojë për ndihmën e tyre.
Ka edhe ditë më të qeta. Megjithatë ata që e kanë me pasion detyrën nuk rrinë kot.
Të tillë janë zjarrfikësit e Gramshit. Meqë shirat e kanë lehtësuar disi punën me zjarret ata po merren me diçka që është po aq e rëndësishme për komunitetin. Po pastrojnë ambientin nga plehrat dhe mbeturinat që njerëz të pa përgjegjshëm i kanë shpërndarë ngado.
E tillë ishte edhe puna e bërë për pastrimin e mbeturinave në aksin Cingar i Poshtëm-Cerunjë. Të motivuar edhe nga nisma “Për një Shqipëri të pastër”, ata kanë pastruar këtë aks duke e bërë më relaksues për vizitorët.
Shefi i këtij reparti, Ilir Llapushi shprehet se nisma të tilla nuk do mbeten me kaq.
Edhe herë të tjera reparti zjarrfikës në Gramsh është bërë iniciator i këtyre nismave, ndaj edhe gëzon mbështetje dhe respekt në komunitet.
Gramshi është kthyer në një nga atraksionet e rëndësishme turistike gjatë viteve të fundit falë bukurive natyrore dhe njerëzve mikpritës që ka.

No more fires, but here’s what firefighters do in Gramsh

We have left behind the season of fires. The hot weather is slowly leaving the place in the rainy season. And in fact rainfall has swept across the country these days. This means that even forest fires are almost gone.
Firefighters are a sector that have jobs all year long, but especially in the summer. They deal with extinguishing fires in dwellings and buildings, intervening in accidents, flooding and everything else that needs their help.
There are even quieter days. However, those who are passionate about the task are not in vain.

Such are the Gramsh firefighters. As the rains have made light work somewhat easier they are dealing with something that is just as important to the community. They are cleaning up the environment from the trash and garbage that irresponsible people have scattered everywhere.
Such was the work done for the cleaning of debris on the Cingar i Poslje-Cerunje axis. Also motivated by the “For a Clean Albania” initiative, they have cleared this axis making it more relaxing for visitors.
The head of this department, Ilir Llapushi, says such initiatives will not be left behind.


Once again, the Gramsh Fire Department has been the initiator of these initiatives, so it enjoys the support and respect of the community.
Gramsh has become one of the most important tourist attractions in recent years thanks to its natural beauty and hospitable people.

Loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here