Eliza Hoxha, artiste dhe deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës ka rrëfyer betejën e saj me COVID-19.

Përmes një postimi në Facebook, ajo tregon se si i ka kaluar 10 ditë në spital, dhe 10 ditë në shtëpi, pozitive me Covid-19.

Tashmë ajo ndodhet në banesë, nga ku do vazhdojë edhe kurimin e mbetur. Ndër të tjera, Hoxha u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë masat mbrojtëse dhe distancimin social.

Postimi i plotë:

Nata e bënte të veten. Dukej se pas terapisë së mbrëmjes të gjithë rehatoheshin për gjumë. Por teknikët e oksigjenit nuk ndalonin asnjëherë duke sjellë boca të reja…Zhurmë, krisma, tërheqje zvarrë e tyre sepse gjithcka bëhej manualisht…por kishte edhe një rrëmujë tjetër në terracën e dhomave mbrëmë. Dola jashtë…Ora 01:00 e natës. Në dhomën nr. 9 vdiq edhe një burrë. Shqetësim, pasiguri, paqartësi… I shprehë ngushëllimet e mia djemëve të tij dhe kthehem në dhomë. Tani kishte edhe një grua në dhomën time e cila mezi ngopej me frymë. Ishte 24 orë me oksigjen shtesë. Dikur fjeta.

Si në ëndërr më dukej se dikush thërriste emrin tim…sa e sa herë me rradhë… Në fakt u zgjova dhe guaja pranë shtratit tim gjëmonte e rënkonte duke thirrur me rënkim emrin tim e duke përsëritur ” më është ndal oksigjeni” . Ora 03:20 e mëngjesit.

Kërceva nga shtrati e trishtuar…Motër …motër…nuk ka më oksigjen…U shqetësua edhe ajo…i thirri teknikët, erdhën dhe e ndërruan bocën…

Ajo u rehabilitua dhe fjeti përsëri…por unë më nuk fjeta…cka nëse nuk e kisha dëgju…cka nëse nuk kishte pas bocë tjetër me oksigjen atë natë…cka, nëse?!… Më zuri mëngjesi me sy hapun.

Natë në dhomën nr.6 – infektive – reparti B

Pas 20 ditesh – 10 në shpi e 10 në spital nga sot zyrtarisht jam Covid Free, por ende me terapi sh’pie në vazhdim.

Dua me këtë rast veç nja dy tre fjalë, ndoshta i shërbejnë dikujt…

1. Virusi duket se ka një paketë simptomash identifikuese, por pasojat e virusit nuk janë të njejta për asnjë person. 2. Stafi i mjekëve e infermierëve nuk kanë ndalu as edhe një herë. Por janë të pamjaftueshëm në numër për të arritur tek të gjithë. Qeveria ka patur mundësi ta decentralizojë shërbimin më heret, të testojnë më shumë persona, të rrisin nr e personelit. 3. Infrastruktura shëndetsore nuk është krejt e paqëndrueshme, sa është menaxhimi i dobët dhe mirëmbajtja e tyre…këtu i përfshijë edhe vet pacientët që shpesh nuk janë të vëmendshëm për të mirën publike. 4. Ka një gjë që këto ditë i ka zbutur duke i bërë të duken surreale ndonjëherë…Drunjët dhe hapësira e gjelbër përreth spitalit bashkë me zogjët që na zgjonin në mëngjes janë peizazhi që më ka motivuar të zgjohem e të duroj për ditë të mira. Efekti natyrë që ne po e mbysim cdo ditë në këtë qytet. 5. Covidi më ka njohur edhe me njerëz të tjerë që luftonin për jetë dhe na ka lidhë shoqëri përjetë. Fatoni dhe Gonxhja janë një pasuri e re në jetën time. 6. Media

Eliza Hoxha, artist and member of the Assembly of Kosovo from the ranks of the Democratic Party of Kosovo has confessed her battle with COVID-19.

Through a Facebook post, she tells how she spent 10 days in the hospital, and 10 days at home, positive with Covid-19.

She is already in the apartment, from where she will continue the remaining treatment. Among other things, Hoxha calls on citizens to respect protection measures and social distancing.

Full post:

The night did its own thing. It seemed that after the evening therapy everyone was comfortable sleeping. But the oxygen technicians never stopped bringing in new bottles… Noise, gunfire, dragging them because everything was done manually… but there was another mess on the terrace of the rooms last night. I went out 01 01:00 pm. In room no. 9 a man also died. Anxiety, insecurity, uncertainty… I express my condolences to his sons and return to the room. Now there was a woman in my room who could barely breathe. It was 24 hours with extra oxygen. I once slept.

As in a dream, it seemed to me that someone was calling my name… many times in a row… In fact I woke up and my mouth near my bed was roaring and groaning, calling my name with a groan and repeating “my oxygen has stopped”. 03:20 a.m.

I jumped out of bed sad… Sister… sister… no more oxygen… She was worried too… called the technicians, they came and changed the bottle…

She was rehabilitated and slept again… but I did not sleep… what if I had not heard… what if there was no other bottle of oxygen that night… what if ?! i The morning caught my eye with my eyes open.

Night in room no.6 – infectious – ward B

After 20 days – 10 at home and 10 in the hospital from today I am officially Covid Free, but still with ongoing home therapy.

I want on this occasion just a couple of words, maybe they serve someone…

1. The virus appears to have a set of identifying symptoms, but the consequences of the virus are not the same for any person. 2. The staff of doctors and nurses have not stopped even once. But they are insufficient in number to reach everyone. The government has had the opportunity to decentralize the service earlier, to test more people, to increase the number of staff. 3. The health infrastructure is not entirely unstable, as is poor management and maintenance… this includes patients themselves who are often unaware of the public good. 4. There is one thing that has softened these days by making them look surreal sometimes… The trees and green space around the hospital along with the birds that woke us up in the morning are the landscape that has motivated me to wake up and endure good days. The nature effect we are drowning every day in this city. 5. Covidi has introduced me to other people who fought for life and has connected us forever. Fatoni and Gonxhja are a new asset in my life. 6. Media