Vrasja e Klodian Rashës ka ende detaje që nuk janë publikuar deri më sot të cilat mbajnë pezull hetimin. Efektivi i repartit të “Shqiponjave” Nevaldo Hajdaraj me viktimën Klodian Rasha kishin njohje të mëparshme, por nuk dihet ende në çfarë rrethanash. Një burim pohon se Klodiani i ka folur disa herë një të njohuri të tij për një efektiv policie që e shqetësonte.

Ka dyshime të pakonfirmuara zyrtarisht se ishte fjala pikërisht për Hajdarajn i cili thotë burimi, njihej në zonën ku banonte Rasha. Dy pistat e pazbardhura nga hetimet janë një njohje e mundshme mes viktimës dhe autorit si dhe arma e gjetur pranë vendit të ngjarjes. Sa i përket pistës së parë, pavarësisht se nuk është deklaruar zyrtarisht, rezulton se Rasha dhe Hajdaraj të paktën fizikisht njiheshin, madje 25-vjeçari kishte shprehur edhe shqetësimin me të njohurit për mënyrën se si reagonte efektivi kur e ndeshte në rrugë.

Nga informacione ende të pakonfirmuara, ka dyshime që Rasha dhe Hajdaraj edhe të kenë punuar para disa kohësh së bashku në një biznes në rrugën “Bardhyl” në kryeqytet.

Ndërkohë, sa i përket pistës së dytë, asaj të armës, nga ana e personave të njohur të familjes Rasha dhe të vetë Klodianit, mohojnë kategorikisht se i riu mbante armë me vete. Burime për Fax News bëjnë me dije se Nevaldo Hajdaraj ishte konsumues i lëndeve narkotike dhe alkoolit. Madje ai e ka përdorur hashashin dhe alkoolin edhe pas marrjes së detyrës në repartin “Shqiponja” dhe shpesh, thotë një burim që e ka ndeshur në rrugë, shfaqej në gjendje të dehur ose nën efektin e substancave narkotike.

Ndërkohë, ka dyshime që veprimi i mëngjesit të datës 8 Dhjetor 2020 nga Hajdaraj të ketë ardhur si pasojë e një njohje të mëparshme me Rashën. Një dëshmitar i ngjarjes, i cili nuk pranon të identifikohet dhe të tregojë rrethanat pse ndodhej aty, ka pohuar edhe përpara hetuesve gjithë dinamikën e ngjarjes. Ai ka thënë se fillimisht Hajdaraj e ka thirrur Rashën që të shkojë drejt tij, por i riu nuk i është bindur.

Në këto momente Hajdaraj ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka nisur ndjekjen e 25-vjeçarit që kishte nisur të largohej përgjatë rrugës “Dritan Hoxha”. Në një moment Rasha i ka dalë nga sytë efektivit, duke u futur në rrugicën që e dërgonte në banesë, ndërsa aty që korrespondon të ketë pranë edhe një pikë servisi, ka ndaluar duke parë veprimet e efektivëve, njëri prej të cilëve ndiqte atë dhe tjetri ndodhej tek një makinë që kishin ndaluar në rrugë për ta kontrolluar.

Edhe Rasha e ka humbur nga sytë Hajdarajn, i cili i është afruar duke u fshehur pas murit të servisit dhe qëlluar në befasi në një distancë jo më të madhe se 10 metra. Ndërkohë, Rasha në këto momente thotë dëshmitari, ka rënkuar duke thënë se “më vrave”. Këto janë detajet e reja që kanë dalë në dritë nga vrasja e Rashës, ndërkohë që familjarët e 25 vjeçarit kanë dyshime se plaga në kokë është shkaktuar nga një rikoshet plumbi.

Po ashtu është e konfirmuar se mëngjesin kur ka ndodhur ngjarja ka pasur dy të shtëna me armë. Pas 3 vizitave në familjen Rasha, kryeministri Rama pasi ka dëgjuar qëndrimin e kryefamiljarit Qazim Rashës se si duhet të funksionojë drejtësia, për të shmangur hasmërinë, ky i fundit i ka kërkuar të ketë durim, ndërsa ka përmendur edhe ndryshimin e akuzës ndaj efektivit ende pa u bërë publike nga drejtësia. Konsiderimi i ngjarjes si vrasje, ndonëse Rama nuk ka dashur të tregojë se është marrë një vendim i tillë, duke thënë se “I takon Prokurorisë”.Faxweb

The murder of Klodian Rasha still has details that have not been published until today which keep the investigation pending. The staff of the “Eagles” ward Nevaldo Hajdaraj with the victim Klodian Rasha had previous acquaintances, but it is still unknown under what circumstances. A source claims that Klodian has spoken several times to an acquaintance of his about a police officer who was bothering him.

There are officially unconfirmed suspicions that it was exactly about Hajdaraj who, according to the source, was known in the area where Rasha lived. The two tracks unbleached by the investigation are a possible acquaintance between the victim and the perpetrator as well as the weapon found near the scene. As for the first runway, despite not being officially declared, it turns out that Rasha and Hajdaraj at least knew each other physically, even the 25-year-old had expressed concern with acquaintances about how the effective reacted when he met him on the street.

From unconfirmed information, there are suspicions that Rasha and Hajdaraj even worked together some time ago in a business on “Bardhyl” street in the capital.

Meanwhile, regarding the second track, that of the weapon, by the well-known persons of the Rasha family and Klodian himself, they categorically deny that the young man was carrying a weapon. Sources for Fax News suggest that Nevaldo Hajdaraj was a consumer of narcotics and alcohol. He even used hashish and alcohol even after taking office in the “Eagle” ward and often, says a source who encountered him on the street, appeared drunk or under the influence of narcotics.

Meanwhile, there are suspicions that the action of the morning of December 8, 2020 by Hajdaraj came as a result of a previous acquaintance with Rasha. A witness of the event, who refuses to be identified and tell the circumstances why he was there, has stated before the investigators the whole dynamics of the event. He said that initially Hajdaraj called Rasha to go to him, but the young man did not obey him.

At this moment, Hajdaraj pulled out his service weapon and started pursuing the 25-year-old who had started to leave along “Dritan Hoxha” street. At one point, Rasha got out of sight of the officer, entering the alley that sent him to the apartment, while where it corresponds to have a service point nearby, he stopped watching the actions of the staff, one of whom was following him and the other was in a car they had stopped on the road to check.

Rasha also lost sight of Hajdaraj, who approached him hiding behind the service wall and shot in surprise at a distance of no more than 10 meters. Meanwhile, Rasha in these moments, says the witness, has groaned, saying that “you killed me”. These are the new details that have come to light from the murder of Rasha, while the relatives of the 25-year-old have suspicions that the wound on the head was caused by a bullet ricochet.

It is also confirmed that on the morning of the incident there were two gunshots. After 3 visits to the Rasha family, Prime Minister Rama, after hearing the position of the head of the family Qazim Rasha on how justice should function, to avoid enmity, the latter asked him to be patient, while he also mentioned the change of accusation against the staff still without was made public by justice. Considering the event as murder, although Rama did not want to show that such a decision was made, saying that “It belongs to the Prosecution”. Faxweb