Numri 2 i bandës së Lushnjes Enver Dondollaku, i cili ndodhet pas hekurave pasi akuzohet si autor i disa krimeve, kërkon të ulë vitet e vuajtjes së dënimit në burgun e Peqinit. Ai ka depozituar një kërkesë në Gjykatën e Elbasan ku kërkon që drejtësia shqiptare t’i përllogarisë në dënim ditët e paraburgimit që ka vuajtur në Itali.

Dondollaku, i njohur ndryshe si krahu i djathtë i Aldo Bares, u ekstradua në Shqipëri në dhjetor të vitit 2013 dhe më pas vijoi vuajtjen e dënimit me 25 vite burg nga drejtësia shqiptare. Gjykata ka kërkuar informacion zyrtar nga drejtësia Italiane, për të mësuar saktësisht se sa është periudha kohore e qëndrimit në paraburgim në Italia, e Enver Dondollakut.

Ai u arrestua në vitin 2006 në Padova të Italisë gjatë një kontrolli në stacionin e trenit. Ai mbante me vete një pasaportë të falsifikuar por policia italiane mundi ta identifikojë nga shenjat e gishtave. Dondollaku akuzohet për vrasjen e inspektorit të Policisë Kleanti Bano dhe një sërë veprash të tjera penale.

The number 2 of the Lushnja gang, Enver Dondollaku, who is behind bars after being accused of committing several crimes, wants to reduce the years of serving his sentence in Peqin prison. He has filed a request with the Court of Elbasan where he demands that the Albanian justice count the days of detention he has suffered in Italy.

Dondollaku, otherwise known as the right-hand man of Aldo Bares, was extradited to Albania in December 2013 and then continued serving a 25-year prison sentence by Albanian justice. The court has requested official information from the Italian justice, to find out exactly how long is the detention period in Italy of Enver Dondollak.

He was arrested in 2006 in Padua, Italy during a search of a train station. He was carrying a forged passport but Italian police were able to identify him by fingerprints. Dondollaku is charged with the murder of Police Inspector Kleanti Bano and a number of other criminal offenses.