Gëzimi i një prindi që e martoi vajzën, nuk ka zgjatur shumë. E bija ka qëndruar vetëm dy muaj tek bashkëshorti dhe më pas e ka braktisur atë, duke ikur me një partner tjetër që jeton në periferi të kryeqytetit. Kur babai i turpëruar prej të resë, është veshur dhe ka trokitur tek ish-krushqit për të kërkuar falje dhe për t’i sqaruar ata, është gjendur i befasuar nga reagimi i tyre. Krushqit kanë llogaritur një më një se sa kushtonte fjetja, ushqimi dhe çdo shpenzim i të resë dhe si përfundim i kanë vënë “gj0bë” të atit, duke i kërkuar tre milionë lekë.

Denoncimi, sipas burimeve të sigurta nga GazetaSi.al, u mbajt shënim në komisariatin numër pesë dhe ka si kallëzues një 65-vjeçar me inicialet A.Z. “Jam me profesion punëtor krahu dhe e martova bijën me dëshirën e saj, pa ndërhyrje, pa d hunë dhe pa ndërmjetësinë e kurrkujt”, – shprehet mes të tjerash 65-vjeçari, i cili me ish-krushqit, ka dhe një lidhje tjetër krushqie, pasi në fisin e tyre ka të martuar të motrën.

Pas martesës, e reja ka qëndruar e martuar vetëm dy muaj dhe më pas është larguar në periferi duke marrë vetëm një telefon dhe një xhup. Largimi i saj, nuk ishte aspak në drejtim të paditur, ajo ka njohur një 47-vjeçar në rrjetet sociale dhe ka braktisur gjithçka për hatër të tij.

Megjithatë, 65-vjeçari, nga një qytet i veriut dhe me banim në Paskuqan, për të ruajtur traditën dhe për të qenë sa më korrekt me ish-krushqit, ka shkuar në shtëpinë e tyre për vizitë.

“Aty gjeta të gjithë burrat e fisit të ish-burrit të sime bije. Nisa të flas, duke iu treguar se fëmijët nuk na pyesin më dhe se na turpërojnë, pasi sa më të mëdhenj fëmijët, aq më të mëdha problemet. Por krushku ma preu fjalën. Më tha; ‘na detyrohesh 3 milionë lekë, aq kushton dy muaj qëndrimi në shtëpinë tonë’”.

A.Z., ka dashur t’i pyesë se përse ata nuk e nuhatën që diçka po ndodhte me të bijën dhe se përse djali i tyre, nuk i ofroi ngrohtësi, përderisa ajo u vu në kërkim të një tjetri. “Ju thashë se vajza ime, nga ajo shtëpi kishte marrë vetëm telefonin dhe një xhup dhe gjithçka tjetër, pajën sipas traditës sonë në veri, e kishte lënë aty, si bizhu floriri, varëse e unaza floriri”.

Megjithatë, 65-vjeçari kuksian, shton se ka hapur kuletën dhe ka nxjerrë aq sa ai kishte në xhep.

“Iu dhashë sa kisha në kuletë, ishin ndoshta 400 mijë lekë, nuk i numërova. Por krushku tha. ‘Ti je baba dhe ti do mbash përgjegjësi për bijën, na ke borxh 3 milionë lekë’”.

Krushku

Pas kësaj, policia ka shoqëruar me urgjencë krushkun kan0sës. Ai ka treguar një version tjetër, sipas të cilit, e reja u martua me ndërhyrjen e dy familjeve dhe derisa ajo u arratis, ishte sjellë shumë mirë me ta. Por në krye të dy muajve, ajo ka lënë një letër tek njerëzit e burrit.

Vajza shkruan në letrën, që GazetaSi.al, e lexoi dhe që u administrua si provë.

“Ju kërkoj shumë falje dhe me vjen shumë keq, por më mirë të tregoj të vërtetën time. Jeni njerëzit më të mirë që unë kam takuar në jetën time, jeni njerëzit më të mirë që kam pasur dhe dëgjuar në jetë. Mirupafshim nga unë”.

Ish-vjehrri, thotë se kur shkoi ish-krushku, i nxehur i ka treguar shpenzimet që kishte bërë për dasmën dhe gjithçka tjetër. “Si më pretë në besë?”, – e pyeta. Madje kur A.Z., i hodhi lekët në tryezë, i thashë “hiqi ato lekë, s’dua asnjë lekë prej teje”.

Edhe ish-burri, ka shtuar se nusen e ka trajtuar shumë mirë dhe sipas tij, ish-nusja e re, ishte kthyer tek ish-burri që kishte pasur. “Ajo ka qenë e lidhur me një burrë tjetër dhe për këtë gjë nuk na treguan asgjë. Ne u sollëm mirë me të dhe kurrë asnjë problem nuk pati, derisa iku pa na treguar”.

Të gjithë anëtarët e të dyja familjeve, janë pyetur për takimin mes krushqve dhe në përfundim, babai i vajzës është paraqitur sërish në komisariatin numër 5, duke kërkuar që të tërheqë kallëzimin, pasi ishte me nerva dhe ndaj kishte den0ncuar krushqit e braktisur nga e bija.

“Ata janë njerëz të mrekullueshëm. Por fëmija të turpëron dhe tani që e kam menduar dhe jam qetësuar, them që unë do kisha vepruar më keq, në rast se do më kishte ikur nusja nga shtëpia”./SI

The joy of a parent who married the girl did not last long. The daughter stayed only two months with her husband and then abandoned him, fleeing with another partner who lives on the outskirts of the capital. When the father, ashamed of the young woman, got dressed and knocked on the door to apologize and clarify, he was surprised by their reaction. The Khrushchevs calculated one by one how much it cost to sleep, feed and every expense of the young woman and in the end they put a “fine” on her father, asking for three million ALL.

The denunciation, according to reliable sources from GazetaSi.al, was recorded in police station number five and has as a complainant a 65-year-old man with the initials A.Z. “I am a manual laborer by profession and I married my daughter of her own free will, without any intervention, without any intercession and without the mediation of anyone,” said the 65-year-old, who has another relationship with his ex-fiancé. , as in their tribe there is married sister.

After the marriage, the young woman stayed married for only two months and then left the suburbs taking only a phone and a sweater. Her departure was not at all in the direction of the defendant, she has known a 47-year-old on social networks and has abandoned everything for his sake.

However, the 65-year-old, from a northern town and living in Paskuqan, in order to preserve the tradition and to be as correct as possible with the former bridegrooms, went to their house to visit.

“There I found all the men of my ex-husband’s daughter’s tribe. I started talking, telling them that children no longer ask us and that they embarrass us, because the older the children, the bigger the problems. But krushku cut me off. Told me; “You owe us 3 million lek, that’s how much it costs to stay in our house for two months”.

A.Z., wanted to ask them why they did not smell that something was happening to their daughter and why their son did not offer her warmth while she was looking for another. “I told you that my daughter, from that house, had taken only the phone and a sweater and everything else, the dowry according to our tradition in the north, she had left there, like gold jewelry, gold pendants and rings.”

The 65-year-old from Kukës, however, adds that he opened his wallet and took out as much as he had in his pocket.

“I gave them how much I had in my wallet, it was probably 400 thousand ALL, I did not count them. But krushku said. “You are a father and you will be responsible for your daughter, you owe us 3 million ALL”.

Krushku

After that, the police urgently accompanied the gunman. He has shown another version, according to which, the young woman got married with the intervention of two families and by the time she escaped, he had behaved very well with them. But over the course of two months, she left a letter to her husband’s people.

The girl writes in the letter, which GazetaSi.al, read and which was administered as evidence.

“I apologize a lot and I am very sorry, but better to tell my truth. You are the best people I have ever met in my life, you are the best people I have ever met and heard in my life. “Goodbye to me.”

The ex-father-in-law says that when the former bridegroom left, he angrily told her about the expenses he had made for the wedding and everything else. “How do you expect me to trust you?” I asked. Even when A.Z. threw the money on the table, I told him “take that money, I do not want any money from you”.

The ex-husband also added that he treated the bride very well and according to him, the young ex-bride had returned to the ex-husband she had. “She was related to another man and they did not tell us anything about it. “We treated him well and he never had any problems, until he left without telling us.”

All members of both families were asked about the meeting between the couple and in the end, the girl’s father appeared again at police station number 5, asking to withdraw the report, as he was nervous and therefore denounced the couple abandoned by his daughter .

“They are wonderful people. But the child shames you and now that I have thought about it and calmed down, I say that I would have acted worse, if the bride had run away from home “./ HOW