Emigrantët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, por që kanë punuar me kontribute në Shqipëri, mund të përfitojnë pension, edhe pse nuk i kanë plotësuar vitet e punës me kontribute. Të interesuarve duhet të sigurohen vullnetarisht për të marrë pagesën e pensionit të pleqërisë, invaliditetit, apo familjar. Pensioni i plotë i pleqërisë përfitohet me 36 vite e 4 muaj punë të siguruar, ndërsa pensioni i pjesshëm kërkon minimalisht 15 vite punë me sigurime. Për të përfituar pension nga shteti shqiptar, emigrantët duhet të paguajnë një pagesë kontributi prej 5184 lekësh në muaj. “Nëse do të parapaguani në fillim të periudhave do të ketë zbritje: 6% mbi shumën për një pagesë vjetore; 3% mbi shumën për një pagesë 6 mujore; dhe 1.5% mbi shumën për një pagesë 3 mujore. Ju mund të siguroheni edhe për vitet e kaluara dhe mund të futeni në këtë skemë pa qenë të siguruar më parë. Kontribuoni për të kaluarën dhe të tashmen, t’ju sigurojmë të ardhmen!”,-thekson Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Por nëpërmjet sigurimit vullnetar, mund të përfitojnë jo vetëm emigrantët shqiptarë, por të gjithë qytetarët që jetojnë në Shqipëri e dëshirojnë të kenë një masë pensioni më të lartë se ai që është paracaktuar më parë.

Kushtet e përfitimit
Në skemën e sigurimit vullnetar përfshihen shtetasit shqiptarë që kanë mbushur moshën 18 vjeç dhe akoma nuk iu ka lindur e drejta për ndonjë përfitim nga skema e sigurimit të detyruar; ata që për një kohë dhe shkaqe të caktuara nuk mund të sigurohen nga skema e sigurimit të detyrueshëm; si dhe personat që janë të siguruar në skemën e sigurimit të detyrueshëm dhe kërkojnë që nëpërmjet sigurimit vullnetar të rrisin të ardhurat e tyre. Sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore edhe personat që nuk janë pjesëmarrës në skemën e të vetëpunësuarve në bujqësi ose në rastet kur individi i interesuar ka lënë shtetësinë shqiptare, mund të bëjë sigurim vullnetar vetëm për periudhën nga 1.1.1994 deri në datën që ka lënë shtetësinë shqiptare.
“Personi që ka paguar kontribut për sigurim vullnetar, pasi plotëson kushtet e përcaktuara në Ligjin nr. 7703, është përfitues, sipas rastit, i: pensionit të plotë të pleqërisë; pensionit të pjesshëm të pleqërisë; pensionit të reduktuar të pleqërisë; pensionit të invaliditetit; pensionit të pjesshëm të invaliditetit”,-thekson ISSH.

Ndërkaq në sigurimin vullnetar, sipas ligjit “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, bën pjesë edhe pensioni familjar. Kontributi vullnetar llogaritet në kufijtë e pagës minimale dhe maksimale të caktuar nga Këshilli i Ministrave dhe paguhet nga personi i siguruar në shumën dhe afatin e përcaktuar në kontratën e sigurimit vullnetar. Nëpërmjet sigurimit vullnetar mbulohen katër fusha të kësaj skeme që janë: sigurim vullnetar për vitin korrent; sigurim vullnetar për periudha të kaluara; sigurim vullnetar për më shumë të ardhura si dhe sigurim vullnetar për degët e tjera të sigurimit.

Sigurim vullnetar për periudha të kaluara
Sigurimin vullnetar për periudhat e kaluara mund ta paguajnë të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë mbushur moshën 18 vjeç dhe që nuk iu ka lindur e drejta për ndonjë përfitim nga skema e sistemit të detyruar si dhe shtetasit shqiptarë meshkuj për periudhën e studimeve universitare, pasi periudha pas universitare është me pagesë. Ndërkohë ky sigurim për periudhat e kaluara mund të bëhet edhe nga shtetasit shqiptarë që kanë periudha të pambuluara nga sistemi i sigurimit të detyrueshëm dhe dëshirojnë t’i plotësojnë ato nëpërmjet sigurimit vullnetar si dhe personat që kanë lënë shtetësinë. Masa e kontributit që duhet të paguhet për sigurim vullnetar nga personi i interesuar për mbulimin e periudhave të kaluara përcaktohet nga koha kur bëhet pagesa. Pagesa aktuale për të mbuluar periudha të kaluara, bëhet vetëm në kuotën minimale dhe është 5 184 lekë për një muaj sigurim vullnetar por në këto pagesa nuk aplikohen zbritje.

Sigurim vullnetar për vitin korrent
Instituti i Sigurimeve Shoqërore bën me dije se masa e kontributit që duhet të paguhet për sigurimin vullnetar për vitin korrent nga personi i interesuar, është e barabartë me masën që paguhet për degën e pensioneve, sipas pagës minimale të miratuar në periudhën kur bëhet pagesa. “Kuota mujore e sigurimit vullnetar për vitin 2017 është 5 184 lekë, që i korrespondon pagës minimale mujore: 24 000 lekë x 21.6%. Për pagesat paradhënie, aplikohen zbritje në varësi të kohës kur kryhet pagesa. Kështu, nëse do të parapaguani për vitin në vijim në fillim të periudhave, do të ketë zbritje: – 6% mbi shumën për një pagesë vjetore (me kusht që pagesat të realizohen brenda muajit janar); – 3% mbi shumën për një pagesë 6-mujore (me kusht që pagesat të realizohen përpara fillimit të periudhës 6-mujore, që do të mbulohet me sigurim vullnetar); – 1.5% mbi shumën për një pagesë 3 mujore

Albanian emigrants living abroad, but who have worked with contributions in Albania, can receive a pension, even though they have not completed their years of work with contributions. Those interested must be provided voluntarily to receive old-age, disability, or family pension payment. The full old-age pension is obtained with 36 years and 4 months of insured work, while the partial pension requires a minimum of 15 years of insured work. To receive a pension from the Albanian state, emigrants must pay a contribution payment of 5184 ALL per month. “If you prepay at the beginning of the periods there will be a discount: 6% on the amount for an annual payment; 3% on the amount for a 6-month payment; and 1.5% on the amount for a 3-month payment. You can also be insured for previous years and can join this scheme without being insured beforehand. “Contribute to the past and the present, let us secure your future!”, – emphasizes the Social Insurance Institute. But through voluntary insurance, not only Albanian emigrants can benefit, but all citizens living in Albania want to have a higher pension measure than previously predetermined.

Benefit conditions
The voluntary insurance scheme includes Albanian citizens who have reached the age of 18 and have not yet been entitled to any benefit from the compulsory insurance scheme; those who for a certain time and reasons can not be insured by the compulsory insurance scheme; as well as persons who are insured in the compulsory insurance scheme and seek to increase their income through voluntary insurance. According to the Social Insurance Institute, even persons who are not participants in the self-employed scheme in agriculture or in cases where the interested individual has left the Albanian citizenship, can make voluntary insurance only for the period from 1.1.1994 until the date he left the Albanian citizenship. .
“The person who has paid a contribution for voluntary insurance, after meeting the conditions set out in Law no. 7703, is the beneficiary, as the case may be, of: full old-age pension; partial old age pension; reduced old age pension; disability pension; partial disability pension “, – emphasizes ISSH.

Meanwhile, in the voluntary insurance, according to the law “On social insurance in the Republic of Albania”, the family pension is also part. The voluntary contribution is calculated within the limits of the minimum and maximum salary set by the Council of Ministers and is paid by the insured person in the amount and term specified in the voluntary insurance contract. Voluntary insurance covers four areas of this scheme which are: voluntary insurance for the current year; voluntary insurance for past periods; voluntary insurance for higher income as well as voluntary insurance for other branches of insurance.

Voluntary insurance for past periods
Voluntary insurance for previous periods can be paid by all Albanian citizens who have reached the age of 18 and who have not been entitled to any benefit from the compulsory system scheme, as well as Albanian male citizens for the period of university studies, as the period after university is for a fee. Meanwhile, this insurance for previous periods can be done by Albanian citizens who have periods not covered by the compulsory insurance system and want to supplement them through voluntary insurance as well as persons who have left citizenship. The amount of the contribution to be paid for voluntary insurance by the person interested in covering past periods is determined by the time the payment is made. The current payment to cover past periods is made only in the minimum quota and is 5 184 ALL for one month of voluntary insurance but no discount is applied to these payments.

Voluntary insurance for the current year
The Social Insurance Institute informs that the amount of the contribution to be paid for the voluntary insurance for the current year by the interested person is equal to the amount paid for the pension branch, according to the minimum wage approved in the period when the payment is made. “The monthly voluntary insurance quota for 2017 is 5 184 ALL, which corresponds to the minimum monthly salary: 24 000 ALL x 21.6%. For advance payments, discounts apply depending on when the payment is made. Thus, if you are going to prepay for the following year at the beginning of the periods, there will be a discount: – 6% on the amount for an annual payment (provided that the payments are made within January); – 3% on the amount for a 6-month payment (provided that the payments are made before the beginning of the 6-month period, which will be covered by voluntary insurance); – 1.5% on the amount for a 3-month payment