Nga Nevila Dervishi

Pas mbylljes së gjireve detare, siç edhe pritej, shteti grek ka bërë gati projektligjin për zgjerimin me 12 milje detare në drejtim të detit territorial shqiptar. Televizioni ABC ka mundur të sigurojë përmbajtjen e këtij dokumenti të sapo paraqitur në Parlamentin grek si dhe datat kur do të merret në shqyrtim dhe zyrtarizohet.

Projekt-ligji, i cili rrit kufijtë e territorit grek me shtrirjen në 12 milje detare në Detin Jon, është planifikuar të paraqitet për përpunim në Komisionin kompetent për Punët e Jashtme dhe Mbrojtjen të martën, më 12 janar 2021 dhe do të prezantohet në Parlament një javë më pas, më 19 janar. Projekt-ligji përbëhet nga pesë artikuj apo nene.

Neni i parë përcakton qëllimin, që është zgjerimi në të gjithë zonën detare nga pika më veriore e Rajonit të Ishujve Jon gjer në Kepin Tainaro në Peloponez. Paragrafi i dytë i Nenit të parë thotë se Republika Greke rezervondet të drejtën të ushtrojë të drejtat e saj përkatëse në zona të tjera të territorit të saj, pasi ato rrjedhin nga Konventa e Kombeve të Bashkuara për Ligjin e Detit.

Ky është edhe paragrafi që mban zjarrin ndezur me Turqinë, pasi lë të hapur zgjerimin në 12 milje detare edhe në detin Egje, ku regjimi detar është fiksuar në 6 milje detare për secilin shtet bregdetar qysh në vitin 1936 me ndërmjetësimin e fuqive të mëdha. Neni i dytë dhe i tretë merren me pjesën teknike të çështjes – zgjerimin e detit territorial 12 milje, përllogaritjen e tij nisur nga vija bazë, pa paragjykuar Dekretin numër 107 të Presidentes greke, që u zyrtarizua në fund të vitit që shkoi.

Neni i 4 sanksionon ndryshimin e regjimit të peshkimit për anijet e vendeve të Bashkimit Europian, ndërsa neni 5 dhe i fundit, thotë se ky ligj do të hyjë në fuqi pas botimin e tij në Gazetën e Qeverisë. Zyrtarizimi i zgjerimit të detit territorial të Greqisë me 12 milje detare në drejtim të detit territorial shqiptar, edhe pse garantohet nga Konventa Ndërkombëtare për Detin, pritet të shkaktojë reagime të shumta mes shqiptarëve.abcnews

By Nevila Dervishi

After the closure of the sea bays, as expected, the Greek state has prepared the draft law for the expansion with 12 nautical miles towards the Albanian territorial sea. ABC Television has been able to provide the content of this document just submitted to the Greek Parliament as well as the dates when it will be considered and made official.

The bill, which extends the borders of Greek territory to 12 nautical miles in the Ionian Sea, is scheduled to be submitted to the competent Committee on Foreign Affairs and Defense on Tuesday, January 12, 2021 and will be presented to Parliament a weeks later, on January 19th. The bill consists of five articles or articles.

The first article sets out the purpose, which is to expand the entire maritime area from the northernmost point of the Ionian Islands Region to Cape Tainaro in the Peloponnese. The second paragraph of Article 1 states that the Hellenic Republic reserves the right to exercise its respective rights in other areas of its territory, as they derive from the United Nations Convention on the Law of the Sea.

This is also the paragraph that keeps the fire burning with Turkey, as it leaves open the expansion to 12 nautical miles in the Aegean Sea, where the maritime regime has been fixed at 6 nautical miles for each coastal state since 1936 with the mediation of the great powers. The second and third articles deal with the technical part of the matter – the expansion of the territorial sea 12 miles, its calculation starting from the baseline, without prejudice to the Decree number 107 of the Greek President, which was formalized at the end of last year.

Article 4 sanctions the change of fishing regime for ships of European Union countries, while Article 5 and the last, states that this law will enter into force after its publication in the Government Gazette. The formalization of the expansion of the territorial sea of ​​Greece with 12 nautical miles towards the Albanian territorial sea, although guaranteed by the International Convention on the Sea, is expected to cause numerous reactions among Albanians.abcnews