Martin Kapllanaj, vetëm 18 vjeç është i riu i cili tentoi të grabiste ditën e sotme argjendarinë në Vlorë. Ai mbushi çantën me florinj, qëlloi ndaj policisë, por më pas nuk mundi dot të largohej, pasi u arrestua. Mësohet se ai është ndihmuar nga një person tjetër, por ende nuk dihet se nga ku është larguar. Pamjet e grabitjes u transmetuan LIVE nga disa televizione. Autori u arrestua, pasi qëlloi disa herë me plumba manovër. Kanë qenë banorët e zonës, ata që ndërhynë në momentet e para të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Vodhi nën kërcënimin e armës së gjahut, një sasi bizhuterish në një argjendari, falë reagimit në kohë të Policisë kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një çantë me bizhuteritë e vjedhura, si dhe arma e gjahut me të cilën kërcënoi pronaren e argjendarisë. Rreth orës 11:05, ka ardhur një telefonatë se në bulevardin “Ismail Qemali”, në argjendarinë në pronësi të shtetases E. H., kishte hyrë një shtetas, i cili dyshohet se në kërcënimin e armës së gjahut, ka vjedhur një sasi bizhuterish dhe është larguar. Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë është bërë e mundur që autori i dyshuar, shtetasi M. K., 18 vjeç, të kapej dhe prangosej nga shërbimet e Policisë, në lagjen “Isa Boletini”.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale bizhuteritë e vjedhura dhe armën e gjahut me të cilën kërcënoi pronaren e argjendarisë. Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Martin Kapllanaj, only 18 years old is the young man who tried to rob the jewelry store in Vlora today. He filled his bag with gold, shot at the police, but then could not leave after being arrested. It is learned that he was helped by another person, but it is still unknown where he left from. Footage of the robbery was broadcast LIVE on several televisions. The perpetrator was arrested after firing several times with maneuver bullets. It was the residents of the area who intervened in the first moments of the event.

Police notification:

He stole under the threat of a shotgun, a quantity of jewelry in a jeweler, thanks to the timely reaction of the Police, the suspected perpetrator was caught and handcuffed. Seized as material evidence, a bag with stolen jewelry, as well as a hunting weapon with which he threatened the owner of the jewelry store. Around 11:05, a call came that on the boulevard “Ismail Qemali”, in the jewelry store owned by the citizen EH, a citizen had entered, who is suspected of stealing a quantity of jewelry at the threat of a hunting weapon and left. . Thanks to the immediate reaction of the Police services, it has become possible for the suspected perpetrator, citizen M. K., 18 years old, to be apprehended and handcuffed by the Police services, in the neighborhood “Isa Boletini”.

Police services have seized as material evidence the stolen jewelry and the shotgun with which he threatened the owner of the jewelry store. The Prosecution continues to work to fully clarify the circumstances of the event.