Qarkulluan pas orës 10.00 gjobiten 8 këmbësorë në Elbasan.
Ndëshkimet e paralajmëruara ditën e djeshme nga qeveria për këmbësorët, kanë dhënë efektet e para. Pas orës 10:00, rrugët e Elbasanit, qyteteve të kësaj prefekture dhe gjithe Shqipërisë kanë ofruar një panoramë krejtësisht ndryshe nga dita e djeshme. Sheshet dhe bulevardet kanë qenë bosh.

Nga sot, këmbësorët kanë mundësi që të dalin vetëm 6 orë në ditë, 4 orë gjatë paradites, më konkretisht nga 06:00 e mëngjesit deri në 10:00 dhe pasdite nga ora 16:00 deri në 18:00. Një vendim i tillë u firmos nga kryeministri Edi Rama, nisur nga ndërgjegjësimi i ulët i qytetarëve, siç Report Tv raportoi gjatë ditës së djeshme. Por ajo që duhet theksohet se çdo kush që do të duhet të lëvizë në këto fasha orari duhet të jetë i vetëm, jo me persona të tjerë në krah, me qëllim për të shmangur grumbullimet e mëdha të njerëzve që bëhen shkak për përhapjen e koronavirusit.

Kush shkel këtë urdhër, do të gjobitet me 10 mijë lekë dhe nuk do të marrin asnjë ndihmë nga shteti nga paketa e solidaritetit. Që do të thotë nëse një qytetar që del nga shtëpia jashtë këtyre orare, jo vetëm do të gjobitet , por për shembull nëse rezulton të jetë punëtor që duhej të qëndronte në shtëpi për shkak të mbylljes së një biznesi ku ai mund të punonte, nuk do të marrë pagën, që do të shlyhet në sajë të një plani financiar të qeverisë për të mbështetur biznesin nga buxheti i shtetit. Edhe bankat do të qëndrojnë hapur në këto dy fasha orari, që përkon me kohën kur lejohet edhe qarkullimi i këmbësorëve.

 

After 10:00, 8 pedestrians were fined in Elbasan.
The penalties announced yesterday by the government for pedestrians have had their first effects. After 10:00, the streets of Elbasan, the cities of this prefecture and all of Albania have offered a completely different panorama than yesterday. The squares and boulevards have been empty.

From today, pedestrians have the option of going out only 6 hours a day, 4 hours during the morning, more specifically from 6:00 am to 10:00 pm and afternoons from 4:00 pm to 6:00 pm. But what needs to be emphasized is that anyone who will have to move around in these compresses should be alone, not with other people on their side, in order to avoid the large crowds that cause coronavirus.

Anyone who violates this order will be fined 10,000 leks and will not receive any state aid from the solidarity package. Which means if a citizen who goes out of the house outside of these hours will not only be fined, but for example if he turns out to be a worker who had to stay home because of the closure of a business where he could work, he would not receive the salary, which will be repaid thanks to a government financial plan to support the business from the state budget. Banks will also be open to these two time slots, which coincides with the time when pedestrian traffic is allowed.