Sherri i 2 mësueseve që morën fiset përkatëse dhe shokuan opinionin publik, i ka kushtuar vendin e punës drejtoreshës së shkollës Çajupi në Tiranë. Mësohet se Vojsava Kumbulla, ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme.
Elida Qenanaj, mësuese Letërsie dhe Domenika Toptani, mësuese historie, u përfshinë në një sherr shumë të shëmtuar një javë më parë, për arsye banale, ku u përdor edhe arma, duke rrezikuar edhe nxënësit.
Pak ditë më parë, Report Tv zbardhi detaje nga dosja hetimore, ku u bë me dije se gjithçka nisi me ‘pse më shan prapa krahëve’ dhe shkoi te armët e zjarrit. Mësueset morën me vete edhe të afërmit, ku për pasojë mbetën të plagosur 4 prej tyre. Për konfliktin që përfundoi me përdorimin e armës u arrestua Edmond Faja, 39 vjeç, kurse Ministria e Arsimit pezulloi nga detyra mësueset, Domenika Toptani dhe Elida Qenami.
Në hetim në gjendje të lirë janë Elton Kasaj dhe Enrik Qenami, të afërm të mësueses së letërsisë, Elida Qenami dhe Enea Kovaçi, Ndriçim Qefalija, Laert Duro, dhe është shpallur në kërkim Alvaro Toptani, të afërm të mësueses së historisë, Domenika Toptani