Autori i vrasjes së ndërtuesit 51-vjeçar Niko Goro është kapur nga policia në vendin e quajtur “Livadhet”, rreth 5 kilometra larg vendit të ngjarjes.

Vetëm pas 1 ore nga atentati i ndodhur, autori 53-vjeçar Kliti Leka me banim në Tiranë është kapur nga forcat blu. Policia ka sekuestruar armën e dyshuar të krimit, armë zjarri kallashnikov dhe automjetin me të cilin u largua bashkë me persona të tjerë.

Ndërtuesi 51-vjeçar Niko Goro mbeti i vdekur pasi u qëllua me armë zjarri në mes të Himarës në vendin e quajtur rrethrrotullimi që të çon në lagjen Spille rreth orës 9 të mëngjesit të sotëm.

Ai ka qenë duke qëndruar pranë marketit të së motrës, e identifikuar si E. Q., 57 vjeçe, e cila ka mbetur e plagosur në këmbë, pasi i ka dalë të vëllait para për ta mbrojtur. Fatmirësisht ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Një person i maskuar i paidentifikuar akoma ka dalë nga makina dhe ka qëlluar ndaj Niko Goros. Autorët e atentatit kanë qenë me një makinë tip “Tuareg”, të cilët pasi kanë qëlluar janë larguar me shpejtësi.

Pika kontrolli janë ngritur në aksin rrugor Himarë – Borsh e Himarë – Vlorë, ndërsa në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur forcat Operacionale dhe Shqiponjat e Vlorës.

Njoftimi i policisë:

Policia në kohë rekord kap gjatë ndjekjes autorin e dyshuar të vrasjes së 51 vjecarit N.G. Si rezultat i reagimit në kohë dhe ndjekjes së pandërprerë të autorit, u bë e mundur që në vendin e quajtur “Livadhet”, të kapjen dhe prangosej autori i dyshuar i vrasjes, shtetasi Kliti Leka , 53 vjeç, banues në Tiranë Policia ka sekuestruar armën e dyshuar të krimit, armë zjarri kallashnikov dhe automjetin me të cilin u largua autori. Autori po shoqërohet për në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Elbasan/ Policia procedon penalisht administratorin dhe përgjegjësin e gjelbërimit Librazhd për ndotje ambienti

Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, u proçeduan penalisht shtetasit:

A.A., 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Ndotja e ajrit”, pasi është administrator i një firme e cila ka marrë tenderin për pastrimin e mbetjeve urbane në Bashkinë Librazhd dhe dyshohet se ka derdhur mbetjet në një vend që nuk lejohet, duke ndotur ambientin dhe E.A., 36 vjeç, me detyrë përgjegjës i gjelbërimit në Bashkinë Librazhd, pasi duke shërdoruar detyrën ka lejuar këtë paligjshmërinë.

Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprime të mëtejshme procedurale.

The perpetrator of the murder of 51-year-old builder Niko Goro has been caught by the police in a place called “Meadows”, about 5 kilometers away from the scene.

Only 1 hour after the assassination, the 53-year-old perpetrator Kliti Leka, living in Tirana, was captured by the blue forces. Police have seized the suspected crime weapon, a Kalashnikov firearm and the vehicle in which he left with other people.

51-year-old builder Niko Goro was left dead after being shot in the middle of Himara at a place called the roundabout that leads to the Spille neighborhood around 9am today.

He was standing near his sister’s market, identified as E. Q., 57, who was injured in the leg after coming out in front of her brother to protect him. Thankfully she is out of danger for life.

An unidentified masked person still got out of the car and shot at Niko Goros. The perpetrators of the assassination were in a “Tuareg” type car, who, after firing, left quickly.

Checkpoints have been set up on the Himara – Borsh and Himara – Vlora road axis, while Operational forces and Vlora Eagles have been launched with the help of the Local Police.

Police notification:

Police in record time apprehend during the pursuit the suspected perpetrator of the murder of 51-year-old N.G. As a result of the timely reaction and uninterrupted pursuit of the perpetrator, it became possible that in a place called “Livadhet”, the suspected perpetrator of the murder, citizen Kliti Leka, 53 years old, resident in Tirana, was arrested and handcuffed. Police have seized the weapon suspected of the crime, Kalashnikov firearms and the vehicle in which the perpetrator left. The perpetrator is being escorted to the Police premises for further action.