20-vjeçari shqiptar Adriano Nika ka humbur jetën në Itali. Ai pësoi një atak në zemër ditën e diel, pasi po luante futboll me shokët e tij.

I riu shqiptar u dërgua menjëherë në spital, teksa edhe pse nën kujdesin intensiv të mjekëve, mungesa e aktivitetit neurologjik i ka dhënë fund shpresave të familjes dhe miqve. Sipas asaj që është konstatuar, Adriano vuante nga probleme të zemrës dhe shmangte përpjekjet e sforcuara.

Pasditen e së dielës ai kishte shkuar të luante futboll në shoqërinë e miqve të tij të zakonshëm kur u ndje keq. Ndërhyrja e menjëhershme e shokëve që e kishin parë papritur atë të rrëzohej në tokë ishte sa për ta mbajtur ende në jetë.

Pas manovrës së parë të ringjalljes, 20-vjeçari u transferua me helikopter në spitalin e Trevisos.

Gjendja e tij ishte dukur shumë serioze menjëherë, por askush nuk e priste një përkeqësim të tillë drastik dhe të papritur.

Mjekët e “Ca Foncello” tashmë deklarojnë vdekjen e të riut, të lindur nga prindërit shqiptarë.
Burimi: TrevisoToday|JOQ Albania

20-year-old Albanian Adriano Nika has lost his life in Italy. He suffered a heart attack Sunday after playing football with his friends.

The young Albanian was immediately taken to hospital, though under the intensive care of doctors, a lack of neurological activity has put an end to the hopes of family and friends. According to the findings, Adriano suffered from heart problems and avoided strenuous efforts.

On Sunday afternoon he had gone to play football in the company of his regular friends when he felt bad. The immediate intervention of friends who had suddenly seen him fall to the ground was enough to keep him alive.

After the first revival maneuver, the 20-year-old was transferred by helicopter to Treviso Hospital.

His condition had seemed very serious at once, but no one expected such a drastic and sudden deterioration.

Doctors of “Ca Foncello” already declare the death of the young man, born of Albanian parents.
Source: TrevisoToday | JOQ Albania

Loading...