Dhjetëra drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara, që varionin nga 82 km/h në qendrat e banuara e deri në 175 km/h në rrugët interurbane janë evidentuar nga policia.

56 drejtues mjetesh, në të gjithë vendin janë gjobitur për parakalim të gabuar.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 5 shoferë nga të cilët 3 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 2 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë pezulluar 48 leje drejtimi, nga të cilat 37 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 11 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Janë ndëshkuar me masë administrative 2212 drejtues mjetesh, për shkelje të Kodit Rrugor që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, konkretisht për parakalime të gabuara, shpejtësi mbi normat e lejuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosrespektim të semaforit, mospërdorim të kaskës mbrojtëse dhe mosvendosje të rripit të sigurimit, si dhe për mosrregullim shpejtësie dhe manovra të rrezikshme në rrugë.

NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË

Siguria e jetës në rrugë, Policia Rrugore, kontrolle intensive në të gjithë vendin, duke përdorur radarë, dronë, alkooltestues, makina të paloguara, kamera dhe aparate fotografike.

Gjatë kontrolleve janë evidentuar dhjetëra drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara, që varionin nga 82 km/h në qendrat e banuara e deri në 175 km/h në rrugët interurbane.

Janë evidentuar drejtues mjetesh që drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, që kryenin parakalime të rrezikshme në rrugë, përdornin celularin gjatë drejtimit të mjetit, nuk respektonin semaforin dhe nuk përdornin rripin e sigurimit. Gjatë monitorimeve me mjete të paloguara, Policia Rrugore e Tiranës ka evidentuar dhe ndëshkuar një rast të shkeljes së semaforit. Drejtuesi i mjetit, shtetasi P. B. është arrestuar në flagrancë, pasi për të shmangur masën administrative për shkeljen e semaforit, i ka ofruar punonjësit të Policisë Rrugore, 2.000 lekë të rinj. Si rezultat i rritjes së besimit të qytetarëve te Policia dhe falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë Rrugore janë ndëshkuar me masë administrative, për parakalime të gabuara, 56 drejtues mjetesh, në të gjithë vendin. Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 5 drejtues mjetesh, nga të cilët 3 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 2 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Janë pezulluar 48 leje drejtimi, nga të cilat 37 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 11 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur. Gjithashtu, janë ndëshkuar me masë administrative 2212 drejtues mjetesh, për shkelje të Kodit Rrugor që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, konkretisht për parakalime të gabuara, shpejtësi mbi normat e lejuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosrespektim të semaforit, mospërdorim të kaskës mbrojtëse dhe mosvendosje të rripit të sigurimit, si dhe për mosrregullim shpejtësie dhe manovra të rrezikshme në rrugë. Policia Rrugore falënderon të gjithë ata drejtues mjetesh që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe ata qytetarë që besojnë te Policia dhe denoncojnë shkeljet e rregullave të qarkullimit, duke kontribuuar në rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë. Njëkohësisht, Policia Rrugore apelon për zbatim të rregullave të qarkullimit dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.

Dozens of drivers who were speeding beyond the allowed norms, ranging from 82 km / h in residential centers to 175 km / h on interurban roads have been identified by the police.

56 drivers across the country have been fined for overtaking.

Also, during the last 24 hours, 5 drivers were arrested, of which 3 for driving while intoxicated and 2 for driving without a driving license.

48 driving licenses have been suspended, of which 37 for driving at speeds beyond the allowed norms and 11 for driving under the influence of alcohol or while intoxicated.

2212 drivers were punished with administrative measures for violations of the Road Code that pose a potential risk for involvement in road events, namely for wrong overtaking, speeding, driving while using the mobile phone, not respecting the traffic lights, not using helmet and seat belt failure, as well as for speeding and dangerous road maneuvers.

FULL POLICE NOTICE

Safety of life on the road, Traffic Police, intensive controls throughout the country, using radars, drones, alcohol testers, unloaded cars, cameras and cameras.

During the controls, dozens of drivers were identified who were speeding beyond the allowed norms, ranging from 82 km / h in residential centers to 175 km / h on interurban roads.

Drivers were identified who were driving under the influence of alcohol or in a drunken state, who made dangerous overtaking on the road, used their mobile phones while driving, did not respect the traffic lights and did not use their seat belts. During the monitoring with unlicensed vehicles, the Traffic Police of Tirana has identified and punished a case of traffic light violation. The driver of the vehicle, the citizen P. B. was arrested in flagrante delicto, after in order to avoid the administrative measure for the violation of the traffic light, he offered to the employee of the Traffic Police, 2,000 new lekë. As a result of the increase of citizens’ trust in the Police and thanks to the immediate reaction of the Traffic Police services, 56 drivers were punished with administrative measures, for wrong overtaking, throughout the country. Also, during the last 24 hours, 5 drivers were arrested in flagrante delicto, of which 3 for driving while intoxicated and 2 for driving without a driving license. 48 driving licenses have been suspended, of which 37 for driving at speeds beyond the allowed norms and 11 for driving under the influence of alcohol or while intoxicated. Also, 2212 drivers were punished with administrative measures, for violations of the Road Code that pose a potential risk for involvement in road events, namely for wrong overtaking, speeding, speeding, using a mobile phone while driving, disrespecting the traffic lights, not wearing a helmet and not wearing a seat belt, as well as speeding and dangerous road maneuvers. The Traffic Police thanks all those drivers who respect the traffic rules and those citizens who trust the Police and denounce the violations of the traffic rules, contributing to the increase of the parameters of safety of life on the road. At the same time, the Traffic Police appeals for the implementation of traffic rules and invites citizens to report to the Digital Commissariat and the emergency number 112, any illegality.