Ky është momenti i shoqërimit të Lajden Kadillit, “Lypeni” i Tiranës në komisariat. Ai është i përfshirë në 11 ngjarje kriminale ndër vite por nuk është arritur të arrestohet.

Vetëm mbrëmjen e djeshme, Kadilli u vu në prangat e policisë më ambientet e kompleksit “Delijorgji”.

Në ikje e sipër, Lajden Kadilli, ka hedhur në rrugë një armë zjari pistoletë, por pa kaluar shumë minuta, ai është rrethuar dhe më pas arrestuar nga një patrullë e policisë “Shqiponja”.

Lajden Kadilli, është një personazh mjaft i lakuar në botën e krimit në Durrës dhe rezulton të jetë shpallur në kërkim nga gjykata e Durrësit, pasi ka kanosur me armë djalin e deputetit të PS në Durrës, Spartak Braho dhe i ka thyer xhamin e makinës.

Njoftimi i plotë i policisë për arrestimin:

I shpallur në kërkim për krime ndaj personit, qarkullonte me armë zjarri me fishek në fole gati për qitje, tentoi t’i shmangej pikës së kontrollit, kapet pas 10 minuta ndjekjeje nga forca e posaçme “Shigjetat”. Vihet në pranga 27-vjeçari me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve ndaj personit dhe armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Në zbatim të Planit të Masave për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, kapjen dhe prangosjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo që janë të shpallur në kërkim, forca e posaçme “Shigjetat” ka konstatuar një mjet që ka ndaluar 100 metra larg pikës së kontrollit te pallati me shigjeta. Drejtuesi i mjetit ka dalë nga mjeti dhe ka ikur me vrap duke mbajtur një çantë në dorë. Menjëherë punonjësit e Policisë së forcës së posaçme “Shigjetat” janë vënë në ndjekje të personit, i cili kur ka parë që po e ndiqte Policia ka hedhur në një kosh armën e zjarrit dhe është larguar me shpejtësi.

Pas afro 10 minuta ndjekjeje, “Shigjetat” kanë kapur dhe prangosur shtetasin L. K., 27 vjeç, banues në Durrës. Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar edhe armën e zjarrit tip pistoletë me fishek në fole gati për qitje dhe një krehër me fishekë luftarak.Shtetasi L. K. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr. 2 dhe nga verifikimi i kryer ka rezultuar se ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Gjithashtu ndaj këtij shtetasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës ka dërguar për ekzekutim urdhër-ndalimin në mungesë, për veprat penale “Kanosja”, “Shkatërrim i pronës”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë të rendit publik” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. K. dhe materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

This is the moment of accompanying Lajden Kadilli, “Lypeni” of Tirana in the police stations. He has been involved in 11 criminal events over the years but has not been arrested.

Only last night, Kadilli was handcuffed by the police on the premises of the “Delijorgji” complex.

On the way, Leiden Kadilli threw a pistol fire into the street, but before many minutes, he was surrounded and then arrested by an “Eagle” police patrol.

Lajden Kadilli, is a very curved character in the world of crime in Durrës and it turns out that he was declared wanted by the court of Durrës, after he threatened with a gun the son of the SP deputy in Durrës, Spartak Braho and broke his car window.

Full police notice of arrest:

Declared wanted for crimes against the person, he was circulating with a firearm with a bullet in the nest ready for shooting, he tried to avoid the checkpoint, he was caught after 10 minutes of pursuit by the special force “Arrows”. The 27-year-old with a pronounced criminal precedent in the field of crimes against the person and illegal possession of weapons is handcuffed. A pistol firearm and ammunition were seized. Pursuant to the Plan of Measures for the Prevention and Suppression of Illegal Trafficking, the Catching and Handcuffing of Persons Who Circulate with Firearms or Who Are Declared Wanted, the Special Force “Arrows” has ascertained a vehicle that has stopped 100 meters away from the point of control of the palace with arrows. The driver got out of the vehicle and ran away holding a bag in his hand. Immediately, the employees of the Special Forces Police “Arrows” were put in pursuit of the person, who when he saw that the Police were following him, threw the firearm in a basket and left quickly.

After about 10 minutes of pursuit, “Shigjetat” caught and handcuffed the citizen L. K., 27 years old, resident in Durrës. Police services have found and seized the pistol-type firearm with a bullet in the nest ready for firing and a comb with ammunition. Citizen L. K. was escorted to the Police Station no. 2 and from the verification it has resulted that this citizen was a wanted person, after the Prosecution of the Tirana Judicial District has sent the order for the execution of the decision of the Court of the Tirana Judicial District, which has assigned the security measure “Arrest in prison ”, for the criminal offenses “Premeditated Murder” and “Illegal Possession of Weapons”. “Objection of the public order police officer”, “Disobedience to the order of the public order police officer” and “Unlawful possession of a weapon”. At the end of the actions, the specialists for the Investigation of Crime in the Police Station No. 2 made the arrest in flagrante delicto of the citizen LK and the procedural materials were sent to the Prosecution at the Court of First Instance of the Tirana Judicial District, for further actions.