Një grua në Kamëz edhe pse ka dy urdhra mbrojtje është dhunuar dhe lidhur në oborrin e shtëpisë nga djali i saj sërish. E moshuara që jeton në kushte të mjerueshme u detyrua të shkojë sërish në polici, pasi nuk ka asnjë zgjidhje për djalin që gjykata ia dërgon në shtëpi.

“Kushtet më të zeza që i kam unë nuk ka. A nuk kam qejf edhe unë të jetojë si njerëzit. Që edhe unë ta kem fëmijën si të tjerët”, thotë ajo me lot në sy.

Nëna Hava Myrta, është dy herë fatkeqe, e para se jeton në kushte të mjerueshme, pa asnjë ndihmë dhe e dyta sepse fëmija, i saj e dhunon. Rasti më ekstrem është raportuar në polici pak ditë më parë, ku i biri 15 vjeçar, jo vetëm e dhunoi por edhe e lidhi në oborrin e banesës dhe i kërkoi pensioni.

“Unë isha këtu dhe ai më kapi. Me lidhi në hekurat e qenit. T’mos kishte qen një gocë, se bërtita hajde se mbarova. Kam qenë tu dhënë jetë në hekura të qenit. Nuk lidhet nëna në hekura të qenit. Këtu më ka lidh. Çfarë t’i bëj. Shkova në polici dhe erdhën e morën.”

Nënë Havaja ka urdhër mbrojtje në polici nga i biri dhe efektivët herë pas here vijnë për kontroll por në të vërtetë, djali problematik është shoqëruar shpesh dhe për shkak të moshës gjykata e ka lënë e lirë. Apeli i nënë Havasë është i rrallë.

“Ku janë ligjet. E marrin 5 minuta dhe e sjellin. Kam frikë prej djalit. Nuk më rrahin të tjerët, prej djalit kam frikë.”

Në takime ekspertësh institucionet garantojnë zgjidhje por në banesën e nënë Havasë në Kamëz, ajo kërkon ndihmë. Sipas saj ligjet s’kanë formë dhe asnjë efekt.

 

A woman in Kamza, even though she has two protection orders, was raped and tied up in her backyard by her son again. The elderly woman who lives in miserable conditions was forced to go to the police again, as there is no solution for the boy that the court sends home.

“I do not have the worst conditions I have. Do not I like to live like humans. “That I also have the child like the others”, she says with tears in her eyes.

Mother Hava Myrta is twice unhappy, the first because she lives in miserable conditions, without any help and the second because her child rapes her. The most extreme case was reported to the police a few days ago, where the 15-year-old son not only raped her but also tied her up in the yard of the apartment and demanded her pension.

“I was here and he caught me. Tied me to the dog bars. Had it not been for a girl, I would have shouted, ‘Come on, I’m done.’ I was given life in the bars of the dog. The mother is not tied to the dog bars. This is where he connects me. What can I do? I went to the police and they came and took me. ”

Mother Hawaii has a protection order at the police station from her son and the officers occasionally come for a check-up but in reality, the problematic boy has been accompanied often and due to his age the court has left him free. Mother Hava’s appeal is rare.

“Where are the laws?” They take it for 5 minutes and bring it. I’m afraid of the boy. I am not beaten by others, I am afraid of my son. ”

In expert meetings, the institutions guarantee solutions, but in the apartment of mother Hava in Kamza, she asks for help. According to her, laws have no form and no effect.