Dy persona janë arrestuar nga Policia e Durrësit si të dyshuar për vrasjen e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia, e ndodhur në Prill të 2020-tës.

Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se personat e arrestuar janë Besian Xhixha dhe Enver Diva, të cilët kanë vrojtuar lëvizjet e dy viktimave dhe më pas i kanë raportuar te Nuredin Dumani, bashkëpunëtor i dyshuar i Talo Çelës.

Mbi Xhixhën dhe Divën rëndon akuza e “Sigurim i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje”.

Spak mbylli dje hetimet për të shumëkërkuarin Talo Çela dhe grupin e tij kriminal, të cilët akuzohen për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës dhe për një sërë veprash të tjera kriminale.

Vrasja e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia ndodhi më 27 prill të vitit 2020, te tregu i makinave, në qytetin bregdetar të Durrësit. Krim të cilin prokurorët e SPAK arritën ta zbardhnin përmes deklarimeve të të penduarit të drejtësisë Klevis Alla.

Alla në dosjen e SPAK thekson se ka qenë ai i cili i ka nxjerrë në prit vëllezërit Haxhia duke i marrë në telefon për t’i dhënë lekët e një borxhi. Sipas tij takimi u la te tregu i makinave, ku Talo Çela dhe Nuredin Dumani i ekzekutuan me breshëri kallashnikovi në makinën e tyre në lëvizje e sipër.

“Besmir Haxhinë e nxora unë në pritë. I telefonova dhe i thashë hajde të të jap lekët e borxhit. E lamë të shiheshim te tregu i makinave. Kur pashë makinën e tij e parakalova. Atë moment Talo Çela dhe Nuredin Dumani, qëlluan me breshëri. Sulmi zgjati 3 minuta. Ne nuk e dinim që në makinë me të ishte edhe vëllai tjetër Viktori. Për vrasjen e Dorian Shkozës, dua të them se Talon e informoja unë për lëvizjet e tij. Vrasjen e Dorianit mendoj e ka bërë Besmir Haxhia dhe Talo, nisur nga karakteristikat trupore. Shofer s’e di kush ka qenë”.

Talo Çela e Nuredin Dumani si dhe Altin Ndocit akuzohen zyrtarisht nga prokuroria për ekzekutimin e vëllezërve Haxhia dhe mbi ta rëndojnë akuzat e vrasjes në rrethana cilësuese, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, dhe armëmbajtje pa leje.

I penduari Alla në rrëfimin e tij thekson se ka qenë Nuredin Dumani, ai i cili e ka kontraktur për vrasjen e Besmir Haxhisë, duke i treguar dhe një foto të shënjestrës. Alla do të kishte rolin e shoferit dhe do të paguhej 10 mijë euro për këtë shërbim, ndërkohë që shprehet se makina e përdorur në vrasje u ble nga Dumani në zonën e Astirit.

“Kur mbërrita te tuneli në Shënavlash, aty ishte Talo Çela, Altin Ndoci e Nuredini. Talo kishte maskë me fytyrë njeriu. Nuredini kapuc si RENEA, xhup pa krahë me mbishkrimin OFL. Ata zbritën nga makina e tyre dhe morën 3 armë në bagazh. Unë shkova deri aty t’ju dërgoja makinën. Por Talo me kërcënoi: Ma ke thënë, ti do vish me se sbën dhe me ka kërcënuar. Hipa në Toyotan me targa AA 375 XN. Të tre u futën në automjet. Unë telefonova Besmir Haxhinë dhe lashë takimin”, tha Alla.

Klevis Alla Alla rrëfyer përpara prokurorëve edhe motivin e ekzekutimit të vëllezërve Haxhia, si dhe nisjen e konflikteve mes pjestarëve të grupit të Talo Çelës

“Pas ngjarjes në Rinas, filloi përçarja e grupit të Talo Çelës, Dorian Shkozës, Altin Ndocit e Besmir Haxhisë. Përçarja filloi pasi hyri në lojë lek i madh nga vjedhja e Rinasit”, përfundoi i penduari.

Kujtojmë se Talo Çela dhe Nuredin Dumani ndodhen në kërkim kombëtar madje Policia e Shtetit ka vendosur dhe një shumë të konsiderueshme për këdo që jep informacion për vendodhjen e tyre, por derimë tani asnjëri prej tyre nuk është gjetur.

Two people have been arrested by the Durrës Police as suspects for the murder of brothers Besmir and Viktor Haxhia, which took place in April 2020.

Sources inform Faxweb.al that the arrested persons are Besian Xhixha and Enver Diva, who observed the movements of the two victims and then reported them to Nuredin Dumani, Talo Çela’s suspected collaborator.

Xhixha and Diva are charged with “Providing conditions and means to commit murder”.

Spak closed yesterday the investigations for the highly wanted Talo Çela and his criminal group, who are accused of killing the Haxhia brothers in Durrës and a series of other criminal acts.

The murder of brothers Besmir and Viktor Haxhia took place on April 27, 2020, at the car market, in the coastal city of Durrës. A crime which the SPAK prosecutors managed to uncover through the statements of the penitent of justice Klevis Alla.

Alla in the SPAK file states that he was the one who ambushed the Haxhia brothers by calling them to give them the money of a debt. According to him, the meeting was left at the car market, where Talo Çela and Nuredin Dumani fired Kalashnikovs in their moving car.

“I ambushed Besmir Haxhina. I called him and told him let me give you the money for the debt. We left to see him at the car market. When I saw his car I passed him. At that moment, Talo Çela and Nuredin Dumani fired volleys. The attack lasted 3 minutes. We did not know that the other brother Victor was in the car with him. Regarding the murder of Dorian Shkoza, I want to say that I informed Talon about his movements. I think Dorian’s murder was committed by Besmir Haxhia and Talo, based on their physical characteristics. “The driver does not know who he was.”

Talo Çela and Nuredin Dumani as well as Altin Ndoci are officially charged by the prosecution for the execution of the Haxhia brothers and are charged with murder in qualifying circumstances, participation in a structured criminal group, and illegal possession of weapons.

The penitent Alla in his confession states that it was Nuredin Dumani, who contracted him for the murder of Besmir Haxhia, showing him a photo of the target. Alla would have the role of driver and would be paid 10 thousand euros for this service, while it is stated that the car used in the murder was bought by Duman in the area of ​​Astiri.

“When I arrived at the tunnel in Shënavlash, there were Talo Çela, Altin Ndoci and Nuredini. Talo had a mask with a human face. Nuredini hood like RENEA, sleeveless sweatshirt with the inscription OFL. They got out of their car and took 3 guns in their luggage. I went there to send you the car. But Talo threatened me: You told me, you will come with what you do and he threatened me. I rode in Toyota with license plates AA 375 XN. The three got into the vehicle. “I called Besmir Haxhina and left the meeting”, said Alla.

Klevis Alla Alla confessed before the prosecutors the motive for the execution of the Haxhia brothers, as well as the start of conflicts between members of Talo Çela’s group

“After the event in Rinas, the disruption of the group of Talo Çela, Dorian Shkoza, Altin Ndoci and Besmir Haxhia began. The disruption started after a large amount of money came into play from the theft of Rinas “, the penitent concluded.

We recall that Talo Çela and Nuredin Dumani are on a national search and even the State Police has decided a considerable amount for anyone who provides information about their location, but so far none of them has been found.

(E.K / Faxweb.al)