DVP Elbasan

Goditet një rast i ushtrimit të lotarive të palejuara, arrestohet në flagrancë 1 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër.

Në pranga edhe 2 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Vijojnë kontrollet e pandërprera në të gjithë qarkun Elbasan, në zbatim të planit të masave për evidentimin dhe ndëshkimin ligjor të veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit. Si rezultat është konstatuar një subjekt që ishte përshtatur për zhvillimin e lojërave të fatit.

Arrestohet në flagrancë shtetasi A. L., 32 vjeç, banues në Gramsh, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe ” Vënia në dispozicion e lokaleve për lojërat të palejuara”. Ky shtetas, në lagjen “Sporti”, Gramsh, në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit A. M. (i cili është proceduar penalisht në gjendje të lirë), ushtronte këtë aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit. Gjatë kontrollit të ushtuar në ambientet e lokalit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një aparat celular me faqe sportive të hapura, ku ishin të vendosura biletat me ndeshje, një laptop dhe 62.700 lekë që dyshohet se janë përfituar nga biletat e vendosura për loto.

—-

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik” dhe “Goditje për shkak të detyrës”, shtetasin A. J., 19 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka goditur dhe kundërshtuar punonjësin e Policisë, për shkak të detyrës.

—–

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin I. K., 35 vjeç, banues në Përrenjas, pasi në aksin rrugor Librazhd-Përrenjas, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, në gjendje të dehur është përplasur me mjetin tip kamion me drejtues shtetasin Q. B., dhe për pasojë janë plagosur të dy drejtuesit e mjeteve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale.

DVP Elbasan

A case of exercising illegal lotteries is hit, 1 citizen is arrested in flagrante delicto, another 1 is prosecuted.

2 other citizens in handcuffs, for various criminal offenses.

Uninterrupted controls continue throughout the region of Elbasan, in implementation of the plan of measures for the identification and legal punishment of illegal gambling activity. As a result, a subject was identified that was adapted for the development of gambling.

The citizen A. L., 32 years old, resident in Gramsh, is arrested in flagrante delicto, for the criminal offenses “Hiding the income”, “Organizing illegal lotteries” and “Making available the premises for illegal games”. This citizen, in the neighborhood “Sporti”, Gramsh, in the premises of the restaurant owned by the citizen A. M. (who was prosecuted at large), exercised this illegal gambling activity. During the control exercised in the premises of the bar, a mobile phone with open sports pages was found and seized as material evidence, where the tickets for the match, a laptop and 62,700 Lekë were placed, which are suspected to have benefited from the tickets set for Pool.

—-

Specialists for the Investigation of Crime in the Elbasan Police Commissariat arrested in flagrante delicto, for the criminal offenses “Opposition of a public order employee” and “Strike due to duty”, the citizen AJ, 19 years old, resident in Elbasan, after hitting and opposing the employee of the Police, due to duty.

—–

Traffic specialists at the Local Police Directorate of Elbasan arrested in flagrante delicto the citizen IK, 35 years old, resident in Përrenjas, after on the road axis Librazhd-Përrenjas, driving a vehicle type “Volkswagen”, in a drunken state collided with a truck type vehicle with driving the citizen QB, and as a result both drivers were injured, out of danger for life.

The investigative materials were forwarded to the Prosecutor’s Office at the Court of First Instance in Elbasan, for further procedural actions.