Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme për një shtetas të s.eksit mashkull, rreth 65 vjeç, i cili u gjet i pajetë në bregun e lumit Shkumbin, ju informojmë se:

Nga veprimet e para hetimore rezulton se vdekja ka ardhur si shkak i mbytjes në lumë.

Policia e Elbasanit kërkon ndihmën e medias dhe të qytetarëve për identifikimin e kufomës, pasi trupit të pajetë nuk i është gjetur asnjë dokument identifikimi me vete.

Ky shtetas ishte rreth 65 vjeç, me flokë të thinjur, veshur me një këmishë blu me kuadrate, një fanellë të leshtë dhe pantallona ngjyrë gri, i gjatë rreth 1.75 cm, mbante një orë dore serme, te rripi i pantallonave kishte të varur një çelës shtëpie dhe kishte një shenjë të vjetër operimi në krahun e majtë. Cilido që kanë informacion të telefonojnë në numrin 112.

Following the information given yesterday for a citizen of the male sex, about 65 years old, who was found dead on the bank of the river Shkumbin, we inform you that:

From the first investigative actions it results that the death came as a result of drowning in the river.

Elbasan Police seeks the help of the media and citizens to identify the body, as no dead body was found with any identification document.

This citizen was about 65 years old, with gray hair, wearing a blue shirt with squares, a woolen shirt and gray pants, about 1.75 cm tall, he was wearing a green wristwatch, a keychain was hanging from his belt. indoor and had an old sign of surgery on the left arm. Anyone with information can call 112.