Policia e Shkodrës ka identifikuar autorin e plagosjes së ndodhur gjatë pasdites në qytetin e Shkodrës, ku një person u qëllua me armë zjarri në zonën pranë bustit të Prek Calit.

Sipas policisë, i plagosuri është identifikuar si Tonin Larushku, 38 vjeç, nga fshati Toplanë i Vaut të Dejës, ndërsa autori i shpallur në kërkim është, Luverdo Kola, 29 vjeç banues në Shkodër.

Njoftimi i Policise Shkodër;

Policia identifikon autorin e plagosjes së ndodhur pak minuta më parë dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Në zonën e quajtur Prek Cali, të qytetit të Shkodrës, shtetasi T.L, 38 vjeç, nga fshati Toplanë, Vau i Dejës, si pasojë e një konflikti të çastit me një person tjetër ka mbetur i plagosur me armë zjarri dhe ndodhet në spital për ndihmë mjeksore

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e DVP dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta profesionale kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, shtetasin L.K, 29 vjeç banues në Shkodër.

Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me FNSH kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit.

Në atë zonë është kapur dhe shoqëruar një person që dyshohet se ka djeni për ngjarjen .

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe sigurimin e çdo prove materiale në vendngjarje që do ti shërbejë hetimit dhe dokumentimit të plotë ligjor të ngjarjes

Shkodra police have identified the perpetrator of the injury that occurred during the afternoon in the city of Shkodra, where a person was shot with a firearm in the area near the bust of Prek Cali.

According to the police, the injured was identified as Tonin Larushku, 38 years old, from the village of Toplanë in Vau i Dejës, while the perpetrator declared wanted is Luverdo Kola, 29 years old resident in Shkodra.

Notification of Shkodra Police;

Police identify the perpetrator of the injury that occurred a few minutes ago and continue combing the area to capture him.

In the area called Prek Cali, of the city of Shkodra, the citizen TL, 38 years old, from the village of Toplanë, Vau i Dejës, as a result of an instant conflict with another person, was wounded with a firearm and is in the hospital for help. medical

Upon receiving the notification, the services of the DVP and the Shkodra Police Commissariat immediately went to the scene and thanks to quick professional actions made possible the identification of the suspected perpetrator, citizen L.K, 29 years old resident in Shkodra.

Police services in cooperation with FNSH have surrounded the area and continue combing to catch the perpetrator.

A person suspected of knowing about the event was caught and escorted in that area.

The investigative group under the direction of the Shkodra Judicial District Prosecutor’s Office is continuing the work to clarify the circumstances of the event and provide any material evidence at the scene that will serve the investigation and full legal documentation of the event.