Gjatë orëve të natës dhe paradites së të dielës janë regjistruar reshje shiu në të gjithë territorin e vendit. Sa i përket përmbytjeve, përkeqësimi i motit ka shkaktuar sërish problematika në qarkun e Shkodrës.

Aktualisht probleme paraqitën në aksin rrugor të Bushatit, ndërsa një pjesë e rrugës së Obotit ndodhet nën ujë dhe nuk rekomandohet qarkullimi me mjete të ulëta. Bashkia Shkodër njofton se situata në këtë territor janë të përmbytura 748 hektarë tokë, ndërsa prurjet në lumin Kir janë rritur.

Situata ka qenë problematike edhe në disa akse rrugore.

Siç shihet në pamje, rrëshqitje të dherave në rrugë, ka patur në Qafën e Muzinës e në Bistricë të qarkut të Gjirokastrës, duke vështirësuar kështu qarkullimin e mjeteve. Për disa orë u bllokua aksi Përmet-Çarshovë. U desh ndërhyrja e punonjësve të mirëmbajtjes së rrugëve që aksi të zhbllokohej.

Edhe në qarkun e Korçës gjatë gjithë natës ka pasur reshje shiu me intensitet mesatar. Në lartësinë mbi 1300 m janë regjistruar reshje dëbore. Trashësia e saj ka shkuar në 10 centimetra. Autoriteti Rrugor ka paralajmëruar drejtuesit e mjeteve që udhëtojnë në rrugën Korçë/Boboshticë-Dardhë, nga km 8 deri në km 14, të përdorin zinxhirë ose goma dimërore.

Më problematike është situata në zonat e thella të Korçës. Në fshatrat Panarit, Grabockë e Vithkuq bora ka shkuar në 50 centimetra. Për pasojë rrugët janë të bllokuara.

Probleme ka patur edhe me furnizimin me energji elektrike në fidrin Nr. 6, të Mollasit në bashkinë Kolonjë. Sipas autoriteteve lokale aktualisht të gjitha rrugët në vend janë të kalueshme dhe pa probleme.

 

During the night and Sunday morning hours, rainfall was recorded throughout the country. Regarding the floods, the deterioration of the weather has again caused problems in the region of Shkodra.

Currently there are problems on the road axis of Bushat, while a part of the Obot road is under water and low traffic is not recommended. The Municipality of Shkodra announces that the situation in this territory is flooded 748 hectares of land, while the inflows in the river Kir have increased.

The situation has been problematic in some road axes.

As can be seen in the picture, there were landslides on the road, in Qafën e Muzinës and in Bistricë of Gjirokastra district, thus making the circulation of vehicles difficult. The Përmet-Çarshovë axis was blocked for several hours. It took the intervention of road maintenance workers to unblock the axis.

Even in the region of Korça, there was moderate rain throughout the night. At an altitude of over 1300 m, snowfall has been recorded. Its thickness has gone to 10 centimeters. The Road Authority has warned the drivers of vehicles traveling on the road Korça / Boboshticë-Dardhë, from km 8 to km 14, to use chains or winter tires.

The most problematic is the situation in the remote areas of Korça. In the villages of Panarit, Grabockë and Vithkuq the snow has gone to 50 centimeters. As a result, the roads are blocked.

There were also problems with the electricity supply in feeder no. 6, of Mollas in the municipality of Kolonjë. According to local authorities, currently all roads in the country are passable and without problems.