Reshjet e dendura të shiut kanë bërë që të vërshojë uji dhe aluvionet në aksin Librazhd-Prrenjas. Për pasojë një maune ka rrëshkitur duke bllokuar përkohësisht aksin rrugor. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar mjete të firmës kontraktore që po punojnë për pastrimin e rrugës dhe zhbllokimin e aksit rrugor.

Gjithashtu në vendngjarje ndodhet edhe prefekti i qarkut të Elbasanit, Klevis Xhoxhi dhe shtabi i emergjencës në prefekturë.

Policia ka marrë të gjitha masat për normalizimin e qarkullimit.

Shtërngatat e shiut kanë sjellë probleme në aksin Elbasan-Librazhd-Qafëthanë për shkak të rërshqitjes së gurëve, inerteve, masave shkëmbore dhe aluvioneve. Por ky aks monitorohet nga mjete të foirmës që pastrojnë rrugën.

Gjithashtu probleme ka paur edh enë aksin Gramsh-Moglicë ku gjithashtu ka pasur shembje në rrugë dhe është punuar për hapjen e saj.

Situata në shkallë qarku deri në mësditë:

Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë edhe 7 bashkitë e qarkut të Elbasanit

Dy lumenjtë, Shkumbini dhe Devolli, regjistrojnë prurje të mëdha uji. Veçanërisht Shkumbini ndodhet në pragun kritik. Nëse reshjet vazhdojnë me intensitet të lartë rrrezikohen shtëpi banimi, ujësjellësa, toka bujqësore dhe biznese që ndodhen në anë të tij. Madje Shkumbini në fshatin Papërr ka përmbytur disa toka bujqësore dhe ka hyrë në oborrin e disa shtëpive.

Ndërsa për devollin shërben si stabilizator diga e Moglicës dhe HEC Banjë.

Mjaft i rrezikshëm në kohë reshjes mbetet përroi i Zaranikës. Edhe ky përrua ka mjaft prurje. Por deri më tani investimet e kryera po rezistojnë. Megjithatë, problem mbetet diga e cila është mbushur me gurë dhe inerte dhe gjithcka që vjen nga malet bie në shtratin e përroit duke e dëmtuar atë.

Gjatë 24 orëve të fundit ka pasur rrëshqitje gurësh dhe inertesh në akse të rëndësishme rrugore siç është segmenti Elbasan-Librazhd-Qafëthanë. Dy pikat më të rrezikshme janë Kthesat e Murrashit dhe kthesat e Pishkashit.

Në këtë aks rrugor punojnë pa ndërprerje automjetet e mirëmbajtjes. Por drejtuesit e automjeteve duhet të jenë të kujdesshëm gjatë udhëtimit.

Rrëshqitje të masave shkëmbore ka pasur edhe në aksin Gramsh-Moglicë- Korçë. Dhe në këtë aks punohet vazhdimisht për ta mbajtur rrugën të hapur.

Sipas raportimeve, në zonat rurale ka vërshime të përrenjve që kanë përmbytur rrugë dhe toka bujqësore.

Ndërsa në akse të tilla si Cërrik-Gramsh, Librazhd Qafëthanë ka dhe vërshim të ujit dhe aluvioneve në rrugë.

Në Orenjë të Librazhdit ka ndërprerje të energjisë si pasojë e këputjes së përcjellësave të korentit. Moti i keq ka shembur shtylla dhe ka këputur telat. Po punohet nga OSHE për rikthimn e energjisë.

Prefekti i Elbasanit Klevis Xhoxhi ka mbledhur disa herë shtabin e emergjencave i cili monitoron situatën dhe mban lidhje me njësitë vendore për përballimin e situatës.

Heavy rains have caused water and alluvium to flood the Librazhd-Prrenjas axis. As a result, a barge slipped, temporarily blocking the road axis. Vehicles of the contracting firm that are working to clear the road and unblock the road axis have gone to the scene.

Also at the scene is the prefect of the district of Elbasan, Klevis Xhoxhi and the emergency headquarters in the prefecture.

Police have taken all measures to normalize traffic.

Rainstorms have caused problems on the Elbasan-Librazhd-Qafëthanë axis due to landslides, aggregates, rock masses and alluvium. But this axis is monitored by firm tools that clear the way.

The Gramsh-Moglica axis also had problems, where there was also a collapse on the road and work was done to open it.

Situation at the county level until noon:

Heavy rains have also affected 7 municipalities of Elbasan region

The two rivers, Shkumbini and Devolli, record large water inflows. Shkumbini in particular is on the critical threshold. If the rains continue with high intensity, residential houses, water supply systems, agricultural lands and businesses located on its side are endangered. Shkumbini even flooded some agricultural lands in the village of Papërr and entered the yard of some houses.

As for devolli, the Moglica dam and HEC Banja serve as stabilizers.

The Zaranika stream remains quite dangerous during the rainy season. This stream also has a lot of inflows. But so far the investments made are resisting. However, the problem remains the dam which is filled with stones and inert and everything that comes from the mountains falls into the creek bed damaging it.

During the last 24 hours there have been landslides and inerts on important road axes such as the segment Elbasan-Librazhd-Qafëthanë. The two most dangerous points are the Murrash Curves and the Pishkashi Curves.

Maintenance vehicles work without interruption on this road axis. But drivers need to be careful when traveling.

There have been landslides in the Gramsh-Moglica-Korca axis. And in this axis we are constantly working to keep the road open.

According to reports, in rural areas there are torrential floods that have flooded roads and agricultural land.

While in axes such as Cërrik-Gramsh, Librazhd Qafëthanë there is flooding of water and alluvium on the road.

In Orenjë of Librazhd there are power outages due to the breakdown of power lines. Bad weather has knocked down poles and shattered wires. OSHE is working on energy recovery.

The mayor of Elbasan, Klevis Xhoxhi, has met several times with the emergency headquarters, which monitors the situation and maintains contacts with local units to deal with the situation.