Stacioni Policor në Pejë, me datë 10.04.2021, ka pranuar informacion nga viktima se deri sa kishte qenë me bashkëshorten me automjet ne lëvizje ne rrugën magjistrale Istog-Peje në fshatin Vitomiricë, është ndaluar nga një veturë e cila i kishte aktivizuar një lloj alarmi ( dritë vezulluese).

Viktima është ndaluar, nga vetura tani e dyshuar kishte dalë njëri nga të dyshuarit dhe ishte prezantuar si person zyrtar (Polic), i cili sipas viktimës kërkon dokumente dhe fillon ti bëjë pyetje a ke diçka të dyshuar, pasi që viktima i drejtohet se unë po ju njoh, pastaj i dyshuari menjëherë i kthen dokumentet viktimës e liron dhe largohet.

Pas informacionit të pranuar mbi të dhënat e veturës së dyshuar, Policia menjëherë janë vënë ne ndjekje të personave të dyshuar të cilët pas identifikimit janë arrestuar të njëjtëve iu është konfiskuar drita vezulluese të cilën dyshohet se e kanë përdorur për ndalimin e veturës. Të dyshuarit janë intervistuar nga hetuesit e Stacionit Policor në Pejë dhe më pas me urdhër të Prokurorit të shtetit iu është caktuar masa e ndalimit Policor dhe janë dërguar në mbajtje.

 

The Police Station in Peja, on 10.04.2021, received information from the victim that while he was with his wife in a moving vehicle on the highway Istog-Peje in the village Vitomirica, he was stopped by a car which had activated a kind of alarm (flashing light).

The victim was stopped, one of the suspects got out of the now suspect car and introduced himself as an official (Police), who according to the victim asks for documents and starts asking questions if you have anything suspicious, as the victim addresses him that I am you know, then the suspect immediately returns the documents to the victim and releases him and leaves.

After receiving the information on the data of the suspected vehicle, the Police immediately pursued the suspects who, after identification, were arrested and the flashing light was confiscated, which they allegedly used to stop the vehicle. The suspects were interviewed by the investigators of the Police Station in Peja and then by order of the State Prosecutor they were assigned the measure of police detention and were taken into custody.