Prof. Dr. Skender Topi rizgjidhet Rektor i Universitetit të Elbasanit edhe për katër vitet në vazhdim.

Pas përfundimit të procesit në 5 fakultete Prof. Dr. Skender Topi fitoi duke grumbulluar 89.4% të votave të grumbulluara nga studentët dhe personeli akademik.

Sa i përket fakulteteve të këtij Universiteti rezultatet janë si më poshtë:

Në Fakultetin e Shkencave të Natyrës rizgjidhet Prof. Dr. Sotir Mali
Në Fakultetin Ekonomik rizgjidhet Prof. As. Dr. Imelda Sejdini
Në Fakultetin e Shkencave Mjekësore dhe Teknike rizgjidhen Prof. As. Dr. Shkëlqim Hidri.
Në Fakultetin e Shkencave të Edukimit zgjidhet Prof. As. Dr. Elisabeta Osmanaj

Rezultati i arritur nga profesor Skender Topi për rektor dëshmon edhe njëherë mbështetjen masive që ai gëzon si ndër studentë ashtu edhe në stafin akademik të 5 fakulteteve.

Gjithashtu ai është tregues i punës së kryer deri më tani nga organet drejtuese të udhëhequr me vizion nga prof. Topi.

Pas rezultateve të akreditimit Universiteti i Elbasanit u klasifikua si shkëlqyeshëm nga grupi i punës dhe pritet të marrë maksimumin e viteve (5-6).

Një ndër sfidat e rektorit gjatë viteve në vazhdim është akreditimi i sa më shumë programeve të studimit në të gjitha fakultetet.

Ndërkohë investimet, ndërkombëtarizimi, rritja shkencore dhe profesionale, hapja e degëve që kanë tregje të punës, çelja e degës juridik etj, janë disa nga arritjet katër viteve që shkuan.

Në katër vitet në vazhdim Universiteti i Elbasanit ka si objektiv të kthehet në një nga Institucionet lider të Arsimit të Lartë në Shqipëri.

Prof. Dr. Skender Topi is re-elected Rector of the University of Elbasan for the next four years.

After the completion of the process in 5 faculties Prof. Dr. Skender Topi won by collecting 89.4% of the votes collected by students and academic staff.

Regarding the faculties of this University, the results are as follows:

In the Faculty of Natural Sciences is re-elected Prof. Dr. Sotir Mali
In the Faculty of Economics, is re-elected. Prof. As. Dr. Imelda Sejdini
In the Faculty of Medical and Technical Sciences are re-elected Prof. As. Dr. Shkëlqim Hidri.
In the Faculty of Education Sciences is elected Prof. As. Dr. Elisabeta Osmanaj

The result achieved by Professor Skender Topi for rector proves once again the massive support he enjoys both among students and in the academic staff of 5 faculties.

It is also an indicator of the work done so far by the governing bodies led by vision by prof. Topi.

Following the accreditation results, the University of Elbasan was classified as excellent by the working group and is expected to receive the maximum of years (5-6).

One of the challenges of the rector during the following years is the accreditation of as many study programs in all faculties.

Meanwhile, investments, internationalization, scientific and professional growth, opening branches that have labor markets, opening a legal branch, etc., are some of the achievements of the past four years.

In the next four years, the University of Elbasan aims to become one of the leading Institutions of Higher Education in Albania.