Një ngjarje ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Korçës, ku një 17-vjeçar me iniciale Th. Th., ka plagosur në këmbë një 23-vjeçar me iniciale K.L. Ngjarja mësohet se ka ndodhur si shkak i një konflikti të çastit, në lagjen nr.14, Korçë, rreth orës 10:55. 17-vjeçari është arratisur nga vendngjarja, dhe policia është duke punuar për kapjen e autorit të dyshuar.

Njoftimi i plotë i policisë:

Më datë 28.04.2021, rreth orës 10:55, në lagjen nr.14, Korçë, pas një konflikti të çastit, shtetasi Th. Th., rreth 17 vjeç, banues në Korçë, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin K. L., rreth 23 vjeç, i cili u dërgua në Spitalin e Korçës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga ana e Policisë po kryhen veprimet proceduriale dhe po punohet për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

An event happened today in the city of Korça, where a 17-year-old with the initials Th. Th., Injured a 23-year-old man with the initials K.L.

The event is learned to have occurred as a result of an instant conflict, in neighborhood no. 14, Korça, around 10:55. The 17-year-old has fled the scene, and police are working to apprehend the suspected perpetrator.

Full police report: On 28.04.2021, around 10:55, in the neighborhood no. 14, Korça, after an instant conflict, the citizen Th. Th., About 17 years old, resident in Korça, is suspected of having wounded with a firearm in the leg, the citizen K. L., about 23 years old, who was taken to the Hospital of Korça and is out of danger for life.

Procedural actions are being carried out by the Police and work is underway to apprehend the suspected perpetrator. The investigation team is at the scene and is working to clarify the circumstances of the event.