Policia e Lezhës ka reaguar për arrestimin e avokatit Gjergj Neli duke sqaruar sipas saj konfliktin. Policia akuzon se avokati është arrestuar, pasi kundërshtoi, goditi me grusht dhe i grisi bluzën efektivit.

Në njoftimin zyrtar për mediat, drejtoria e policisë Lezhë deklaron se rreth orës 15:10 mori një telefonatë për një konflikt, në afërsi të hotel turizmit. Pasi arriti në vendin e ngjarjes, policia thekson se konstatoi avokatin dhe bashkëshorten e tij Shaqe Marinaj duke u konfliktuar me një person.

Më tej, policia thotë se ndërhyri për të penguar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, por akuzon se avokat Neli i ka kundërshtuar me dhunë duke goditur me grusht dhe grisur bluzën njërit prej efektivëve. Për këtë arsye Gjergj Neli u arrestua. 68-vjeçari banues në Lezhë tashmë do të përballet me akuzën e kundërshtimit me dhunë të policisë.

Sherri i çiftit të avokatëve nisi për dy stola që kishin vendosur poshtë pallatit ku kishin edhe zyrën, por që kundërshtohej nga banorët. Shaqe Marinaj theksoi se ka bërë gati një padi te Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat për efektivin e policisë, Myrteza Mehmeti që sipas saj e dhunoi atë dhe burrin e saj

Lezha Police has reacted to the arrest of lawyer Gjergj Neli, explaining according to her the conflict. Police allege that the lawyer was arrested after he objected, punched and tore the effective shirt.

In the official press release, the Lezha Police Directorate states that around 15:10 it received a call about a conflict, near the tourism hotel. After arriving at the scene, the police state that they found the lawyer and his wife Shaqe Marinaj having a conflict with a person.

Further, the police say that they intervened to prevent further escalation of the conflict, but accuses that lawyer Neli has violently opposed them by punching and tearing the shirt of one of the officers. For this reason Gjergj Neli was arrested. The 68-year-old resident of Lezha will now face charges of violent opposition by the police.

The quarrel of the couple of lawyers started for two benches that they had placed under the palace where they also had the office, but which was opposed by the residents. Shaqe Marinaj stated that she has prepared a lawsuit to the Service for Internal Affairs and Complaints for the police officer, Myrteza Mehmeti, who according to her raped her and her husband