Kjo e mërkurë e ka gjetur vendin nën “pushtetin” e reshjeve të shiut! Për pushuesit e këtij fillim gushti, këto dy ditë nuk ka plazh, pasi reshjet e shiut do të zgjasin deri nga fundjava, ku pritet të ketë një përmirësim të motit. Reshjet e shiut kanë qenë me dendësi të lartë në shumë qytete. Në Vlorë, era e fortë ka marrë me vete shezlonge dhe çadra. Ajo që ka lënë pas është një pamje jo shumë e bukur për askënd, aq më tepër për pushuesit.

Teksa në Vlorë, shiu u ka “shkatërruar” pushimet, në Fier ai ka shërbyer për shuar flakët e zjarrit në Seman, të cilët forcat zjarrfikëse po mundoheshin prej tre ditësh.

I “mezipritur” shiu ka qenë edhe në Kukës. Pas disa muajve thatësirë, reshjet kanë ndikuar pozitivisht në rritjen e nivelit të ujit në liqenin e Fierzës, i cili aktualisht është 279 m mbi nivelin e detit. Ndërkohë, edhe basenet kryesore të qytetit që furnizojnë me ujë të pijshëm janë mbushur plot, duke bërë që banorët të mos kenë mungesa siç kanë ndodhur në dy muajt e fundit. Megjithatë, shiu ka shkaktuar probleme në disa prej rrugëve kryesore si pasojë e amortizimit.

Reshje të dendura shiu ka pasur edhe në Gjirokastër. Si pasojë e rrëzimit të një peme ka bllokuar aksin nacional Gjirokastër- Kakavijë në afërsi të Lazaratit, duke shkaktuar radhë të gjata kilometrike të automjeteve në dy kahet e rrugës.

 

This Wednesday has found the country under the “power” of rainfall! For vacationers this early August, these two days there is no beach, as the rain will last until the weekend, where the weather is expected to improve. Rainfall has been high in many cities. In Vlora, the strong wind has taken sunbeds and tents. What it has left behind is a view not too beautiful for anyone, much less for vacationers.

While in Vlora, the rain has “destroyed” their holidays, in Fier it has served to extinguish the flames in Seman, which firefighters have been trying for three days.

The “unexpected” rain has also been in Kukës. After several months of drought, rainfall has had a positive impact on increasing the water level in Lake Fierza, which is currently 279 m above sea level. Meanwhile, even the main basins of the city that supply drinking water are full, making the residents have no shortages as have happened in the last two months. However, the rain has caused problems on some of the main roads as a result of depreciation.

There was heavy rain in Gjirokastra as well. As a result of the fall of a tree, it blocked the national axis Gjirokastra-Kakavija near Lazarat, causing long kilometers of vehicles on both sides of the road.