Kreu i qeverisë shqiptare ka njoftuar se është gati paketa tjetër që do të mbështesë të sëmurë për barnat esencialë dhe familjet në ndihmë ekonomike. Ai tha se nuk janë marrë masa shtrënguese si në shumë vende për të evituar mbylljen e ekonomisë.

“Komiteti i Ekspertëve ka bërë projeksionin për sa do të jetë infektueshmëria dhe kemi gati edhe një paketë tjetër, që do të dalë shumë shpejt për të mbështetur të sëmurët, për barnat esenciale, qoftë për të mbështetur familjet në ndihmë ekonomike, sepse gjërat mund të shkojnë në drejtime të ndryshme.

Ne nuk kemi bërë masa shtrënguese të një natyre si ato që janë bërë në shumë vende, masat tona janë minimale, sepse ne nuk duam ta mbyllim ekonominë, jo sepse mendojmë ta mbajmë hapur e të vdes kush të vdesë, por mendojmë se duhet mbajtur një ekuilibër.

Ndaj iu bëj thirrje njerëzve të bëjnë detyrat e thjeshta. Në të gjitha rastet për njerëzit më në nevojë situata është jo e lehtë dhe ne duam që atyre që janë në ndihmë ekonomike, deri në përfundim të kësaj flame, t’i bëjmë një shtesë të konsiderueshme në ndihmë“, tha Rama.

The head of the Albanian government has announced that the next package is ready that will support the sick for essential medicines and families in economic assistance. He said no austerity measures have been taken as in many countries to avoid closing the economy.

“The Committee of Experts has made a projection as to how contagious it will be and we have ready another package, which will come out very soon to support the sick, for essential medicines, or to support families in economic aid, because things can go in different directions.

We have not taken coercive measures of a nature like those that have been done in many countries, our measures are minimal, because we do not want to close the economy, not because we want to keep it open and let anyone die, but we think we should keep a balance.

So I urge people to do simple tasks. In all cases, for the most needy people, the situation is not easy and we want to make a significant addition to those who are in economic aid, until the end of this flame “, said Rama.