Në ditën e Europës kryeministri ka zbuluar emrin e të përzgjedhurit si kryenegociator pas zyrtarizmit të çeljes së negociatave me BE.

Por si pjesë të përgatitjeve për konferencën ndërqeveritare, Shqipëri-BE, Rama ka planifikuar dhe një takim me të gjitha palët politike në Tiranë, përfshirë Presidentin dhe kreun e opozitës.

Qëllimi: Uniteti kombëtar për këtë çështja të jetë i dukshëm dhe në sytë e Brukselit.

“ Ne jemi gati për t’u ulur në një tryezë të gjerë me presidentin, kryetarin e opozitës dhe të gjithë aktorët e tjerë përfaqësues të institucioneve të pavarura, të drejtësisë, Në një tryezë ku të shprehim vullnetin e përbashkët, secili të bëjë detyrat e veta, jo për t’u imponuar të tjerëve që të bëjnë detyrat e tyre, por për një mesazh të fortë uniteti kombëtar në këtë proces, që deri më sot nuk më rezulton se ka një mendje tjetër”.

Në krah të ambasadorit të BE në Tiranë, Rama veç falenderimeve për mbështetjen që po jep BE për përballimin e situatës si për Covid 19 dhe tërmetin e 26 Nëntorit, u jep përgjigje dhe akuzave për menaxhimin e fondeve.

“Puna me sistemin shëndetësor vazhdon falë edhe BE, për ata që thonë se paratë e BE janë vjedhur u them se ato sapo kanë filluar të rimbursohen, s’janë para që vijnë me valixhe por fonde që strukturohen dhe monitorohen nga vetë BE. Falenderoj në fund BE që na rrinë pranë në çdo hap…”

Veç parave të lëvruara tashmë ambasadori Soreca detajon dhe atë që pritet të vij në gjysmën e dytë të vitit.

“230 mln euro janë përcaktuar për Shqipërinë, 4 mln menjëherë për shëndetësisë. 45 mln euro të tjera do të jenë gati në korrik për mbrojtjen sociale për pjesën më të cenueshme të shoqërisë. BE ka vendosur 480 mln euro për huamarrje, do të jenë të disponueshme në fillim të korrikut.. Do të ketë edhe një plan ekonomik të investimeve në 6 mujorin e dytë të vitit për rimëkëmbjen, transportin, energjinë dhe infrastrukturën”.

Kryeministri flet dhe për vështirësisë së vendimmarrjes për hapjen e turizmit megjithatë është besimplote së përgjegjshmëri qytetare nuk do ta kthejë situatën në pikën zero për t’ju rikthyer masave të izolimit në rast të shtimit të numrave të të prekurve.

On Europe Day, the Prime Minister revealed the name of the person selected as chief negotiator after the official opening of negotiations with the EU.

But as part of preparations for the intergovernmental conference, Albania-EU, Rama has also planned a meeting with all political parties in Tirana, including the President and the leader of the opposition.

Purpose: National unity for this issue to be visible in the eyes of Brussels.

“We are ready to sit at a wide table with the president, the opposition leader and all the other representatives of the independent institutions of justice. At a table where we can express our common will, everyone must do their part oneself, not to force others to do their duties, but for a strong message of national unity in this process, which to this day does not seem to me to have a different mind ”.

Along with the EU Ambassador to Tirana, Rama, in addition to thanking the EU for its support in coping with the situation as in Covid 19 and the November 26 earthquake, responds to allegations of fund management.

“Work with the health system continues thanks to the EU, for those who say that EU money has been stolen, I tell them that it has just started to be reimbursed, not money that comes with luggage but funds that are structured and monitored by the EU itself. Finally, I thank the EU for staying close to us at every step. ”

In addition to the money already paid, Ambassador Soreca details what is expected to come in the second half of the year.

“230 million euros have been set for Albania, 4 million immediately for health. Another 45m euros will be ready in July for social protection for the most vulnerable part of society. The EU has set 480m euros in borrowing, which will be available in early July. There will also be an economic investment plan in the second half of the year for recovery, transport, energy and infrastructure.

The Prime Minister also talks about the difficulty of decision-making for the opening of tourism, however, he is confident that civic responsibility will not return the situation to zero to return to isolation measures in case of increasing the number of those affected.