Xhesian Shazimani

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Berlin, dhe sipas informacionit nga kryeministria, ai do të takonte kancelaren gjermane Angela Merkel lidhur me Konferencën e Donatorëve që do të zhvillohet në datë 17 Shkurt në Bruksel. Por mesa duket takimi i kryeministrit Rama me kancelaren gjermane do të sjell zhvillime të mëtejshme.

Burime konfidenciale për gazetën “Shekulli”, thanë se kryeministri Rama në 23 mars të këtij viti, datë që përkon edhe me kongresin e Partisë Socialiste, do të shpallë zgjedhjet e parakohshme. Si nën zë pjesëtarë të delegacionit kanë pohuar se kryeministri Rama i ka premtuar kancelares gjermane se pas miratimit me 15 mars të Reformës Zgjedhore do të njoftojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare këtë vit.

Duke qenë se Shqipëria shpreson në një shans të dytë për hapjen e negociatave, për të mos e humbur duhet të zgjidhë edhe krizën politike ku është zhytur. Kjo do të bëhet para Samitit të muajit maj 2020 në Kroaci, ku vendet anëtare do të vendosin edhe për Shqipërinë, pasi Maqedonia e Veriut e ka kaluar provimin. Po sipas këtyre burimeve, thuhet se zgjedhjet e parakohshme mund të mbahen në muajin tetor të këtij viti.

Burimi: Shekulli

Prime Minister Edi Rama is in Berlin, and according to information from the prime minister, he will meet with German Chancellor Angela Merkel over the Donors’ Conference to be held in Brussels on 17 February. But it looks like Prime Minister Rama’s meeting with the German Chancellor will bring further developments.

Confidential sources for the newspaper “Shekulli” said that Prime Minister Rama on March 23 this year, which coincides with the congress of the Socialist Party, will announce early elections. As members of the delegation have said, Prime Minister Rama has promised the German Chancellor that he will announce early parliamentary elections this year after the March 15 adoption of the Electoral Reform.

As Albania hopes for a second chance to open negotiations, not to lose it must also resolve the political crisis it has plunged into. This will be done before the May 2020 Summit in Croatia, where member states will also decide on Albania after North Macedonia has passed the exam. But according to these sources, it is said that early elections could be held in October this year.