Kryeministri Edi Rama ka reaguar për situatën në Kakavijë, ku shkruan se është në kontakte të vazhdueshme me zyrën e kryeminsitrit grek, por jo me vetyë atë.
Rama shprehet se situata e krijuar në Kakavijë nuk është për fajin e palës shqiptare, dhe sipas tij tamponimi i të gjithë qytetarëve që kalojnë në kufi vshtë një masë e pakuptimtë.

Rama shton se Shqipëria, nuk do t’i rikthehet karantinimit të detyruar për ata që vijnë nga jashtë, dhe as nuk do të rishtrëngojë lëvizjen e njerëzve brenda për brenda vendit.

Postimi i plotë i Ramës:

E kam ndjekur orë pas ore situatën e rënduar tejmase në doganën e Kakavisë. Kemi komunikuar gjatë gjithë kohës me zyrën e kryeministrit Mitzotaqis e me autoritetet e tjera greke. Kam marrë me mirëkuptim edhe mallkimet, sharjet, fyerjet nga shumëkush, që shpesh s’ka lidhje fare me radhën kilometrike në Kakavi, po e ndjen si detyrë patriotike të shajë e të akuzojë shtetin dhe qeverinë në fejsbuk.

Por fakti është se në këtë rast, nuk bëhet fjalë për asnjë lloj padrejtësie apo diskriminimi ndaj shqiptarëve, siç thonë “patriotët” që luftojnë për dinjitetin e atdheut nga ajfoni i tyre. Këtu është fjala për një regjim të ri kontrollesh kufitare, me tamponimin e detyrueshëm të kujtdo që kalon kufirin e Greqisë, qoftë shqiptar, qoftë suedez apo britanik, shtetas këta që si gjithë të tjerët i nënshtrohen testimit në çdo aeroport të vendit fqinj. Madje edhe vetë shtetasit grek kanë të njëjtin detyrim dhe të njëjtin trajtim. Nga ana tjetër kjo çmenduri, në radhë për të kaluar kufirin nuk ndodh vetëm në Kakavi sot, dje për shembull, pika e kalimit në portin e Doverit në Britani ishte në kolaps të plotë dhe në radhë rrinin britanikët për t’u kthyer në shtëpi nga Franca, që t’i shpëtonin rregullit të sapovendosur të karantinës së detyrueshme. Plot gjysëm milioni turistë britanikë në një rendje marramendëse drejt shtëpisë.

Kjo është koha e mallkuar që po jetojmë, ku normaliteti me të cilin jemi mësuar një jetë, ia ka lënë vendin imponimit të disa rregullave të pamendueshme deri dje, si edhe konfuzionit në mënyrën se kur e si vendosen, duke bërë që edhe shtete të vetë BE-së, të kenë rregulla të ndryshme nga njëri-tjetri, duke trajtuar në mënyrë të diferencuar njëri-tjetrin.

Unë nuk e di çfarë kuptimi ka vendosja e detyruar e tamponimit të çdo individi që hyn në një shtet të caktuar, sepse të gjithë e dimë që tamponimi nuk tregon asgjë kur virusin mund ta kesh marrë një ditë më parë dhe në fazën disa ditore të inkubimit ai nuk shfaqet. Ashtu sikundër, e kemi parë edhe që jo gjithnjë tamponi e zbulon infeksionin me Covid19. Por kështu e ka vendosur Greqia dhe jo vetëm Greqia po edhe plot shtete të tjera, ndërkohë që të tjera shtete, përfshirë edhe Shqipërinë, nuk e kanë këtë rregull. Së fundmi, disa shtete, përfshirë edhe Greqinë, kanë deklaruar se do të rifillojnë madje me karantinimin e detyruar të atyre që vijnë nga jashtë.

Ky fakt, i ka shtyrë mijëra njerëz drejt Kakavisë masivisht, për t’i shpëtuar karantinimit që nis javën e ardhshme në vendin fqinj dhe një regjimi ende më të shtrënguar, ku kalimi i kufirit do të bëhet me kuota ditore! Kjo e ka krijuar kolapsin e shërbimit doganor në anën greke, ku sado që janë shtuar e po shtohen kapacitetet e testimit, lehtësimi i lëvizjes as nuk ndjehet fare. Çfarë mund të bëjmë ne, qeveria dhe shteti shqiptar në këto kushte, kur e përsëris, ky është një rregull i përgjithshëm i shtetit grek, që prek edhe vetë grekët që kthehen në Greqi! Faktikisht në radhën kilometrike të Kakavisë – ku shumica dërmuese e qytetarëve janë rezidentë në Greqi, taksapagues të rregullt të shtetit grek – ka edhe disa grekë, që njësoj si gjithë të tjerët kanë rendur të kthehen për t’i shpëtuar karantinimit që hyn në fuqi në 16 gusht. Por asnjë dallim nuk bën pala greke për ta dhe as kërkon që ata të kalojnë pa radhë.

Ne kemi qenë qysh në fillim të shqetësuar, të angazhuar e të përfshirë plotësisht në këtë hall, duke u përpjekur të lehtësojmë sa mundemi me Emergjencat Civile, me Urgjencën Kombëtare e me strukturat vendore, qytetarët që po zhuriten në diellin e nxehtë përgjatë atij karvani biblik. Vazhdojmë të komunikojmë me palën greke për të mundësuar një lehtësim më të madh, e do të vazhdojmë të asistojmë me të gjitha forcat njerëzit në atë hall të madh.

Nga ana jonë ne, Shqipëria, nuk do t’i rikthehemi karantinimit të detyruar për ata që vijnë nga jashtë, as nuk do të rishtrëngojmë lëvizjen e njerëzve brenda për brenda. Por do të vazhdojmë të përsërisim se kjo luftë me virusin Covid19, kërkon që çdo qytetar të zbatojë rregullat e mësuara përmendësh tanimë. Virusi do të jetë vërdallë edhe për shumë kohë dhe ne duhet të mësohemi me faktin se jemi të rrezikuar, e nga ky rrezik nuk na mbron dot askush nëse nuk mbrojmë veten e njëri-tjetrin.

Prime Minister Edi Rama has reacted to the situation in Kakavija, where he writes that he is in constant contact with the office of the Greek Prime Minister, but not with him.
Rama says that the situation created in Kakavija is not the fault of the Albanian side, and according to him the buffering of all citizens crossing the border is a meaningless measure.

Rama adds that Albania will not return to the forced quarantine for those coming from abroad, nor will it restrict the movement of people inside the country.

Rama’s full post:

I have been following for hours the extremely aggravated situation at the Kakavia customs. We have been in constant contact with the office of Prime Minister Mitzotakis and other Greek authorities. I have also taken curses, insults, insults from many people, which often have nothing to do with the mileage in Kakavi, but it feels like a patriotic duty to curse and accuse the state and the government on Facebook.

But the fact is that in this case, it is not about any kind of injustice or discrimination against Albanians, as the “patriots” say who fight for the dignity of the homeland from their iPhone. This is a new regime of border controls, with the mandatory buffering of anyone who crosses the border of Greece, whether Albanian, Swedish or British, citizens who like everyone else are subject to testing at every airport in the neighboring country. Even Greek citizens themselves have the same obligation and the same treatment. On the other hand this madness, in line to cross the border does not only happen in Kakavi today, yesterday for example, the crossing point at the port of Dover in Britain was in complete collapse and in line stood the British to return home from France, to escape the newly established rule of compulsory quarantine. Full half a million British tourists in a dizzying run home.

This is the cursed time we are living in, where the normalcy with which we are accustomed to a life, has given way to the imposition of some unthinkable rules until yesterday, as well as confusion in the way when and how they are set, causing even their own states EU, have different rules from each other, treating each other differently.

I do not know what is the meaning of the compulsory placement of tamponade of every individual who enters a certain state, because we all know that tamponade shows nothing when you could have gotten the virus the day before and in the several day incubation phase he does not appear. As such, we have seen that tampons do not always detect Covid infection19. But this is what Greece has decided, and not only Greece but also many other countries, while other countries, including Albania, do not have this rule. Recently, some countries, including Greece, have stated that they will resume even with the forced quarantine of those coming from abroad.

This fact has pushed thousands of people to Kakavia en masse, to escape the quarantine that starts next week in the neighboring country and an even tighter regime, where the border crossing will be done with daily quotas! This has created the collapse of the customs service on the Greek side, where although testing capabilities have increased and are increasing, the ease of movement is not even felt at all. What can we, the Albanian government and state do in these conditions, when I repeat, this is a general rule of the Greek state, which also affects the Greeks who return to Greece! In fact, in the kilometer line of Kakavia – where the vast majority of citizens are residents in Greece, regular taxpayers of the Greek state – there are some Greeks who, like everyone else, have run to return to escape the quarantine that takes effect in 16 August. But the Greek side makes no difference to them, nor does it demand that they pass without a queue.

We have been concerned from the beginning, engaged and fully involved in this problem, trying to alleviate as much as we can with Civil Emergencies, National Emergency and local structures, the citizens who are bathed in the hot sun along that biblical caravan . We continue to communicate with the Greek side to enable greater relief, and we will continue to assist with all our might the people in that great plight.

For our part, we, Albania, will not return to the forced quarantine for those coming from abroad, nor will we restrict the movement of people inside. But we will continue to repeat that this fight with the Covid19 virus requires every citizen to follow the rules already memorized. The virus will be around for a long time and we have to get used to the fact that we are endangered, and from this danger no one can protect us if we do not protect ourselves and each other.