Kryeministri Rama ka reaguar ashpër për ngritjen e aktakuzave nga prokuroria e Hagës ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri veselit, duke thënë se kjo është një ‘fletërrufe’ që të bën të flasësh me vetë “O zot çfarë po flitet”.

Rama tha se të gjithë bota e di se Serbinë nuk e bombardoi Thaçi e Veseli, por bota demokratike dhe se Serbia nuk ishte viktima por ishte agresori. Kryeministri vlerësoi shembullin që jep Kosova në lidhje me marrëdhëniet ndërkombëtare, ndërsa u shpreh i indinjuar edhe për ata persona që flasin në emër të pastër të luftës të UÇK duke thënë se kjo është e kuptueshme dhe as që është diskutuar ndonjëherë dhe falë atyre që luftuan sot Kosova është një vend i lirë dhe nuk ka më mbi krye armikun.

“Në adresë të Serbisë të as bombardimit ndëshkimor, është një epokë me dy kaje, në Kosovë është pas çlirimit, në Serbi është pas bombardimit. Serbinë nuk e bombardoi Thaçi me Veselin, por bota demokratike dhe Serbia nuk ishte viktimë po agresori. Thaçi, Veseli, Haradinaj e gjithë të tjetër u rebeluan ndaj agresorit. Më vjen keq që lexoj njerëz me zë të fortë në mjedisin publik që me thënë të drejtën edhe nuk e fshehin dot që edhe ju vjen mirë. Mbrojnë luftën e UÇK, po për çfarë po flasin? Kush mund të flasë dhe pse duhet të flasë për pastërtitë e UÇK? Pa ata sot Kosova nuk do të kishte luksin për t’u zënë se kush do të qeverisë po do të kishte ende mbi kokë agresorin. Unë nuk flasë për pavarësinë dhe lavdinë e UÇK pasi ajo është e kuptueshme. Thelbi është diku tjetër. Thelbi është që Kosova ka dhënë një shembull aq të veçantë sa përpiquni ta gjeni në cilindo vend tjetër që ka kaluar një eksperiencë të ngjashme për gadishmërinë për marrëdhëniet me drejtësinë ndërkombëtare. E lexon fletërrufenë dhe thua o zot për çfarë flitet. Lajmërohet një proces i drejtë gjyqësor ndërkombëtar apo thjeshtë dhunohet publikisht e drejta, e paskan parë përpjekjen e Thaçin dhe Veselit për të mos lejuar këtë gjykatë”, tha Rama.

Prime Minister Rama has reacted harshly to the indictment filed by the Hague prosecution against Hashim Thaçi and Kadri Veseli, saying that this is a ‘leaflet’ that makes you talk to yourself “Oh god, what are you talking about”.

Rama said that the whole world knows that Serbia was not bombed by Thaçi and Veseli, but by the democratic world, and that Serbia was not a victim but an aggressor. The Prime Minister praised the example given by Kosovo regarding international relations, and expressed his indignation at those who speak on behalf of the pure war of the KLA, saying that this is understandable and has never been discussed, thanks to those who fought today. Kosovo is a free country and no longer has the enemy at its head.

“In the address of Serbia, neither the punitive bombing, it is a two-way era, in Kosovo it is after liberation, in Serbia it is after the bombing. Serbia was not bombed by Thaçi with Veseli, but the democratic world and Serbia was not a victim but an aggressor. Thaçi, Veseli, Haradinaj and all the others rebelled against the aggressor. I am sorry to read people with a strong voice in the public environment who, to be honest, cannot hide that you are well. They are defending the KLA war, but for what are they talking? Who can talk and why should they talk about the purity of the KLA? Without them today Kosovo would not have the luxury of occupying who will govern but would still have the aggressor on its head. I am not talking about independence and the glory of the KLA as it is understandable. The essence is elsewhere. The bottom line is that Kosovo has set such a special example that you try to find it in any other country that has gone through a similar experience of readiness for relations with international justice. sheet lightning and say oh god what are you talking about. An international fair trial is announced or the right is simply publicly violated, after seeing the effort of Thaçi and Veseli not to allow this court “, said Rama.