Presidenti Ilir Meta thotë se kryeministri Edi Rama nuk pranon të hapen listat, pasi nëse e bën diçka të tilla ai nuk del deputet në asnjë qark.

I pyetur nga gazetarët, për ndryshimet në kodin zgjedhore, kreu i shtetit tha se Rama duhet të zbatojë marrëveshjen e 5 qershorit me opozitën.

Sipas Presidentit Meta, Rama është i pashprësë dhe humbjen në 25 prill kërkon ta kthejë në tragjedi për shqiptarët.

“Lojërat me kodin ti lërë, sepse duhet ta dijë që është i pashpresë, në rast se humbjen e tij, që e kupton çdo qytetar, kërkon ta kthejë një tragjedi për shqiptarët. Të respektojë marrëveshjen e 5 qershorit. Duhet të hapë listat 100%. Por ai nuk e bën këtë gjë. Ishte një mashtrim për të prishur marrëveshjen e 5 qershorit.

E dini ju pse ai nuk i hap listat?

Jo vetëm se i del jashtë kontrollit PS, sepse nuk do votojnë oligarkët, por socialistët, por ai me lista të hapura nuk del në asnjë qark deputet. Ky është raporti i tij me vetë socialistët dhe me vetë shqiptarët”, tha Meta.

Ato që po bëhen me kodin zgjedhor, tha Meta, nuk i bëjnë socialistët, por një sekt i sponsorizuar që ka kapur për grykë Partinë Socialiste.

“Edhe pse jam President i Republikës, në bindjet e mia jam socialist siç kam qenë që në 1991-1992, pavarësisht se më duhet të jem president dhe duhet të shoh interesin kombëtar dhe kushtetutën.

Nuk janë socialistët që i bëjnë këto gjëra. Është një sekt që ka shfarosur cdo vlerë pozitive të PS, i cili ka zëne për gryke PS dhe kërkon të zërë gjithë Shqipërinë, i cili është i sponsorizuar nga faktorë që kërkojnë defaktorizimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Është mashtrim i madh edhe përpjekja që bën Rama për ti thënë socialistëve që i mban në pushtet, për nxitur ata në një betejë jetë a vdekje. Jo për pushtetin e PS, por për oligarkët dhe bandat.

Nuk është Edi Rama që i ka sjellë në pushtet socialistët. Ai ka sjellë në pushtet bandat dhe ka përvetësuar oligarkët. Asgjë tjetër nuk ka bërë për socialistët. Socialistët kanë qenë në pushtet dhe e kanë marrë atë nga emigrant e bënë ministër”, tha Presidenti.

President Ilir Meta says that Prime Minister Edi Rama does not accept the opening of the lists, because if he does something like that, he will not become an MP in any constituency.

Asked by reporters about the changes in the electoral code, the head of state said that Rama should implement the June 5 agreement with the opposition.

According to President Meta, Rama is hopeless and seeks to turn the loss on April 25 into a tragedy for Albanians.

“Leave the games with the code, because he must know that he is hopeless, in case his loss, which is understood by every citizen, seeks to return a tragedy for Albanians. Respect the June 5 agreement. Must open lists 100%. But he does not. It was a hoax to break the June 5 deal.

Do you know why he does not open the lists?

Not only does the SP get out of control, because the oligarchs will not vote, but the Socialists, but the one with open lists does not go out in any parliamentary district. “This is his relationship with the Socialists themselves and with the Albanians themselves,” said Meta.

What is being done with the electoral code, said Meta, is not done by the Socialists, but by a sponsored sect that has seized the Socialist Party by the throat.

“Even though I am the President of the Republic, in my convictions I am a socialist as I have been since 1991-1992, despite the fact that I have to be president and I have to see the national interest and the constitution.

It is not the socialists who do these things. It is a sect that has exterminated every positive value of the SP, which has taken the SP by the throat and seeks to occupy all of Albania, which is sponsored by factors that require the defactorization of Albania and Albanians. Rama’s attempt to tell the socialists that he keeps them in power, to incite them in a life or death battle, is also a great deception. Not for the power of the SP, but for the oligarchs and gangs.

It is not Edi Rama who brought the Socialists to power. He brought the gangs to power and appropriated the oligarchs. Nothing else has been done for the Socialists. “The Socialists were in power and took him from an immigrant and made him a minister,” said the President.