Rritja e numrave të infektimeve dhe fataliteteve nga koronavirusi ka rritur alarmin nga institucionet, por ende jo në nivelin e duhur sensibilizimin e qytetarëve. Por a rrezikojmë që të kemi një karantinë të dytë? Kryeministri Edi Rama tha se nuk ka një sugjerim nga Komiteti i Ekspertëve, por ajo që do të bëjnë është që do të shtrëngojë zbatimin e masave që janë në fuqi.

“Nuk janë numra që nuk i prisnim për hir të së vërtetës, sepse kjo është një fizarmonikë, hapesh dhe sigurisht ekspozohesh më shumë, mbyllesh ekspozohesh më pak por përkohësisht. Duke u mbyllur virusi nuk ikën, por ekspozimi është më i vogël, por nuk mund të rrimë mbyllur deri kur të ikë virusi.

Strategjia është të ecim me kujdes duke u përpjekur që njerëzit të bëjnë atë dreq detyre, të zbatimit të masave të thjeshta. Dikush thoshte pse e mban akoma ti maskën, pse nuk beson te vaksina apo ishte ujë fiziologjik?

Në fakt ujin fiziologjik kemi nevojë ta shkarkojmë nga kokat e disa analistëve se kanë një përmbajtje uji mbi normat. Unë sigurisht kam bërë vaksinën dhe sikur e kam premtuar do u jap evidencën e anti-trupave, të shohim cfarë efekti ka bërë te unë, pastaj duhet të besoni ose kam përbërje prej kreshniku ose vaksina ka funksionuar, unë jo ftoj të besoni të dytën. Fatkeqësisht ka shkelje të masave, kjo ka koston e tyre”.

Gjatë fjalës së tij, Edi Rama mori shembull edhe Ermal Mamaqin që u gjobit pasi shkeli rregullat kundër koronavirusit. “Kam shumë respekt për Ermal Mamaqin, e kam ik, por nuk mund t’ua japë këtë shembull që u dha shqiptarëve, përmenda Ermalin se e kam mik, mori gjobën sikur e meritonte”.

Kreu i qeverisë u ndal edhe te fushata dhe shkeljet e partive, por nuk e përmendi rastin e kryetares së Komitetit të Ekspertëve, Mira Rakacolli.

“Por nuk mundet është e pamundur, pa llogaritur partitë politike, përfshirë edhe njerëz të PS-së në qarqe, apo takime të ndryshme që harrojnë këtë fakt. Kjo është indiferencë, harresë, shkujdese, por janë të pafalshme. Nëse do të kemi shtrëngim masash, do të kemi në radhë të parë shtrëngim të këtyre masave”.

Një përgjigje, Rama e kishte edhe për kërkesën e studentëve për t’u rikthyer në auditorë. “I kuptoj mirë studentët që duan të kthehen në auditorë, por nuk janë rikthyer në vende të tjera. Komiteti po shikon për ato provime që nuk mund të bëhen online. Nëse do të flasim për shtrëngim këtë e bën komiteti teknik, përsa kohë nuk na ka sugjeruar të tjerë, duhet të shtrëngojmë këto masa.

Të jemi realist, kjo është një luftë nervash që duhet ta zhvillojmë secili dhe nëse secili bën detyrën e vet, kalon më lehtë. Ajo që ndodhi në fund të vitit ishte e parashikuar që do të sillte rritjen e numrave, shpresoj që do të qëndrojmë në këtë lloj trendi, që të stabilizohet, pasi do të ishte e papërballueshme nëse numrat kërcejnë më tutje” tha ai.

The increase in the number of infections and fatalities from the coronavirus has raised the alarm from the institutions, but still not at the right level of awareness of the citizens. But do we risk having a second quarantine? Prime Minister Edi Rama said that there is no suggestion from the Committee of Experts, but what they will do is to tighten the implementation of the measures that are in force.

“These are not numbers that we did not expect for the sake of truth, because this is an accordion, you open and of course you are exposed more, you close you are exposed less but temporarily. Closing the virus does not go away, but the exposure is smaller, but we can not stay closed until the virus goes away.

The strategy is to walk carefully trying to get people to do that heck of a task, of implementing simple measures. Someone said why do you still wear the mask, why do you not believe in vaccines or was it physiological water?

In fact physiological water we need to discharge from the heads of some analysts that they have a water content above the norms. I certainly did the vaccine and as I promised I will give the evidence of the anti-bodies, see what effect it has had on me, then you have to believe or I have the composition of cresnik or the vaccine has worked, I do not invite you to believe the second. “Unfortunately, there are violations of the measures, this has their cost”.

During his speech, Edi Rama took the example of Ermal Mamaqi who was fined for violating the rules against coronavirus. “I have a lot of respect for Ermal Mamaqi, I left him, but he can not give this example he gave to the Albanians, I mentioned Ermal that I have a friend, he received the fine as if he deserved it”.

The head of government also focused on the campaigns and violations of the parties, but did not mention the case of the chairwoman of the Committee of Experts, Mira Rakacolli.

“But it can not be impossible, without counting the political parties, including SP people in the regions, or various meetings that forget this fact. This is indifference, forgetfulness, carelessness, but they are unforgivable. “If we have a tightening of measures, we will have a tightening of these measures in the first place.”

Rama also had an answer for the students’ request to return to the auditorium. “I understand well the students who want to return to the auditorium, but have not returned to other countries. The committee is looking for those exams that cannot be done online. If we are going to talk about coercion, this is what the technical committee does, as long as others have not suggested it to us, we should tighten these measures.

To be realistic, this is a war of nerves that we must each develop and if everyone does their job, it passes more easily. “What happened at the end of the year was predicted to bring about an increase in numbers, I hope we will stay on this kind of trend, to stabilize, as it would be unaffordable if the numbers jump further,” he said.