Kryeministri Rama tha dje se ligjet e fundit anti-KÇK apo dhe njësia e re antikorrupsion janë hartuar nga ekspertët izraelitë dhe antimafia italiane.

I ftuar në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, Rama tha se, “Në njësinë e re, arsyeja e vetme pse nuk është formalizuar akoma, është se unë kam kërkuar një grup ekspertësh që vijnë nga terreni, nga tri shtete, të cilët do të na bashkohen dhe që unë do të kërkoj nga ata që të bëjnë përzgjedhjen e fundit të personave që do të zgjidhen nga të gjitha këto struktura, do të vetohen brendapërbrenda, do zgjidhen prej tyre dhe do të jenë një qendër e mbyllur komplet, e cila nuk do të komunikojë as majtas dhe as djathtas dhe do merret me kravatat”.

Ai sqaroi gazetarët e ftuar në studio se makina, për të cilën akuzohet se është e blinduar, nuk është e tillë dhe se ia ka sjellë i vëllai, Olsi Rama, nga SHBA në 2009 kur ai ishte në opozitë dhe jo Kryeministër. Kryeministri Edi Rama edhe një herë ka mbrojtur ish-kreun e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. Këtë të enjte, në emisionin “Opinion”, Rama është pyetur drejtpërdrejt mbi vendimin e marrë nga DASH për Dakon.

Ai tha se me ndryshimet e fundit ligjore në statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ata mund të arrestohen nëse provohet se kanë dhënë vendime që ai i quajti ‘skandaloze’. Rama tha se të gjithë gjyqtarët do të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre. Sa për ligjin special të “anti-KÇK”, ai shtoi se u bë në këtë moment, sepse ligji aktual antimafia nuk mund të funksionojë me gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar që janë në sistem.

A është e blinduar makina që përdorni ju, zoti Kryeministër?

Njëri nga këta të studios duhet të shkojë dhe ta shikojë është apo jo e blinduar?! E blinduar?! Të çohet tani, për t’u shërbyer telespektatorëve që iu kanë thënë se makina është e blinduar… Makina është që në vitin 2009, që kur kam qenë në opozitë. Ma ka sjellë im vëlla. Dhe makina që unë përdor, nuk ka qenë kurrë e blinduar. Është makina që e kam përdorur që atëherë. Ka dalë lajm se kam blerë makinë të re qindra-mijëra euro. Nuk është e vërtetë. Kam çuar makinën e vjetër dhe kam marrë një të re me qira. Unë nuk jam as shofer, nuk di as t’i jap makinës, unë i jap vetëm makinës së qeverisë. Unë s’kam asnjë makinë të blerë si Kryeministër. Edhe “Benz”-i që thoni se është i ri, është me qira.

Pse nuk fillon nga ti, për shembull? Pse s’jep ti llogari për vilën tënde, për pasurinë?

Për një arsye shumë të thjeshtë. Sepse në këtë moment, ne kemi një rezervuar, një grup njerëzish, të cilët janë të dënuar. Pra, i kemi listë të mbyllur. I kemi të akuzuar. Dhe Policia, në këtë rast, nuk bën asgjë tjetër, veçse merr nga regjistri dhe bën të gjitha verifikimet e pronave të tyre dhe bëhet fjalë për pronat e tyre të deklaruara. Se pastaj këta kanë edhe plot që s’i kanë të deklaruara. Dhe ia çon SPAK-ut. Kush do ta bëjë këtë për mua? Do ta bëj vetë unë? Do ta bëjë Policia? Ka një institucion ku ne kemi deklaruar pasuritë që kur jemi bërë subjekte të deklarimit. Ashtu sikundër thonë po nga gjykatësit. Gjykatësit, ata që kanë dalë nga vetingu, kjo drejtësi e re do t’i thërrasë, por nuk do t’i thërrasë Policia. Larg qoftë, se s’jemi në vitin ’45. SPAK-u me Gjykatën Speciale do fillojë t’i thërrasë.

Arrestohet një gjykatës nëse mendohet se ka bashkëpunuar?

100% po, me këtë që kemi kaluar dje 100%. Nëse gjykatësi jep një vendim skandaloz, ILD ka të drejtë të bëjë verifikimet. KLGJ dhe KLP e pezullojnë, pastaj në grupin e verifikimit do jenë të gjithë inspektorët.

Kjo ka qenë edhe në vitet ’90 dhe u quajt fitore e madhe kur u hoq?

Nuk ka qenë kështu Fevzi, mos kalo te kjo. Me këtë masë ne kemi arritur t’u japim të gjithë këtyre të KÇK-së që mos guxoni të bëni më veprime të tilla, sepse ç’ndodh. Ata japin vendime e pastaj fillon historia, ka dhënë letër kryetari i bashkisë, ka dalë në fotografi me atë, bëhet një konglomerat dhe nuk merret vesh se kush është krimi. Përgjegjësia i ngelet gjyqtarit për vendime të kësaj natyre. Sot ka një emergjencë për ta çuar luftën kundër krimit në emergjencë dhe ligji special nuk merret me asgjë tjetër, përveçse me një gjë. Je dënuar sepse ke vrarë, je dënuar, domethënë, unë nuk merrem fare të të gjykoj, nuk të shkel asnjë të drejtë, ti je i dënuar, ke trafikuar, ke bërë të gjitha të zezat. E ke kryer dënimin, ose je duke e kryer, ose je akuzuar për këto krime. Nuk je dënuar sepse gjykatat kanë qenë këto që kanë qenë, s’ka problem. Do provosh që kjo shishja e ujit që ke, është aktivitet i punës dhe jo i aktivitetit tënd kriminal. Ligji antimafia nuk mund të funksiononte me KÇK sepse janë në aleancë, prandaj duhej kjo gjë në këtë moment.

Zoti Kryeministër, Departamenti i shtetit, sekretari i Departamentit të Shtetit ka nxjerrë dy emra nga Partia Socialiste, Vangjush Dako kryetar i Bashkisë së Durrësit, si i përfshirë në korrupsion të madh dhe Tom Doshi, të cilët i ka shpallur non grata që nuk mund të hyjnë përjetë në SHBA, ju i mbani akoma në PS.

Vangjush Dako ka qenë është dhe do të jetë miku im, që të jesh i qartë ti. Nuk ma përcakton departamentit i shtetit mua kë kam mik e kë jo. Mua më përcakton morali im dhe bindja ime, dakord? Edhe në burg të shkojë nesër, do të jetë miku im, por me Vangjush Dakon ama nuk kam bërë kurrë, as më ka kërkuar, as i kam kërkuar, as kemi bashkëpunuar, as i kemi kërkuar bashkëpunim të tjerëve në asnjë shkelje të ligjit të Republikës të Shqipërisë, asnjë.

E mbrojte kur ishin përgjigjet e Dakos me ata të Shijakut? Kur ti thua që është miku im, drejtësia stepet dhe nuk merret më me të.

Nuk stepet drejtësia në raport me këtë. Mos bëni moral, sepse në xhepin tim nuk më gjen dot njeri asnjë qindarkë që nuk më takon nga puna ime dhe as familjes sime. Nëse miku im ka shkelur në dërrasë të kalbur, të shkojë atje ku e meriton, të shkojë në burg.

Ti e mban Vangjush Dakon sepse ai e nxjerr Durrësin 8 me 4 për PS…

Nëse ngrihet një akuzë ndaj Vangjush Dakos, ai do të largohet nga Partia Socialiste, nuk do ketë mbështetje nga askush.

Po Tom Doshin?!

Tom Doshin e kam përjashtuar nga Partia Socialiste, e mban mend besoj.

Shkodër në fushatë për Bashkinë e Shkodrës, e thërret në mbledhjen e Këshillit të PS për zonën e veriut?

E kam përjashtuar nga PSja, por nuk mund ta përjashtoj dot nga Shqipëria, nga politika dhe mbi të gjitha Tom Doshi nuk ka ardhur aty me makinën time, por ka ardhur me votat e qytetarëve të Shkodrës.

Përse ju nuk bëtë ligj për KÇK, por e kaluat me akt normativ, përse?

Në nuk kemi shpikur asgjë, ligjet speciale janë ligje që bota i përdor në momente emergjence. Kush është momenti i emergjencës?! Është pikërisht dalja komplet nga kontrolli i ligjit dhe i moralit shoqëror i organizatës kriminale që funksionon brenda sistemit të drejtësisë. Është emergjencë, sepse gjykatës të korruptuar, aleatë të krimit kanë sfiduar ligjin dhe institucionet duke liruar nga burgjet vrasës, trafikantë dhe njerëz që kanë bërë të gjitha të zezat. Mua kjo më duket emergjencë dhe jam i votuar që të udhëheq dhe të jap rezultate në këtë udhëheqje. Por unë nuk mund të pranoj që të presim që të formësohet e gjithë makineria e sistemit të drejtësisë, e cila është në formësim e sipër, por më mjafton fakti që është formësuar SPAK-u, se pa SPAK-un nuk do ta kisha bërë as sot. Kemi mekanizmin ligjor të drejtësisë për t’u rënë në kokë këtyre.

Por me akt normativ, qytetari nuk ka ku të ankohet?

Për kë qytetar që janë shpallur kriminelë, keni ndonjë merak?! Britania e Madhe ka bërë një ligj special para disa vitesh, që krahasuar me ligjin tonë, është tirani gjakatare. Ai ligj special thotë që Policia e Shtetit, pa asnjë lloj letre nga Prokuroria, vetëm mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme, të merr dhe të mban 16 ditë në burg.

Zoti Rama jeni shprehur se do ngrini një njësi speciale kundër korrupsionit, e cila do të jetë një njësi e përqendruar kundër korrupsionit në të gjithë sistemin qeverisës. Pse nuk po ngrihet kjo njësi?

Ne po e ndërtojmë këtë njësi speciale dhe shumë shpejt do të jetë aktive. Nuk do të bëhet me ligj special, se nuk ka nevojë. Ne kemi një tërësi institucionesh, ku në çdo institucion ka njësi hetim tatimor, krim ekonomik në polici etj. etj., ne do të ballafaqohemi me këto njësi. Por qoftë për ligjin special, qoftë për paketën Anti-KÇK, qoftë për këtë njësi, ne kemi bashkëpunuar që nga germa e parë deri në fund me një grup super ekspertësh izraelitë dhe me një grup të antimafies italiane. E kanë bërë me ne ata ligjin që ju sot kontestoni në studio. Është ligj i bërë me ta. Në njësinë e re, arsyeja e vetme pse nuk është formalizuar akoma, është se unë kam kërkuar një grup ekspertësh që vijnë nga terreni nga tri shtete, të cilat do të na bashkohen dhe që unë do të kërkoj nga ata që të bëjnë përzgjedhjen e fundit të personave që do të zgjidhen nga të gjitha këto struktura, do të votohen brenda përbrenda, do zgjidhen prej tyre dhe do të jenë një qendër e mbyllur komplet, që nuk do të komunikojë as majtas dhe as djathtas e do merret me kravatat.

Prime Minister Rama said yesterday that the latest anti-CCC laws and / or the new anti-corruption unit were drafted by Israeli experts and Italian anti-mafia.

Invited to Blendi Fevziu’s “Opinion” show, Rama said, “In the new unit, the only reason it has not been formalized yet is that I have asked a group of experts coming from the field, from three countries, who will join us and I will ask them to make the final selection of persons who will be selected from all these structures, will be internally selected, will be selected from them and will be a completely closed center, and which will communicate neither left nor right and deal with the tie. ”

He explained to reporters invited to the studio that the car, which is accused of being armored, was not and that it was brought by his brother, Olsi Rama, from the US in 2009 when he was in opposition and not the prime minister. Prime Minister Edi Rama has once again defended the former mayor of Durres, Vangjush Dako. This Thursday, in the “Opinion” show, Rama was asked directly about the decision made by DASH for Daku.

He said that with the recent legal changes to the status of judges and prosecutors, they could be arrested if they prove they made decisions that he called “scandalous”. Rama said all judges will be held accountable for their actions. As for the special law of “anti-CCC”, he added that it was done at the moment, because the current anti-mafia law cannot work with the corrupt judges and prosecutors in the system.

Is the car you use, Mr Prime Minister, armored?

One of these studios has to go and see is it armored or not ?! Armored?! Get up now, to serve the teleporters who have been told that the car is armored … The car has been in 2009 since I was in opposition. My brother brought me. And the car I use has never been armored. It’s the car I’ve used since then. There is news that I have bought a new car for hundreds of thousands of euros. It’s not true. I drove the old car and got a new one for rent. I’m not even a driver, I don’t even know how to give a car, I’m just a government car. I have no car bought as Prime. Even the Benz you say is young is renting.

Why not start with you, for example? Why don’t you account for your villa, your property?

For a very simple reason. Because at the moment, we have a reservoir, a group of people, who are doomed. So we have a closed list. We have them charged. And the police, in this case, do nothing but take from the register and do all the verifications of their properties and it is their declared properties. That then they have even more that they have not declared. And brings it to SPAK. Who will do this for me? Will I do it myself? Will the police do it? There is an institution where we have declared assets since we have become subjects of the declaration. As they say yes from the judges. Judges, those who have come out of the wings, will call this new justice, but not the Police. Far be it, we are not in ’45. The SPAK will start calling the Special Court.

Is a judge arrested if he is thought to have cooperated?

100% yes, with this being 100% yesterday. If the judge makes a scandalous decision, the ILD has the right to make the verifications. The HJC and HJC are suspended, then all inspectors will be in the vetting group.

This has also been in the 90s and was called the big win when it was lifted?

This has not been the case Fevzi, don’t move on. With this measure we have managed to give all of this to the CCC that you dare not do such actions anymore, because what happens. They make decisions and then the story begins, the mayor has given a letter, photographed it, become a conglomerate and it is not clear who the crime is. The judge is responsible for decisions of this nature. There is an emergency today to make the fight against crime an emergency and special law deals with nothing but one thing. You have been convicted because you have been killed, you have been convicted, that is, I do not deal with judging you at all, you have not violated any rights, you have been convicted, you have been trafficked, you have done all the wrong. You have either served your sentence, or you have been convicted of these crimes. You were not convicted because the courts were what they used to be, no problem. You will prove that this bottle of water you have is a work activity and not your criminal activity. The anti-mafia law could not work with the CCC because they are in an alliance, so it was needed at the moment.
Mr. Prime Minister, State Department, Secretary of State has issued two names from the Socialist Party, Vangjush Dako, mayor of Durres, as involved in major corruption, and Tom Doshi, who has declared non grata that he cannot enter the US forever, you still keep them in the PS.

Vangjush Dako has been and will be my friend, to be clear to you. It is not up to the state department to determine who I have a friend or not. My morality and my conviction determine me, okay? He will be in jail tomorrow as well, he will be my friend, but with Vangjush Dakon I never did, neither asked, nor asked, nor did we cooperate, nor did we seek cooperation with others in any violation of the law. Republic of Albania, none.

Did he defend when Daco’s answers were with Shijak’s? When you say he’s my friend, justice stops and you no longer deal with it.

There is no justice in this regard. Don’t be moral, because in my pocket, I can’t find a single penny that doesn’t belong to me and my family. If my friend has stepped on a rotten plank, go where he deserves, go to jail.

You keep Vangjush Daku because he brings out Durres 8 by 4 for PS…

If an accusation is filed against Vangjush Daka, he will leave the Socialist Party, with no support from anyone.

What about Tom Doshin ?!

I have excluded Tom Dosh from the Socialist Party, I remember I believe.

Shkodra in the campaign for the Municipality of Shkodra, calls the meeting of the SP Council for the northern area?

I have excluded him from the PS, but I cannot exclude him from Albania, from politics, and above all Tom Doshi did not come there with my car, but he came with the votes of the citizens of Shkodra.

Why didn’t you make a law on the CCC, but passed it with a normative act, why?

If we have not invented anything, special laws are laws that the world uses in times of emergency. What is the moment of emergency ?! It is precisely the complete departure from the control of the law and social morals of the criminal organization operating within the justice system. It is an emergency because corrupt judges, allies of crime have defied the law and institutions by freeing murder prisons, traffickers and people who have become all black. It seems to me an emergency and I am voting to lead and deliver on this leadership. But I can’t accept to wait for the whole machinery of justice system to be shaped, but I am content with the fact that the SPAK was formed, that without SPAK I would not have done it either. today. We have the legal mechanism of justice to deal with these.

But with normative act, the citizen has nowhere to complain?

For any citizen who has been declared a criminal, do you have any concerns ?! The UK made a special law a few years ago, which is bloody tyrant compared to our own. That special law states that State Police, without any letter from the Prosecutor’s Office, solely on the basis of reasonable suspicion, receive and serve 16 days in jail.

Mr. Rama has said that you will set up a special anti-corruption unit, which will be an anti-corruption unit throughout the government system. Why is this unit not being set up?

We are building this special unit and will soon be active. It will not be done by special law, because there is no need. We have a set of institutions, where every institution has a tax investigation unit, an economic crime police, etc. etc., we will be facing these units. But whether for the special law, the Anti-CCC package or this unit, we have collaborated from the first letter to the end with a group of Israeli super-experts and a group of Italian anti-mafia. They have made with us the law that you dispute in the studio today. It is a law made with them. In the new unit, the only reason it has not been formalized yet, is that I have asked a group of experts coming from the field from three countries to join us and that I will ask them to make the final selection of persons who will be elected from all these structures, will be internally voted on, will be elected by them and will be a complete closed center that will communicate neither left nor right and deal with the tie.