Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një takim me drejtuesit e rinj të Policisë së Shtetit. Në fillim të fjalës së tij, Rama paralajmëroi lëvizje të tjera në Policinë e Shtetit, teksa tha se do të ketë lëvizje të mëtejshme në të gjithë piramidën e Policisë së Shtetit, deri në nivelin e komisariateve.

Rama iu drejtua krerëve të rinj të policisë vendore, duke iu kërkuar të jenë sa më të kujdesshëm në komunikim me qytetarët, pasi sipas tij, ky është prioriteti i prioriteteve. Rama kritikoi Forcat “Shqiponja” dhe ato të Patrullës së Përgjithshme, pasi sipas tij, shpesh e kapërcejnë rolin e tyre në raport me qytetarët.

 

“Do kemi lëvizje të mëtejshme në të gjithë piramidën e Policisë së Shtetit, deri në nivelin e komisariateve, të vlejnë për një rienergjizim të domosdoshëm në një fazë të re, ku hyn reformimi dhe transformimi i mëtejshëm i Policisë së Shtetit.

Pa diskutim që Policia e Shtetit sot ka jo pak arsye për të qenë krenare lidhur me punën e saj, por nga ana tjetër, pikërisht pse Policia e Shtetit ka dhënë provën se në këtë vend mund të ketë një Polici Shtetit të standardeve evropiane, edhe pritshmëria, edhe pakënaqësia e qytetarëve, është në një nivel domethënës.

Pakënaqësia shkon bashkë me pritshmërinë. Dua ta nis këtë renditje të problematikave pikërisht nga raporti i policisë së Shtetit me qytetarët, që është “A” dhe “Zh” e jetës së përditshme të Policisë së Shtetit. Është e pajustifikueshme që rastet e referuara të mungesës së etikës në komunikim me qytetarët, sidomos nga ana e forcave “Shqiponja” dhe Patrulla e Përgjithshme, të cilat shpesh e kapërcejnë edhe vetë rolin e tyre, të shënohen si raste të rritura. Rritja e rasteve të mungesës së etikës në komunikimin me qytetarët është shumë domethënëse për ta kuptuar situatën e përgjithshme psikologjike dhe nivelin e përgjithshëm të mobilizimit të forcave të policisë, që janë në kontaktin e vazhdueshëm me hallet, nevojat dhe ankesat e qytetarit,” tha Rama.

Today, Prime Minister Edi Rama is holding a meeting with the new leaders of the State Police. At the beginning of his speech, Rama warned of other movements in the State Police, as he said that there will be further movements in the entire pyramid of the State Police, up to the level of police stations.

Rama addressed the new heads of the local police, asking them to be as careful as possible in communicating with the citizens, because according to him, this is the priority of priorities. Rama criticized the “Eagle” Forces and those of the General Patrol, because according to him, they often exceed their role in relation to the citizens.

 

“We will have further movements in the entire pyramid of the State Police, up to the level of police stations, to be valid for a necessary re-energization in a new phase, which includes the further reform and transformation of the State Police.

Undoubtedly, the State Police today has many reasons to be proud of its work, but on the other hand, precisely because the State Police has provided evidence that in this country there can be a State Police of European standards, even the expectation , even the dissatisfaction of the citizens, is at a significant level.

Dissatisfaction goes hand in hand with expectation. I want to start this ranking of problems precisely from the relationship of the State Police with the citizens, which is the “A” and “Zh” of the daily life of the State Police. It is unjustifiable that the referred cases of lack of ethics in communication with citizens, especially by the “Eagle” forces and the General Patrol, which often go beyond their own role, are marked as increased cases. “Increasing cases of lack of ethics in communication with citizens is very significant to understand the general psychological situation and the general level of mobilization of police forces, which are in constant contact with the concerns, needs and complaints of citizens,” said Rama. .